E Shtunë, 05.04.2024, 06:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MËSONJTORJA E PARË SHQIPE NË KORÇË - PIONIERE E ARSIMIT KOMBËTAR

E Enjte, 03.07.2013, 10:16am (GMT+1)



Më 7 Mars të këtij viti mbushen 126 vjet nga dita kur në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, e cila kurorëzoi me sukses një nga detyrat kryesore të lëvizjes sonë kombëtare, atë të përhapjes së arsimit në gjuhën amtare.

Përpjekjet e patriotëve korçarë dhe atyre në diasporë, veçanërisht të patriotëve të Bukureshtit dhe Stambollit, midis të cilëve vëllezërve Sami e Naim Frashëri, dhanë rezultatin e dëshiruar, kur në 7 Mars 1887 u çel "Mësonjëtorja Shqipe" në Korçë.
Vetëm një ditë pas kësaj ngjarje të shënuar, patriotët e Korçës u shkruanin bashkëluftëtarëve të tyre të Bukureshtit, se "dëshira jonë u plotësua, shkolla shqipe u hap, druri që vumë në dhet, këtu e dy vjet, sot lulëzoj dhe dha pemët e ëmbla".

Çelja e Mësonjëtores së Parë Shqipe, sipas historianit Bashkim Jahollari, Prof.as, Dr. në Universitetin "Fan Noli" të Korçës, shënonte një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit tonë, për të krijuar shkollën e vet kombëtare.

"Mësonjtorja Shqipe e Korçës nuk ishte thjesht një arritje arsimore, por edhe një akt me vlera të mëdha politike. Në këtë kuadër, shkolla kishte si detyrë që nëpërmjet përhapjes së gjuhës shqipe të ndihmonte në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare, në rritjen e përpjekjeve të shqiptarëve për autonomi", tha Jahollari.

Për këtë arsye rilindasit u përpoqën që në fillim që "Mësonjëtorja" të paraqitej me një fizionomi kombëtare dhe njëkohësisht të shndërrohej në një model për shkollat shqiptare që do të çeleshin në vend. Nga struktura dhe përmbajtja e mësimit "Mësonjëtorja e Parë" ishte një shkollë e përparuar. Veprimtaria e saj përshkruhej nga fryma patriotike, nga dëshira për dije dhe edukata e punës.

Tekstet e përdorura në shkollë si; abetarja e gramatika e Sami Frashërit, aritmetika e Jani Vretos, historia e Naim Frashërit etj. si vepra të rilindasve tanë të shquar, dalloheshin për frymën e tyre të shëndoshë dhe përmbajtjen patriotike.

Si rrjedhojë e punës së palodhur të mësuesëve e drejtorit të saj të parë, Pandeli Sotiri, mbështetjes së fuqishme të popullsisë arsimdashëse korçare dhe angazhimit serioz të patriotëve brenda dhe jashtë vendit, shkolla filloi të ecte ashtu si e kërkonin interesat kombëtare.

Duke qënë një fitore e rëndësishme arsimore e politike e krejt lëvizjes sonë kombëtare, shkolla shqipe e Korçës u bë pishtar dhe shembull i rrugës së ndjekur nga rilindasit shqiptarë.

Si e tillë ajo pati ndikimin e vet jo vetëm në krahinat përreth Korçës, por në krejt vendin. Prandaj gazeta "Drita" e patriotëve të mërgimit shkruante se "e para dritë, e cila e zbukuron Korçën, gëzon edhe tërë Shqipërinë, u jep shpresë tërë mëmëdhetarëve zemër-djegur".

Kështu, vetëm 7 ditë pas saj, u çel shkolla shqipe në qytetin e Pogradecit. Shkolla shqipe u çelën në Ersekë e në Ohër, si dhe u shtuan përpjekjet për çeljen e tyre në krahinat e tjera. Në 23 tetor të vitit1891, në Korçë u çel Shkolla e Vashave, e cila krijonte mundësi për të marrë arsim në gjuhën amtare dhe femra shqiptare dhe që si një forcë e madhe shoqërore të hynte në rrugën e përparimit.

Përhapja që mori në vendin tonë, mësimi i gjuhës amtare pas çeljes së Mësonjëtores shqipe të Korçës, tregonte dëshirën e madhe të shqiptarëve për mëvetësi dhe njëkohësisht se, ishin hedhur hapat e para në realizimin e njërës prej detyrave thelbësore të lëvizjes sonë kombëtare, që synonte Shpalljen e Pavarësisë.

Në këtë mënyrë "Mësonjëtorja e parë" hyri në histori si pionierja e arsimit tonë kombëtar dhe dita e çeljes së saj dhe si festë historike e tij.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në vigjilje të 8 MarsitRadio Evropa e Lirë - DHUNA BRENDA FAMILJEVE SHQIPTARE VAZHDOI TË RRITET GJATË VITEVE TË FUNDIT (03.07.2013)
ROLAND TREBICKA RRËFEN SËMUNDJEN - LUFTA IME NJËVJEÇARE PËR T'U RIKTHYER NË JETËIntervistë e 7 majit 2012 (03.07.2013)
Me rastin e 7 MarsitPROFESOR SHEFIK OSMANI DHE ROLI I TIJ THEMELTAR PËR ARSIMIN SHQIP NË DIASPORËNga Docent MAHIR MUSTAFA (03.07.2013)
Radio Evropa e Lirë - KU NDODHET PROCESI I BISEDIMEVE KOSOVË-SERBIMospajtimet janë më të thella rreth administrimit të veriut të Kosovës. Edhe Prishtina edhe Beogradi mohojnë të jetë kërkuar një “Republikë serbe” (03.06.2013)
Marsi është Muaji i Historisë së GraveSOT NE NDEROJMË MUSINE KOKALARIN - SHKRIMTAREN E PARË SHQIPTARE (03.06.2013)
TË ENJTEN AMBASADORI ARVIZU BASHKËBISEDON NË TEMËN 'PREMTOJ, SEPSE E DUA VENDIN TIM' (03.06.2013)
BUM TELEFONATASH NË POLICI - KOMISARIN E VRANË DY TË AFËRM TË FRROKUTGruaja e Lamajt - M'i tregoi kërcënimetDossier nga ETLEVA DELIA, Panorama (03.06.2013)
EKSKLUZIVE BOTËRORE E REVISTËS 'CHI' - RATZINGER PËR HERË TË PARË NË PUBLIK SI PAPË EMERITUS (03.06.2013)
Zeqir Lushaj: Intervistë ekskluzive me Prof. Kolë TahirinFLAS ME NJË PROFESOR-PSIKOLOG (03.06.2013)
PESËMBËDHJETË VJET KUJTESË E KRENARI - PËR ADEM JASHARIN DHE JASHARAJTNga AGIM GASHI (03.05.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]