Bekim Berisha
Bekim Berisha, i njohur me nofkën e luftës "ABE-ja", lindi më 15 qershor
të vitit 1966 në fshatin Graboc të Pejes dhe vdiq më 10 gusht të vitit 1998.
Bekimi, biri i një familje bujare dhe liridashese ishte njëri ndër luftëtarët
më të dashur jo vetëm në Rrafshin e Dukagjinit por në mbarë opinionin atdhetarë
të Kosovës.
Kur kujtojmë këtë djal nane, këtë luftetar të pakurkund shoq, është e
pamundëshme të permbahesh dhe mos të dridhet zemra per këtë vlerë të madhe
njerëzore. ABE-ja,,ky djalosh fjalëpak, por më i madhi luftetar sot prehet i
qetë në token dardane, e ku ne të tjerët e perkujtojmë me shumë mall duke u
perkulur prane rrasës së vorrit me më t'madhin rrespekt. Lum ai i lumi, sa bukur e ka fituar perjetesinë! Atij
sot, po i perkulen deri në tokë edhe gjeneralë të ushtrisë kroate, e ne, kjo na
jep nderë dhe na ben krenarë që kishim nje djal nane kaq të mirë.
Nuk ka fjalë që mund të pershkuash gjithë tiparet e ketij djaloshi guximtar.
Ai, edhe pse e dinte mirë se perballë kishte një ushtri nder më të fuqishmet ne
Europë, i kishte shpallë luftë ,tamam sikur dragoji që i del n'mejdan kulçedrës
duke e kqyrë vdekjen në dritë të syrit, dhe duke i thënë asaj: - Pikë falë mos
të qofsha! Këtu, ja ku më ke! Nuk e njohu kete frike dhe nuk e
kurseu jeten per ta mbrojtur trollin e vet Dardan. Jam i bindur që shpirti i
tij fisnik edhe sot fluturon neper qiell per t'na mbrojtur nga e keqja...
Shpirti dritë i bëftë gjithmonë!
...!
Falë trimave dhe heronjeve si ABE-ja ky vend i yni i pafat gjatë gjithë historisë
se saj, që guximshem dhe me zemer prej luanit i kane dalë zot Atdheut duke u
bere fli per trollin e shenjte te Dardanisë.
Gjithë të verteten shqiptare, heroizmim, nderin dhe gjithe vlerat që i ka pasur
pergjate gjithe historisë populli yne i pervuajtur, sot disa cuba, qe rastesia
i ka vene ne piramiden e pushtetit, e te cilet deri dje sikur minjte ishin
futur neper gropat dhe birat e tyre,dhe per çudinë e Zotit menjehere posa ishte
larguar era e barotit, keta minje lakmitarë dualen prej labirintheve nentokesore
dhe si hienat iu versulën Dardanise dhe po ia çkyejne lekuren edhe mishin pa
meshirë.
Kryekeput kunder idealit te atyre qe dhanë jeten. Ndaj edhe ne që perpiqemi ti
kujtojme të renet e kombit, shpesh, droj se, po i lëndojme ata!!
-Per VOAL, Ch, Maj 2013-