E Premte, 04.26.2024, 11:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
TË PERNDJEKURIT POLITIKË PËRBALLË HESHTJES NDAJ DËNIMIT TË KRIMIT KOMUNIST!
Nga BESIM NDREGJONI, President i Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë

E Mërkurë, 03.27.2013, 07:45am (GMT+1)



Ne jemi duke u përballuar me historinë tonë, ne nuk po fshihemi pas ndonjë perdeje për asgjë dhe nuk po përmbaheni duke mos fshehur asgjë nga ato që kanë ndodhur. Është e domosdoshme'',.që ne të përballohemi me këte histori, për të siguruar se jemi një partner i besueshëm në të ardhmen, ashtu siç jemi edhe sot. shtoi udhëheqësja gjermane, '' Angela Merkel ne perkujtimin e dites boterore te kujteses ndaj diktaturave naziste e komuniste.
Apo perballemi ne me te kaluaren tone si shoqeri e si komb?

Vitet 1944-1954 do të mbesin në historinë shqiptare si vitet më të errta të terrorit komunist, (jo se vitet që pasuan ishin më pak të errta!!)... Telemak Dilo nje ish I burgosur politike ne kampin shfaroses te Vloçishtit do te shkruante

"O udhëtar, që kalon nëpër këtë fushë të begatë,
Shkel me kujdes! Poshtë këmbëve të tua janë eshtrat e atyre që thanë kënetën"

Vloçisht!... Vloçisht!... Vloçisht!...Tiranë, më 20/05/1993

Vllavrasjet e shumta që shkaktoi lufta "për marrjen e pushtetit", arratisja e mjaft prej atyre që e dinin "stuhinë" që po vinte, ishin të ndërgjegjshëm se çështja shqiptare qe shitur, vrasjet e pafundme pa gjyq, arrestimet, dënimet, pushkatimet, rezistenca në male, djegiet e kullave, shpronsimet, zaptimet e dhunshme të shtëpive, rrëmbimi i pasurisë dhe arit, interrnimet masive të familjeve (kryesisht të grave, pleqve dhe fëmijve) të krejt elitës shqiptare e shëndrruan dhjetëvjeçarin e parë mbasçlirimit, në faqen më të zezë, më makabre të nji genocidi të ende panjohur midis vetë shqiptarëve...

Ajo çka shpesh harrohet o anashkalohet prej kësaj periudhë është fakti se gjithë shtresa më e lartë shqiptare, humbi vijimësinë e përtëritjes, u këput nji nga hallkat më të rëndësishme të jetës, vazhdimësia e gjeneratave dhe integriteti i familjes ishte vënë në ankand... Hakmarrja e kuqe po godiste rëndë familjen e pambrojtur: gjë e pandodhur ndër shqiptarë... Në harkun e atij dhjetvjeçari terrori, krejt familjet e asaj që mund të quhet elita shqiptare, ose pjesa më e emancipuar e saj, prej atij kalvari të papërshkrueshëm, kish zbritur në natalitetin zero ose pothuaj zero!

Pra, misioni i parë i diktaturës që realizuar: Kishte shkëputur normalitetin e jetës!

Familjet e elitës praktikisht kishin humbur gjithçka, së pari boshtin: burrat, pjesa më e madhe e të cilëve o ishin vrarë, o ishin nëpër male apo arratisur, o ishin nëpër burgje... apo prisnin t'u vinte rradha... Kishin humbur banesat dhe krejt pasuritë! Ishin në rrugë! Mbijetesa pothuaj e pamundur por më e frikshmja ishte se koha s'jepte asnji shpresë të fashitjes së kësaj urrejtje të përbindshme, që u shfaqej egërsisht gjithkah!

Pleqtë, nënat, gratë, fëmijët dhe foshnjat vërtiteshin në karuzelin e madh të interrnimeve prej nji kampi në tjetrin, me zi se kafshët! Tepelena, Porto-Palermo, Berati, Kruja, Valiasi, Lozhani, Kuçi i Kurveleshit, Zvërneci shërbenin tashmë si kampe të shfarosjes në masë, për ata më të pafajshmit: pleqtë, foshnjat dhe fëmijët; dhe as bëhej fjalë për vazhdimësi jete, ndërsa programohej zhbirja me themel të kesaj shtrese...

Kishin kaluar dhjetë vjet prej këtij pogromi sistematik e të studiuar mjeshtërisht në laboratoret e genocidit dhe terrorit të kuq komunist. Dhe vazhdonte lufta e paskrupullt e pa ngopur e diktatures... do te vazhdonin arrestimet masive mbas kursit te ndryshimit te udheheqjes komuniste te Bashkimit Sovjetike ne rinine shqiptare me rastin e revolucjonit Hungarez te vitit 1956.. Burgjet shqiptare do te ishin te mbushur me burra e djem qe nga regjimi quheshin armiq te komunizmit.

Vitet 60-70 do te ishin ndertimi I kampeve te punes se detyruar pa ligj, dhe shkatërrimi i te gjitha institucjoneve fetare duke e shpallur shtetin ateist te parin ne bote. Ne keto vite do arrestonin Prifterinj, hoxhallare, shehelere te tre besimeve fetare dhe keshtu do te vazhdonte te mbushej me vagona te rinje treni I tragjedive njerzore te sistemit dictatorial i Enver Hoxhes. Krahas familjeve kundershtare te regjimit komuniste regjimi do te fillonte dhe luftem mbrenda llojit te tije duke arrestuar e denuar bashkepuntoret e drejtuesit e diktatures qe e kishin perkrahur ate , por qe tani nuk I nevoiteshin ma. Pra lufta ne mes ujkut e cakallit..ne mes vedi. 74 viti i revoltes heroike te burgosurve politike te Spacit, e vrasjet mbrenda ne ate kamp cfaroses te kater heronjeve organizatoret e asaj greve kombetare . Peridha 70- 80 do te vazhdonte me pushkatime e burgime, sic ishte pushkatimi I te ashtuquajtur grupi armiqesor ne ushtri ekonomi..., si dhe pushkatime te trashgimtareve te familjeve fisnike sic qe rasti I poeteve te Librazhdit Blloshmi Leka..Cdo intelektual ne diktature , apo cfaqje te intektualizmit do te ndeshkohej me vrasje, apo burgime qe shkonin deri ne vdekje..vitet 80- 90 do te ishin masivizimi I burgjeve politike me elemente te ndryshem..ne keto vite u vrane mbrenda vedit Kryeministri kriminel Mehmet Shehu, e Ministri moster I sigurimit te shtetit Kadri Hazbiu...dhe kulmi I reprezaljes do te arrinte Varja ne litar e poetit disidente Havzi Nela..dhe do te mbyllte historine e krimit me vrasjet qe do te beheshin ne 90 e kufijte e Shqiperise do te mbusheshin me kufomat e djemve e vajzava te pafajshem se donin liri.

Keta burra e gra, familje te medhaja fisnike ne vitet 90 kur u be rrezimi I komunizmit I gjeti te shkatruar nga mbijetesa, per te mos u asimilua sic ishte programi komuniste shfaroses ndaj kundershtaeve antikomuniste. Ne vitet 90 u gjeten dokumentat ne Ministrine e Brendshme qe ishin emrat e familjet qe do te pushkatoheshin me rastin e humbjes se pushtetit.. dhe te cilat per ironi ish Ministri Ruci I dogji se sipas tij nuk kish vlere ligjore...Shoqeria shqiptare ne vitet 90 nuk kishte ndonje elite intelektuale se pjesa me e madhe e inteligjences se saj qe bere njesh me ideologjine sunduese totalitare te komunizmit. Sherbetoret e regjimit nuk mund te kishin nje ndergjegje qytetare, as nuk mund te ishin te afte per refleksione te thella, te ishin udhezuesit e drejte te daljes se shqiptareve nga qorrsokaku gjysem shekullor komuniste. Familjet antikomuniste do te perballeshin me ate inteligjence mercenaresh qe do te luante mercenarizmin ne partite postkomuniste. Antikomunistet vendosen mbi cdo gje moralin e tyre ate moral qe e kishin perdorur ne perballjen me reprezaljet e torturat e diktatures..Shoqeria shqiptare u perball ne vitet 90 me te verteten e krimit komuniste... eshte renqethse dhe sot kur e kujtoi nje nene nga Vlora e internuar ne Dumre kur klithi tek gazeta Liria : Per nene e babane qe te rinj u ndane, per femijet tane qe prapa diellit qendruan, dhe vetem ne hekura, ne Burrel u pane. Se kete gjendje dot se duruan... Kush paguan, Kush paguan, Kush pra paguan...Klithma e nenes nga Vlora mbete pa pergjigje. Ashtu si vajtimi i Jobit ne Biblen..

Kjo pergjigje duhet te mbuloj moralisht e ligjerisht katastrofen e genocidit komuniste ne Shqiperi dhe te gozhdoi ate si nje nga moment ma te denueshme te historise se Shqiperise, tue I tregue botes mbare se ajo qe ngjau ne Shqiperi ka pas permasa te jashtezakonshme , permasa qe kalojne kufijte e vendit tone te vogel..Pervoja komuniste ne Shqiperi nuk mund te kufizohet mbrenda mureve te nje gjykata e aq me pak te gjykatave qesharake te tanishme ne Tirane. Kjo pergjigje duhet te vij nga nje gjykate qe perqendrohet jo tek I akuzuemi komuniste por tek viktima e tije. Nga goja e viktimes bota mbare duhet te mesoje gjithcka qe ngjau ne Shqiperi per gjysem shekulli.. gjithcke me hollesi. Vetem keshtu publiku ne salle dhe bota jashte do te kene idene e sakte te naltesise morale te viktimes , te degradimit te plote shnjerzor te xhelatit..Vetem keshtu do te tronditet ndergjegjja e botes se qytetnueme..Gjygji I Nurembergut kunder udheheqesve naziste dhe gjygji I Eichmann-it ne Jeruzalem. Vetem keshtu genocide komuniste ne Shqiperi do te cfaqet lakuriq dhe pa maske..Vetem keshtu Shqiptaret e vertete do te kuptojne rolin qendror te rezistences anti-komuniste ne historine bashkehore te Shqiperise. Natyrisht kjo pergjigje duhet dhane pa zemrim, e me shume kujdes , me respect per shenjtnine e saj, dhe te sherbeje si lande pedagogjike per edukimin e breznive te reja ne Shqiperi..Shqiperia ka perqafuar heshtjen qe vret, qe perfaqeson erresiren, padrejtsine, dhe mohon denocimin e krimit dhe kriminelit. Me kete heshtje shqiptaret po zhyten ne moçalin e mekatit qe refuzojne te njohin. Me heshtjen ata kryejne aktin e vetevrasjes tyre morale. Ne Shqiperi jo vetem qe nuk eshte denuar krimi dhe krimineli por viktimat e komunizmit vazhdojne te vuajne pa pune, pa buke, pa strehe pa perkrahje dhe pa mirnjohje...

Asnje nga partite politike ne Shqiperi nuk ka ne programin e saj dokumentimin e krimit komuniste 45 vjecar.. Prandaj Shqiperia sot jeton ne mes te se vjetres qe refuzon te vdese dhe se rese qe nuk lejohet te linde. Nje spastrim ligjor I paligjishmerise eshte nje imperative kategorik. Ne nuk jemi vone te hapim dosjet, te shkruajme te verteten. Jo te hapim thjesht dosjet per komunistet, por per komunizmin. Per ate sistemin qe, sic thoshte Milan Kundera, beri qe " gjygjqtari te mos ishte gjygjqtar, prifti te mos ishte prifte, hoxha te mos ishte hoxhe, Tregtari te mos ishte tregtare, por te gjithe sherbyes te fjales se partise".Asnjeher nuk eshte vone te thuash te verteten. Sidomos nese kjo e vertete zbut plage, dhe na ruan nga devijime njerzore. E nese nuk e bejme, nostalgjiket mjerane, te verbuar ende nga ajo drite qorruese, do te kerkojne me ngulm qe te rindertohen ata qe perdhumuan cdo vlere njerzore. Dhe aq me keq nese ka te tille qe e mbrojne nen pretekstin e se kaluares se vet te qete, sepse njerze te tille do te vijojne te mbeten ende nje rrezik per ndryshimin qe na duhet, drejt nje shteti ku respektohet jeta e tjetrit, e ligjit, dhe ku tentohen vlerat. Fati e deshe qe krimi e krimineli ne Shqiperi te mos denohej. Me kete akt anti-njerzor qe shkel parimet e drejtsise ma elementare dhe qe turperon demokracine qe nuk po gjen fuqine me linde ne Shqiperi, atdheu I yne ka hy ne qorr-sokak fundi I te cilit nuk shihet, por qe paralajmeron katastrofa te reja per ne, per femite tane, per nipat tone.. une nuk besoi se ka njeri me arsye e ndergjegje qe pranon me lane trashgim te ketill per breznit e ardhmen ne atdheun tone. E padyshim, asnjeni nga ne te perndjekurit. Por klasa jone, qe perfaqeson fitoren morale te kombit shqiptare mbi shnjerzimin e cmendurise dkomuniste 45 vjecare e ka humb betejen politike. Pushteti politik ka ra ne duart e matrapazeve partiake qe tregtojne vuajtjet tona, e qe shfrytezojne pa turp kapitalin tone moral. Ajo qe na mbetet sot eshte kembgulja jone me mos me u kompromentuar me llumin e politikes shqiptare. Profesori i nderuar ish i burgosuri politike Sami Repishti na jep keto dy keshilla: E para, luftoni kunder HARRESES, harresa ashte vdekja e dyte e viktimes. Komuniste kan vrare me mijera vllazen e motra tona. Por, po te harrojme sakrificen e tyne, deshmoret do te vdesin perfundimisht, dhe po te ngjase kjo ne, te gjithe ne, jemi pergjegjes. Me rijkujtimin e tyre , na shpetojme nga vdekja e perhershme herojt, deshmoret dhe viktimat. Na qe mbijetuam katastrofen kolektive te terrorit te kuq , e kemi per detyre. E dyta, Ashte fare e qarte se askush nuk shqetsohet per fatin tone. Nganjeher, me duket se edhe vete zoti ka vdeke per ne.. megjithse nuk jemi ne ata qe e gjuajtem me gure..Ajo qe na mbetet eshte solidariteti ne mes nesh, ne mes atyne qe shpesh her akoma fshehin fytyren me duar nga frika , kurdoher qe derdhin lote. Jepni doren njeni tjetrit.. ndihmoni njeri tjetrin.!
Vllazen motra bashkevuajtes , sidomos ju te rinjt e te reja qe nuk njohet gjenocidin komuniste ne Shqiperi, ju fatlum qe nuk jetuat terrorin qe dermoi prinderit tuaj, ju te lindun me fatin qe afron demokracia per popullin ton e vendin e te pareve tone: Ju lutem mos harroni: Rregjimi komunist ne Shqiperi nuk mund te shihet ose gjykohet thjesht si nje aksident historic. Ai ka qene nje komplot anti-shqiptare dhe anti-demokratik I studjuem mire qe nuk duhet te perseritet! E djeshme e pasqaruar prodhon të nesërmen konfliktuale e mbushur me hije dyshimi dhe pa një paqe të vërtetë sociale. Ne kemi nevojën urgjente të dekomunizimin e gjithçkaje që ka ndodhur.

Por në fillim, ama, le të dimë se cilët jemi... Kjo nevojë ka qenë për të gjitha vendet në ish-diktaturë, që në një mënyrë a në një tjetër kanë gjetur rrugëzgjidhje për të pranuar të vërteta, duke na lënë të kuptojmë se harresa për atë kohë është thjesht një iluzion. Siç thotë Ana Ahmatova, një poete e jashtëzakonshme ruse e persekutuar nga komunizmi: "...Do të kujtoj gjithnjë dhe kudo ata që persekutuan dhe ishin fytyra e regjimit komunist. Nuk do t'i harroj kurrë, dhe kështu duhet të bëjë shoqëria, në mënyrë që të kemi një ndërgjegje morale e te ndertojme nje shoqeri pa konflikte por te dashur e paqesore..."

BESIM NDREGJONI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJERGJ FISHTA - 'EDHE UN FRATI THAM T'VËRTETËN/ ME MYSLIMANËT E BAJ FLI VETEN (Lahuta e Malcis) (03.26.2013)
PËRUROHET MEMORIALI 'POST-BLLOK', INSTALACION PËR IZOLIMIN KOMUNIST (Fotoreportazh - Updated) (03.26.2013)
NJË COPË MURI E BERLINIT NË TIRANË DHURATË E QYTETARËVE TË BERLINITPërmendorja është vendosur në hyrje të ish Bllokut (03.26.2013)
SHAIP MUJA - GRATË E DHUNUARA DUHET TË KENË MBROJTJE SHTETËRORE (03.26.2013)
NË TIRANË U PËRURUA PËRMENDORJA 'POST-BLLOK' NË NDERIM TË TË BURGOSURVE POLITIKËAfro 100 mijë shqiptarë ishin burgosur, dërguar në kampe të internimit ose ekzekutuar gjatë regjimit represiv të Enver Hoxhës (03.26.2013)
UNIONI MBARËKOMBËTAR I INTEGRIMIT TË TË BURGOSURVE E TË PËRNDJEKURVE POLITIKË TË SHQIPËRISË JU FTON NË KOVENTËN KOMBËTAREMë 26.Mars 2013 ora 12:00 në TOB (03.25.2013)
SHQIPTARËT FITOJNË KËRÇOVËN - TRIUMFON DEHARI (03.25.2013)
FILMI SHQIPTAR 'AGON' SHPALLET FILMI MË I MIRË NË FESTIVALIN AMERIKAN (03.25.2013)
NATO E ARSYETOI EKZISTIMIN E SAJ MË 24 MARS 1999 (03.24.2013)
IBRAHIM RUGOVA - GOD BLESS AMERICA! ZOTI E BEKOFTË AMERIKËN!Kështu e përfundonte çdo fjalim Presidenti i Kosovës (03.24.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]