E Djelë, 04.28.2024, 04:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PRANVERË NË KRYEQYTETIN TIRANË…
Fotoreportazh nga MURAT GECAJ

E Mërkurë, 04.24.2013, 10:34am (GMT+1)



Stina e bukur e pranverës ka "trokitur" edhe në Tiranën tonë. Këtë ndjenjë të këndshme e përjeton menjëherë, sapo të dalësh në qendër të kryeqytetit. Ngado që të hedhësh sytë, të bien në sy gjelbërimi dhe lulet shumëngjyrëshe. Por, më së shumti, këtë gjë e dallon edhe në pamjet e fytyrës së njerëzve. Ata udhëtojnë në makinat e tyre, por dhe më këmbë. Biesedojnë me njëri-tjetrin ose meditojnë me kënaqësi për stinën, që ka ardhur. Se, mjaft më, patëm të ftoftë e shira të rrëmbyera, të cilat na shkaktuan edhe dëme.

Sapo kam dalë nga lokali me emrin kuptimplotë "Ulqini", ku pimmë kafe me kolegun e rinisë dhe të jetës, juristin konispolit, Agim Ibrahimi. Pastaj marr udhën për në Bibliotekën Kombëtare. Aty mësoj se, pas pak, do tës bëhej përurimi i një libri të ri, kushtuar Ali Pashë Tepelenës. Ndërsa takoj studiuesin e botuesin Isa Halailaj, "Mësues i merituar". Si atij dhe "Mësuesit të Popullit" Shefqet_Hoxha, të dy nga rrethi i Kukësit, u lë nga një libër të albanologut suedez, Ullmar Kvik. Një libër të tillë i kam lënë edhe krijuesit Naum Kule, i cili boton revistën periodike "Myzeqeja". Përmes mikut të tij, Sabri Maxhani-Novosella, autori na dërgoi afër 100 kopje të librit të tij, "Më shumë heroizma, se sa grurë", përkthyer në gjuhën shqipe dhe botuar në Prishtinë. Me porosi të veçantë të Ullmar Kvikut, kemi nisur t'i shpëndajmë dhuratë ata libra, nëpër biblioteka dhe te miq e kolegë, studiues, arsimtarë, punonjës të kulturës e shkencës etj. Për këtë arsye, përsëri takohem sot me kolegun e mikun Viron Kona, shkrimtar i njohur. Prej këtij marr "˜listën" e bibliotekave dhe të personave, të cilën e kemi hartuar së bashku dhe që do t'ua japim shuratë këtë libër, nga albanologu suedez e mik i shqiptarëve.

Duke kaluar nëpër qendrën e kryeqytetit Tiranë, nuk e harroj "profesionon" tim të dytë, atë të fotografit amator. Pra, e shkrepi aparatin për të fiksuar pamje sa më të bukura. Sidomos, më tërheqin pemët e gjelbëruara dhe lulet aq të bukura, disa vendosur edhe në vazo të vogla e varur në trungjet lastar të drurëve të ndryshëm. Ja, njëra pamje është para Muzeut Historik Kombëtar, ku në festën e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë pati aq shumë lëvizje e vizitorë. Ata shkonin aty për të shikuar përkrenaren e Skënderbeut, ardhur për herë të pare në Shqipëri, nga Vjena e Austrisë. Ndërsa në një sallë të Bibliotekës Kombatare ata panë dorëshkrimin e dokumentit të parë të shqipes së shkruar, "Mesharin" e Gjon Buzukut, por dhe vepra të vjetra të Budit, Bogdanit, Matrangës etj.

Më tej, i nisur me "shërbim" vetjak, shkoj në bibliotekën e Akademisë së Shkencave. Aty dhuroj librin tim publicistik "Dorela" dhe librin më të ri, "Me zëmër në vendlindje"(Shënime nga Suedia). Ashtu si në Bibliotekën Kombëtare, më ankohen" se, tashmë, nuk kanë vend të lirë, për të mbajtur nga 5 kopje të librave të rinj?!

Gjelbërimi më shoqëron edhe në mjedise të tjera të kryeqytetit, si për rreth Bankës së Shtetit, në Këndin e Lodrave dhe në Parkun "Rinia" e përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", deri në Parkun e Madh të Tiranës. Por edhe kur kthehem për në stacionin e trenit, ku e kam vendbanimin tim. Para pak ditësh, bashkë me kolegun V.Kona, këtu përcollëm për në Gostivar Sadulla Zendelin-Daja, me banim tash afër 50 vjet në Suedi. Ai dërgoi në shtyp Fjalorin shqip-suedisht, me 35.000 fjalë.

...Më ngjan se një pjesë të stinës së pranverës, me bukurinë e saj magjepëse, e kam "marrë" me vete. Prandaj vendosa që këto ndjenja të bukura, pasqyruar edhe përmes pak fotove, t'i ndaja me lexuesit e nderuar. Nuk di saktësisht, se të kujt janë këto vargje, por tani më kujtohen ato: "Pranverë në natyrë, pranverë në zemrat tona!"
Tiranë, 23 prill 2013


Në qendrën e kryeqytetit, ku duket edhe Pallati i Madh i Kulturës...

Në qendrën e kryqytetit para Muzeut Kombëtar


Këndi i lojërave, që pret fëmijë...



Në afërsi të Bankës së Shtetit...


MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË NGA LETRAT E DËRGUARA NË PRIVAT!Nga AGIM GASHI (04.24.2013)
ASHASH KUNDËR NDËRHYRJES NË GJUHËN STANDARDE (04.24.2013)
NË KONGRESIN AMERIKAN SOT MBAHET DËGJIM PËR KOSOVËN DHE SERBINË (04.24.2013)
PROTESTA 'NDALE HAJNINË' MBAHET TË ENJTEN NË MBARË KOSOVËN (04.24.2013)
PAIONËT E VARDARITNga RAMIZ LUSHAJ (04.23.2013)
JAMES HOOPER - ME MARRËVESHJEN KOSOVA MBROJTI SOVRANITETIN E SAJ (04.22.2013)
NDARJA E LDKsë - NJË PLAGË E VJETËR QË KËRKON SHËRIMNga XHAFER LECI (04.22.2013)
PASTHËNIA E LIBRIT 'TIRANIA E TRANZICIONIT'LIBRI IM MORI SHKAS E FORMË SI REAGIM NDAJ CENSURËS SË TIRANËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (04.22.2013)
DITA E TOKËS 2013 - FYTYRA E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE (04.22.2013)
A HUMBI APO FITOI NË RINGUN E FAMSHËM AMERIKAN SEVDAIL SHERIFI? (04.21.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]