E Mërkurë, 05.08.2024, 02:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BBC: Nënshkruhet protokolli EULEX- Serbi
E Djelë, 09.13.2009, 08:20am (GMT+1)

 

 

EULEX-i ka nënshkruar të premtën në mbrëmje protokollin e debatueshëm për bashkëpunim policor me Serbinë, kan bërë të ditur zyrtar të misionit evropian në Kosovë.

Nënshkrimi i protokollit, i cili hynë në fuqi pas tetë ditësh, është bërë në Prishtinë nga shefi për polici i EULEX-it, Rainer Kuehn dhe i njejti është përcjellur në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Protokolli parasheh bashkëpunimin ndërmjet policisë së EULEX-it në Kosovë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme në shtet që lidhen me hetimin e krimit të organizuar në kufi/kufij administrativ dhe aktivitete tjera ilegale si dhe shkëmbimin e informatave mes palëve.

EULEX-i pëmes njëkomunikate pë media ka thënë se aranzhimet për bashkëpunim policor me Beogradin, të mbështetura nga 27 vendet anëtare të BE-së, janë të natyrës teknike dhe si të tilla do të jenë në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Misioni evropian thotë se kurr nuk do të ndërmerrte asnjë veprim që do ta dëmtonte Kosovën.

Në mënyrë që kriminelët të sjellën para drejtësisë, dëshmitë duhet të shkëmbehen gjithandej rajonit dhe duhet vendosur mekanizma që e lehtësojnë këtë. Policia e Kosovës do të jetë mjaft e angazhuar në shkëmbimin e informacioneve, thuhet në komunikatën e EULEX-it.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjës për bashkëpunim ndërmjet policisë së EULEX-it dhe asaj të Serbisë.

Në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se Kosova është komb sovran dhe ky aranzhman teknik nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e Kosovës në luftën kundër kriminalitetit tejkufitar.

Uashingtoni zyrtar nënvizon se aranzhmani teknik ndërmjet EULEX-it dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për bashkëpunim policor respekton plotësisht pavarsinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Reagon Prishtina

Menjëherë pas nënshkrimit të protokollit ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, presidenti dhe kryeministri kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës nuk kundërshtohet marrëveshja, por theksohet se Republika e Kosovës nuk është palë në aranzhmanet teknike midis EULEX-it dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë për bashkëpunim në fushën e policisë.

Në reagimin e krerëve të institucioneve të Kosovës thuhet se këto aranzhmane teknike nuk kanë dhe nuk mund të kenë asnjë ndikim në pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Sipas Prishtinës, ftesa e Republikës së Kosovës për vendosjen e EULEX-it në Kosovë, për të ndihmuar institucionet e vendit në fushat e rendit dhe ligjit, është akt sovran i udhëheqjëes së Republikës së pavarur të Kosovës.

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaqi ritheksojnë përkushtimin e palëkundur të institucioneve dhe popullit të Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me praninë evropiane në Kosovë dhe me institucionet e Bashkimit Evropian në drejtim të konsolidimt të mëtejmë të shtetsisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Institucionet e Republikës së Kosovës ritheksojnë se kjo në asnjë mënyrë nuk do të zbeh përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe në këtë kuadër të gjitha format e krimit tejkufitar, thuhet në deklaratën e përbashkët të presidentit dhe kryeministrit.

Nënshkrimi i protokollit për bashkëpunim policor ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë fillimisht ishte kundërshtuar fuqishëm nga udhëheqja e Prishtinës, e cila e vlersonte atë si cenim të sovranitetit të shtetit dhe theksonte se askush nuk mund të nënshkruante marrëveshje në emër të Kosovës, pa pjesëmarrjen e institucioneve të saj.

Por qëndrimi i Prishtinës u zbut pas presioneve të fuqishme të zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe garancive se protokolli nuk do ta dëmtonte sovranitetin e Kosovës.

Ndërkoh opozita ka vlersuar se drejtuesit e shtetit me deklaratat e tyre kanë manipuluar opinionin. Përfaqsues të opozitës e kanë cilësuar nënshkrimin e protokollit si vazhdimësi të zbatimit të planit gjashtëpikësh të OKB-së dhe anashkalim të tërësishëm të institucioneve të Kosovës.

Shoqëria civile ndërkaq ka paralajmëruar për të mërkurën një demonstratë gjithëpopullore në Prishtinë për të kundërshtuar protokollin policor dhe dy protokolle tjera për dogana dhe gjyqësi që pritet të nënshkruhet së shpejti ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë. (http://bbc.co.uk/albanian)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Reagime negative për protokollin (09.12.2009)
Sejdiu e Thaçi: Marrëveshja nuk ndikon në sovranitetin tonë (09.12.2009)
Evropa e Lirë: Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi (09.12.2009)
Zëri i Amerikës: Nënshkruhet protokolli Beograd-EULEX (09.12.2009)
Protokolli nuk cënon pavarësinë (09.11.2009)
Di Lellio: Plani Ahtisari-mbikqyrje e përhershme ndërkombëtare (09.11.2009)
New York Times: Transparencë në Shtëpinë e Bardhë (09.11.2009)
Nju Jorku kujton 11 shtatorin (09.11.2009)
Thirrjet në favor të protokollit (09.10.2009)
Shtajnbah: Protokolli nuk është në dëm të Kosovës (09.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]