Tani me plot gojën mund të quhet ish-deputet i PS, pasi dalja publikisht krah
Berishës, atë të cilin ai e quante kundërshtar politik, e rendit në radhët e
PD. Gjovalin Kadeli, një i majtë 24 karat, ndër ata që bëri dhe grevë urie
bashkë më socialistë të tjerë në cadrat para kryeminsitrisë, për hapjen e
kutive të votimit, ka deklaruar shkëputjen nga PS. "˜U largova pasi kryetari Rama do pranë vetes vetëm
servilat', tha ai. Në setin e fotove është Kadeli si grevist dhe sot, Kadeli që
inauguroi një rrugë në Lezhë së bashku me kreun e qeverisë, Berisha, pasi ky i
fundit i bëri ftesë që ish-deputeti socialist të kandidojë si i PD, duke i
futur dhe emrin në listat e kandidatëve për deputetë te PD. (d.b/BalkanWeb)