E Premte, 04.26.2024, 11:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
RTK: Ambasada e SHBA dhe USAID inspektojnë projektet në mjediset serbe të Kosovës
E Mërkurë, 09.09.2009, 03:09pm (GMT+1)

 

Qe dhjetë vjet fondacioni amerikan për ndihmë vendeve në zhvillim, USAID ka dhënë qindra miliona euro për projekte të ndryshme në Kosovë. Për këtë arsye ka disa ditë që zyrtarë amerikanë me mision në Kosovë po zhvillojnë takime në rajone të ndryshme për të inspektuar projekte që tashmë janë përfunduar, ose sapo kanë nisur. Sot RTK përcolli zv/ambasadorin amerikan në Kosovë, në rajone të banuara me serbë, prej nga erdhën jo pak sinjale pozitive.

 

Pavarësisht se çka mund të thonë nacionalistët serbë, amerikanët kanë ndryshuar jetën e serbëve, dhe, jo pak prej tyre janë mirënjohës. Çerdhja në fshatin Preoce është vetëm një nga investimet amerikane që në tërësi kalojnë 1.5 milion dollarë për rajonin e Graçanicës. Zv/ambasadori amerikan, Michael Murphey dhe shefja e USAID-it për Kosovë, Patricia Rader, kanë qëndruar sot në këtë çerdhe.

Megjithë insistimet e Beogradit, serbët kosovarë të lodhur nga shkurtimi i buxhetit për ta, nuk e kanë pasur problem që të shfrytëzojnë një donacion të huaj, bile edhe nëse ai ka vulën, paratë e popullit amerikan. Megjithatë, rrogat vazhdojnë të vijnë direkt nga Beogradi.

"Para së gjithash harxhimet materiale nuk na i financon askush, ka raste kur këtë e bëjnë vet prindërit. Mirëpo rrogat vazhdojmë ti marrim prej qeverisë së Serbisë", thotë Dobrilla Jankoviq, drejtoreshë e çerdhes në Preoce.

Pak kilometra më tutje, në fshatin Dobratin të Lipjanit, konfirmohet premtimi i zv/ambasadorit Murphey se ndihma amerikane nuk do ndalojë me kaq. Banorët e Dobratinit do bëhen të paktën me rrjetin e ujësjellësit që nuk e kanë pasur kurrë, përderisa ankesat e shumta kanë në trajtim jo të drejtë nga vet serbët.

"Dikush nuk e di sa ka e dikush nuk ka asgjë, ndërsa për projektin e filluar thonë se nuk është më rëndësi se prej kujt vjen, qoftë edhe nga qeveria e Kosovës, ata do ta pranonin, thotë një banor i Dobratinit, ndërsa tjetri shton "pse të mos pranonim, të gjithë ata që japin janë njerëz të mirë..Të bëhesh me kanalizim e ujësjellës si të mos jetë e mirë kjo".

Ndoshta për shkak të këtij projekti, serbët e Dobratinit që më parë nuk kanë përtuar të shajnë mediat kur janë pyetur për investime, sot ata nuk reaguan fare kur Michael Murhpey e quajti Kosovën demokracinë më të re në botë.

"Ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë institucionet qeverisëse të Kosovës dhe shoqërisë në përgjithësi. Ne duhet gjithashtu të sigurohemi se Kosova do mbetët shtëpi e të gjithë njerëzve të saj të ndryshëm dhe se këta njerëz do kenë mundësinë e të qenit pjesë e demokracisë më te re në botë", ka thënë zv/ambsadori Amerikan në Kosovë, Michael Murphey.

Një kërkesë të vetme e kishte zv/ambasadori amerikan, gjatë kësaj vizite, për Qeverinë e Kosovës - zhvillimin ekonomik si dhe forcimin e sundimit të ligjit.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Parqet kombëtare të Amerikës: "Great Smoky Mountains" (09.09.2009)
Obama nxit fëmijët t'i venë mend shkollës (09.09.2009)
Xhuda: Kosova nuk mund ta pengojë marrëveshjen (09.08.2009)
Gazeta 55: A ka "bashkësia ndërkombëtare" opozitë në Kosovë? (09.07.2009)
Shqipëria shteti i 51të i AmerikësNga Nathan Thrall (09.06.2009)
Njeriu i Shekullit pse Ajnshtajni dhe jo HitleriNga Nancy Gibbs (09.05.2009)
Die Welt: Vështirësitë e Obamës (09.05.2009)
Daniel Server: Prishtina ka të drejtë të jetë e shqetësuar (09.03.2009)
Jakup Krasniqi: Pas vizës nga BE, EULEXi e nënshkruan protokollin (09.03.2009)
Shqipëri: PD-LSI mbyllin marrëveshjen për qeverinë e re (09.03.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]