E Shtunë, 05.11.2024, 11:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MBRESA TË BUKURA, NGA KLLOKOTI I KOSOVËS…
Nga Prof. MURAT GECAJ

E Hënë, 05.06.2013, 03:04pm (GMT+1)


Nga e majta: S.M.Novosella e M.Gecaj


-Përurohet libri "Më shumë heroizma, se sa grurë", me autor albanologun suedez, Ullmar Kvik
-Festohen 6-vjetori i Banjave "Nëna Naile" dhe 70-vjetori i presidentit të tyre, Sabri Maxhuni-Novosella



1.
Në mëngjesin e ditës së premte, më datën 3 maj 2013, u nisëm nga Tirana, bashkë me av.Gjin Niklekaj, kryetar i Shoqatës "Nikaj-Mërtur", në Malësinë e Gjakovës (Tropojë). Kishte për të ardhur me ne edhe shkrimtari e publicist i njohur, Viron Kona, por u pengua për këtë gjë, nga një fatkeqësi familjare.

Nëpër "Udhën e Kombit", në tunelin e Kalimashit dhe deri në Kukës, në bisedat tona zuri vend edhe kjo vepër shumë e rendësishme e viteve të Demokracisë, e cila ndihmon për bashkimin e mëtejshëm shpirtëror e fizik të bashkatdhetarëve tanë. I ardhur nga fshati Zogaj, në dalje të atij qyteti na priste kolegu e miku Ibrahim Hajdarmataj, publicist e ish-drejtor Gjimnazit atje. Për t'u çlodhur pak, në një lokal tërheqës, pimë kafe dhe e vazhduam udhën më tej. Pas kontrollit të zakonshëm, në pikën e kalimit kufitar me Republikën e Kosovës, vazhduam udhën nëpër Autostradën e Re, në të cilën çdo drejtues mjeti e ndien veten shumë mirë.

Nuk ishte hera e parë, që ne e shihnim Kosovën. Megjithatë, duke vijuar për në pikëmbërritjen tonë, u kanaqëm duke parë bukuritë e këtij vendi të stërlashtë shqiptar, fshatra me toka pjellore dhe qytete të bukur, si Suhareka, Shtimja e Ferizaj.

Sigurisht, kërshëria jonë ishte të arrinim sa më parë në Banjat e Kllokotit. Këtë gjë na e lehtësoi edhe takimi i rastësishëm i yni, me publicistin e autorin e njohur, Mustafa Spahiu, me të cilin edhe bëmë foto për kujtim, kur u ndamë.

Megjithëse kishim parë dhe lexuar një botim të posaçëm, shoqëruar me disa pamje, ishte befasi e këndshme, kur na dolën përpara Banjat e Kllokotit, me emrin tashmë të njohur, "Nëna Naile". Edhe këtë gjë e dinim, se Presidenti i kësaj qendre të madhe kurative e rehabilituese, Sabri Maxhuni-Novosella e kishte bërë për të ndruar kujtimin e nënës së tij, të dashur dhe të paharruar. Sapo Gjini e parkoi makinën, pranë nesh u afrua me mirësjellje një përfaqësues i këtij institucioni, i cili na uroi mirëseardhjen dhe na shoqëroi deri brenda.

Gjatë përurimit të librit, me autor Ullmar Kvik...Duke diskutuar, E.Kabashi

Në një sallë mobiluar bukur, të pajisur dhe të ndriçuar shumë mirë, gjetëm disa të ftuar në veprimtaritë e asaj dite. Siç ndodhë zakonisht, në krye ishte mikpritësi ose më mirë të themi vëllapitësi, Sabri Maxhuni-Novosella. Meqenëse ai e kuptoi se cilët ishim, megjithëse nuk ishim takuar ndonjëherë më parë, iu paraqitëm atij dhe të tjerëve, se ishim një grup i ardhur nga Tirana. "Sa, po na e bëni qejfin, që vini nga një qytet i trojeve tona të përbashkëta!..."-u shpreh gjithë kënaqësi, gëzim e dashamirësi, kur na takoi ai. Pasi shkëmbyem përshëndetjet e rastit dhe bëmë njohjen me njëri-tjetrin, na pyetën se çfarë donim të pinim, për t'u freskuar e qetësuar, pas atij udhëtimi, të cilin na e zvogëluan e na e lehtësuan udhët e rehatshme, që janë ndërtuar kohët e fundit, në Shqipëri e në Kosovë dhe, më së pari, na bashkojnë zemrat e mendjet tona.

2.
Nuk kishte kohë për të pritur, pra kishim ardhur sipas parashikimit, për fillimin e veprimtarive. Në një sallë tjetër të madhe u tubuam për të marrë pjesë në përurimin e librit të albanologut të njohur suedez dhe mik i shqiptarëve, Ullmar Kvik, "Më shumë heroizma, se sa grurë", me këshilltar editorial Sadulla Zendelin-Daja, shqipëruar nga Hajdin Abazi dhe me redaktor Baki Ymerin. Ishte edhe dëshira e autorit, që në atë ngjarje me rëndësi, për atë e të gjithë pjesëmarrësit, të kishte edhe te ftuar nga Tirana. Këtu ai na kishte dërguar, pak ditë më parë, afër 100 copë të këtij libri, dhuratë për lexuesit në Shqipëri.

Pamje nga Banjat në Kllokot...Në foto: I.Hajdarmataj (në mes), me dy pushues, I.Mjekun e H.Krasniqin, ish-luftëtarë të UÇK-së

Veprimtarinë e organizuar e drejtoi Selatin Novosella. Rreth përmbajtjes së këtij libri u lexua një shënim i Shefki Osekut, dërguar nga Suedia, posaçërisht për këtë përurim. Pastaj, mbresat nga leximi i librit të prof. Ullmarit, dërguar nga shkrimtari e publicisti Viron Kona, i lexoi Ibrahim Hajdarmataj. Me interes u ndoqën edhe folësit e tjerë, prof.dr.Emin Kabashi e Myrteza Nura. Ndërsa prof.dr. Resmije Kryeziu e juristi Ylli Morina lexuan një shënim të autorit, rreth librit në fjalë dhe falënderimin e tij, për organizimin e këtij përurimi, i cili ishte një nder dhe vlerësim tjetër për të.
U duartrokit nga gjithë të pranishmit propozimi, i cili u bë në këtë përurim, që dy shtetet tona shqiptare lipset ta çmojnë dhe vlerësojnë lart ndihmesën e veçantë për çështjen tonë kombëtare, të albanologut të shquar suedez, Ullmar Kvik. Tash afër 50 vjet, ai është i përkushtuar në këtë fushë, me punë, shkrime e botime të tij. Disa kopje të këtij libri, i cili është botuar me mbështetjen e Sabri Maxhunit-Novosella, iu dhuruan të pranishmëve në tubim.

3.

Pjesë e rëndësishme e veprimtarive, ku ne morëm pjesë, ishte edhe festimi i 6-vjetorit të fillimit të punës dhe jetës së Banjave "Nëna Naile", në Kllokot të Kosovës, si dhe jubileu i 70-vjetorit të ditëlindjes së presidentit të tyre, Sabri Maxhuni-Novosella, autor edhe i disa librave me temë atdhetare etj. Në ceremoninë e organizuar, përshëndetën dhe uruan disa veta. Ndër ta, ishin Pashk Staka, Kadri Botusha e M.Gecaj. U recitua dhe poezia e bukur, "Kosova jonë" etj.

Për kërshërinë e lexuesit, shënojmë këtu se kjo qendër kurative e rehabilituese është ndër më të bukurat dhe të vlefshmet, në Ballkan e më gjerë. Qindra e mijëra veta, nga Kosova, Shqipëria dhe shtete të tjerë të Europës etj., shkojnë aty në 12 muajt e vitit, ku gjejnë një shërbim të përkryer dhe kushte mjaft të mira, në interes të shëndetit të tyre. Fakt domethënës është se aty, pjesëtarët e ish-UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve, kurohen falas. Uji mineral, i nxjerrë nga mbi 50 metra thellësi, ka veti të shumta shëruese, ai pihet dhe përdoret në vaska etj.

Mund të flisnim edhe më gjatë për dobinë e këtyre banjave, për të cilat edhe kësaj here pjesëmarrësit u shprehën: "Këtu është një parajsë e vogël", "Në Kllokot gjen mrekullinë" etj. Vlerësimet janë të tilla, pasi njerëzit, që shkojnë aty, ripërtërihen fizikisht, nga ana fiziologjike e psikike etj. Sigurisht, nuk mund të mos lëshë pa përmendur shërbimet mjekësore të specializuara dhe aparaturat më të reja rehabilituese. Por edhe ekonominë ndihmëse disahektarëshe dhe tufat e lopëve, nga të cilat sigurohen ushqime të freskëta dhe bëhen gatime të disallojshme e cilësore.
Pastaj, 6-vjetori i Banjave "Nëna Naile", në Kllokot dhe ditëlindja e presidentit të tyre, Sabri Maxhuni-Novosella, u kthyen në një "dasëm" të vërtetë e masive, me këngë e valle etj. Në drekën e shtruar, ai preu torten e rastit dhe na qerasi me nga një copë të saj. Atij iu dhuruan libra, sidomos me përmbajtje nga vizitat në Suedi, të autorëve V.Kona, M.Gecaj e I.Hajdarmataj, por dhe buqeta me lule të freskëta, në shenjë nderimi e respekti për veprimtaritë e tij: atdhetare, mirëbërëse e botuese etj. Interesante e mjaft mbresëlënëse ishin vizitat tona në mjediset e banjave dhe pjesëmarrja në darken e shtruar, me këtë rast etj. Në qendër të bisedave të të gjithëve ishin edhe emrat e Ullmar Kvikut e Sabri Maxhunit-Novosella.

...U larguam nga vizita jonë, në Banjat "Nëna Naile" të Kllokotit, në Kosovë, me mbresa e kujtime të paharruara, pasi morëm pjesë në ato veprimtari masive festive, me tri "degëzime" të bukura. Me këtë rast, e përshëndesim nga zemra gjithë kolektivin shërbyes dhe mjekësor të tyre, si për punën e deritanishme, por dhe i urojmë ata për arritje të reja, në të ardhmen dhe u dërgojmë falënderime të sinqerta për ftesën e tyre, vëllazërore e bujare.

Tiranë, 5 maj 2013


Prof. MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Independent - ZGJEROHET SKANDALI I TRAFIKIMIT TË ORGANEVE NË KOSOVË, DO TË HETOHEN FIGURA TË LARTA QEVERITARE (05.06.2013)
ÇFARË ËSHTË E ÇFARË NUK ËSHTË GAZETARIANga INDRO MONTANELLI (05.05.2013)
KRAH PËR KRAH NË PAVDEKËSIKushtuar dëshmorëve të luftës për çlirimin e Kosovës, dr Hazir Malaj dhe Ilir Konushevci-Nga BESIM MALAJ (05.05.2013)
Shpirti dritë i bëftë gjithmonë!BEKIM BERISHA - ABEJA - LUM AI I LUMI SA BUKUR E KA FITUAR PËRJETËSINËNga MUSTAFË RUGOVA (05.05.2013)
GJOVALIN TRAFIKIM DEPUTETËSH: KADELI NGA ISH-GREVISTI DEPUTET I EDI RAMËS - NË MBËSHTETËS I SALI BERISHËS (05.05.2013)
TA DUASH, TA NDËRTOSH DHE MBROSH TË VËRTETËN!Parathënia e librit 'Tirania e tranzicionit" të Elida BuçpapajtNga Dr. PËRPARIM KABO (05.04.2013)
MARTIRI I KOMBIT ISLAM BALI NOKSHIQI, I NDERUAR NË TRI SHTETENga RAMIZ LUSHAJ (05.04.2013)
SEKRETARI KERRY - SOLIDARITET ME MEDIAT E PAVARURA NË GJITHË BOTËN (05.03.2013)
FRAGMENT I MAJËS SË KULLËS SË RE TË QENDRËS BOTËRORE TË TREGITISË (05.03.2013)
PËRGËNJESHTROHET ADEM DEMAÇI - FOTOGRAFITË E TIJ ME TAHIR ZEMAJN JANË ORIGJINALE (05.03.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]