E Hënë, 05.20.2024, 02:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NXËNËS SHQIPTARË NGA MIÇIGANI VIZITOJNË ZËRIN E AMERIKËS
Disa të rinj me origjinë shqiptare nga Miçigani, pjesë e organizatës Qendra e Komunitetit Ballkan-Amerikë dëshirojnë të njohin traditat kulturore të të parëve të tyre&am

E Shtunë, 04.20.2013, 08:11pm (GMT+1)





Disa të rinj me origjinë shqiptare nga Miçigani dëshirojnë të njohin traditat kulturore të të parëve të tyre, me besimin se kjo i ndihmon të jenë më të suksesshëm në jetë. Ata janë pjesë e një organizate të quajtur Qendra e Komunitetit Ballkan-Amerikë. Para disa ditësh më shumë se 30 prej tyre ishin në Uashington dhe vizituan Zërin e Amerikës. Njofton kolegu ynë Ilir Ikonomi.

Të rinjtë nga Miçigani shpresojnë të mësojnë për kulturën dhe traditat e të parëve të tyre duke krijuar lidhje më të ngushta me komunitetin shqiptaro-amerikan.
 

"‹"‹
Sepse vërtet mund të rritesh në një familje shqiptare, por jo domosdo të jesh i lidhur shpirtërisht me kulturën e origjinës. Kjo nuk është e lehtë në kushtet kur të rinjtë mësojnë në sistemin shkollor amerikan.

"Është e vështirë të gjesh ekuilibrin e duhur mes kulturës së re amerikane dhe kulturës së vjetër shqiptare," thotë Lejla Keta e Qendrës Ballkan-Amerikë.

"Qëllimi ynë kryesor, thotë Mariola Terolli, është të përpiqemi t'i bashkojmë të gjithë për të sjellë ndryshim në komunitetin shqiptar. Duam t'i ruajmë këto tradita dhe vlera familjare që të mos humbasin me ardhjen e brezave të rinj."

Kjo është sidomos e vështirë për ata që kanë lindur në Shtetet e Bashkuara, si Diamant Topllari.

"Tani jam më tepër në kontakt me kulturën time, thotë studenti. Më përpara nuk isha sepse prindërit ishin gjithë kohën në punë. Kam lindur këtu dhe kurrë nuk e kisha shijuar këtë kulturë para se të shkoja në Qendrën Ballkanike."

Të rinjtë u pritën nga Drejtori i Sektorit të Euro-Azisë në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj:

"Unë u rrita në Bronks. Erdha në Amerikë kur isha 15 vjeç dhe si komunitet në atë kohë ne ishim në gjendje shumë më të keqe se sa shumica e komuniteteve të tjera. Sot, ju jeni në gjendje shumë të mirë, sepse shqiptaro-amerikanët kanë bërë mjaft përparim. Mendoj se gjëja më e mirë që ka ky vend është se këtu mund të jesh një shqiptar i shkëlqyer dhe njëkohësisht të jesh edhe një amerikan i shkëlqyer," tha zoti Biberaj.

Vitet e fundit, Qendra e Komunitetit Ballkan-Amerikë ka dërguar disa qindra studentë për të bërë praktikë ose për të dhënë mësim në vendet e Ballkanit, mes të tjerash në Shqipëri.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës, Taulant Kadiu, shpjegon se ata kanë edhe aktivitete të tjera, sidomos kurset e gjuhës shqipe për fëmijët:

"Ne tek Qendra Ballkanike në Miçigan filluam në vitin 2009 shkollën shqipe, ku ofrojmë abetaren për moshat e vogla. E nisëm vetëm me katër fëmijë ndërsa tani, mbi 120 fëmijë vijnë çdo të premte dhe mësojnë shqip, flasin shqip, mësojnë traditën."

Por për vizita të tilla si kjo në Uashington dhe për aktivitetet e tjera kërkohen fonde:

"Ne trokasim në dyert e bizneseve shqiptare. Pasi ua shpjegojmë se me çfarë merremi, u kërkojmë fonde dhe marrim premtime prej tyre. Pastaj i marrim përsëri në telefon për t'i kujtuar," thotë studenti Nevrus Kaja.

Ju kujtohet kur me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Google ndryshoi logon dhe vendosi në faqen e vet flamurin shqiptar? Nismën e mori studenti i Universitetit të Miçiganit, Klajdi Hëna:

"Fillova një peticion për të mbledhur sa më shumë firma, për të konatktuar kompaninë Google dhe t'i thoshim që edhe ne shqiptarët kemi të drejtë të kemi logon tonë për 100-vjetorin e pavarësisë në faqen kryesore të motorit Google," thotë Klajdi.

Më 28 nëntor, pikërisht në 100-vjetor, Google e ndryshoi logon.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NOKSHIQI: SIMBOLE NATYRORENga RAMIZ LUSHAJ (04.20.2013)
RAPORTI I DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË SHTETIT PËR MAQEDONINË - MARRËDHËNIET MES MAQEDONASVE DHE SHQIPTARËVE JANË TENSIONUAR SHPESH (04.20.2013)
RAPORTI I DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË SHTETIT PËR KOSOVËN - ËSHTË RRITUR MOSNDËSHKUESHMËRIA E QEVERITARËVE TË KORRUPTUAR (04.20.2013)
KONGRESMENI ELIOT ENGEL PËRGËZON MARRËVESHJEN - ËSHTË KONFIRMIM TJETËR I KOSOVËS SË PAVARUR, SOVRANE DHE TË LIRË (04.20.2013)
TEKSTI I PLOTË I MARRËVESHJES KOSOVË-SERBI (04.20.2013)
ALBERT ROHAN - KOSOVA KA BËRË KOMPROMIS KUR KA PRANUAR PLANIN AHTISARI (04.19.2013)
Koha ditore - PESËMBËDHJETË PIKAT E PROPOZIM-MARRËVESHJES KOSOVË-SERBI (04.19.2013)
GJERMANIA - KOSOVA DHE SERBIA TË NJOHIN NJËRA TJETRËN DHE TË ANËTARËSOHEN NË BE SI DY SHTETE TË PAVARURAKështu thuhet në deklaratën për opinion të grupit parlamentar CDU/CSU (04.19.2013)
FBI VEÇON DY TË DYSHUAR PËR SHPËRTHIMET E BOSTONIT (04.19.2013)
KUR ISH KAFEXHIU TALLET ME KULTURËNNga GANI MEHMETAJ, Drejtor i Kosovafilmit (04.19.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]