E Enjte, 05.16.2024, 04:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LEONARD DEMI - ARBEN IMAMI TË LEJOJË KONTROLLIN PARLAMENTAR TË MINISTRISË SË MBROJTJES
Thellohet kriza e marrëdhënieve të ministrit të Mbrojtjes Arben Imami me Kryetarin e Komisionit të Sigurisë Leonard Demi

E Premte, 03.22.2013, 08:28am (GMT+1)




Përplasjet midis deputetëve të Partisë Demokratike po reflektohen edhe në marrëdhëniet midis institucioneve shtetërore. Mbikëqyrja Parlamentare vijon që të thellojë krizën e marrëdhënie midis ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami me Kryetarin e Komisionit të Sigurisë, Leonard Demi. Dikasteri i Mbrojtjes kërkon që të mos kontrollohet nga nënkomisioni parlamentar, veçanërisht pjesa e buxhetit, duke e argumentuar se mekanizëm kontrolli është vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas ministrit Imami, duhet të rishikohen dispozitat e draftit të mbikëqyrjes në rastet kur përmendet kontrolli i shpenzimeve buxhetore nga ana e shërbimeve sekrete. Por, sipas deputetit Demi, që është edhe propozuesi i draftit, nënkomisioni që do të ngrihet ka të gjithë të drejtën të ushtrojë kontrollin parlamentar. "Të drejtën e kontrollit, të mbikëqyrjes e ka Kuvendi sepse në radhë të parë buxhetin e të gjitha institucioneve të këtij vendi e miraton Kuvendi dhe deri sa kuvendi miraton buxhetin e çdo institucioni, është Kuvendi që e mbikëqyr këtë buxhet. Nëqoftëse Kuvendi i ka dhënë 100 lekë një institucioni që merret me shërbimet informative, Kuvendi duhet ta di se si i shpenzon këto 100 lekë ky institucion. Këtë kompetencë nuk mund t`i heqë as drejtori dhe as KLSH-ja", theksoi Leonard Demi, deputet i Partisë Demokratike.  Të njëjtin qëndrim shprehu edhe nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni, i cili deklaroi se qëllimi i përbashkët është mirëfunksionimi i institucioneve. "Nuk është se Kuvendi qëndron mbi qeverinë. Ne duke qene se jemi miratuesit e Buxhetit kemi dhe të drejtën për të parë si shpenzohen këto, dhe nuk ka asnjë lloji justifikimi aq më tepër abuzimi me termin sekret shtetëror për të shmangur llogaridhënien dhe përgjegjësitë për përdorimin efikas dhe të efektshëm të atij buxheti që në miratojmë në Kuvend. Ne do t`i qëndrojmë fort asaj të drejte kushtetuese, e cila nuk quhet kontroll, është mbikëqyrje, dhe mbikëqyrja është partneritet dhe jo diktat", deklaroi Gjoni. Mbikëqyrja përfshin Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Shërbimin Informativ Ushtarak, Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, elementët e Policisë së Shtetit, Gardës Kombëtare dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Shërbimit Policor të Burgut dhe Financave si dhe shërbimeve të tjera që mund të krijohen në të ardhmen. Mbikëqyrja, sipas këtij projektligji, realizohet nëpërmjet një nënkomisioni parlamentar që quhet Komisioni i Sigurisë Kombëtare në emër të Kuvendit. Por, nëpërmjet këtij projektligji garantohet edhe siguria e informacioneve të klasifikuara që të mos rrjedhin prej anëtarëve të Komisionit të Sigurisë pasi në rast të kundërt ndaj tyre ndërmerren masa të rënda. Çdo anëtar nënkomisioni nënshkruan një marrëveshje konfidencialiteti sekret shtetëror me anë të cilit vihet në dijeni se dalja e paautorizuar e sekreteve shtetërore do të pasohet me ndjekjen penale. Çdo anëtar i stafit është e nevojshme për të marrë leje përkatëse për siguri dhe do të duhet të pajiset me certifikatë para se të punojë për Komisionin.

Drejtor në Ministri dhe me OJF

Instituti për sigurinë dhe kontrollin demokratik, i cili drejtohet nga Shkëlqim Berisha, që është njëkohësisht edhe drejtor në Ministrinë e Mbrojtjes, kërkon ndalimin e kontrollit parlamentar për financat e dikasterit të mbrojtjes. Propozimet e këtij instituti ishin të ngjashme me atë të Ministrisë së Mbrojtjes, duke ngjallur dyshime për plagjiaturë,  duke u bazuar dhe në lidhjen midis kreut të kësaj organizate me Ministrinë. Një fakt i tillë u konstatua nga kryetari Demi dhe nga nënkryetari Gjoni. "Për të qenë i sinqertë më bëri përshtypje ngjashmëria e sugjerimeve të organizatës tuaj me atë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe fakti që ju ngrini objeksione ndaj thelbit të këtij ligji", tha Gjoni. (Shekulli)


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NE, (MENDER) GAZETARËTNga IVA TIÇO, Mapo (03.21.2013)
TEFTA TASHKO, KËNGËTARE E MUZIKËS OPERISTIKE, TË DHOMËS DHE LIRIKËS SHQIPTARE URBANE (03.21.2013)
OLIVER SCHMITT KA TEORI PANSLLAVISTENga MYZAFER KORKUTI (03.21.2013)
Aleksander Kondo: Vdekja misterioze e shtangistit që emigroi në Amerikë, si antikomunist....!PËRSE E KËRKOI TË 'GJALLË BASHKIM PITARKA ALEKSANDËR KONDON???...Nga BEQIR SINA, New York (03.21.2013)
PLURI-PAR-TITIZMI POLITIK DHE RICOPËTIMI I TROJEVE SHQIPTARE TË KOSOVËS HISTORIKENga ISUF BAJRAMI (03.20.2013)
Intervistë me gazetaren e RadioTorino International Gerarta Zhej BalloNGA E MADHJA NËNË TEREZA MËSOVA SE NË PRAKTIKËN E JETËS SË PËRDITSHME, DUHET TË TREGOSH BESIMIN ME VEPRA, JO THJESHTË ME FJALËNga SOKOL DERMAKU (03.20.2013)
PAJTIMI DO TË NISTE ME KËRKIM FALJEN E SERBISË (03.19.2013)
FOTO E DITËS: SOT FLAMURI SHQIPTAR NË SAN PJETËR NË KRAH TË PAPA FRENCESKUT I (03.19.2013)
VLORA PO IA HEQ VIZAT KOSOVËS ME HY NË EUROPË (03.19.2013)
GËZIM ALPION - POLITIZIMI I DIPLOMACISË SHQIPTARE NË KURRIZ TË SHQIPTARËVE QË JETOJNË JASHTË VENDITAlpion - Bashkëpunimi që duhet ndërmjet Qeverisë dhe Opozitës për promovimin dinjitoz të Shqipërisë (03.19.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]