E Djelë, 04.28.2024, 05:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ZËRI I AMERIKËS 70 VJET NË SHËRBIMIN SHQIP
Nga KËZE KOZETA ZYLO

E Premte, 05.10.2013, 02:27pm (GMT+1)


           

Në mjediset e zyravetë Zërit të Amerikës në Washington DC u festua 70 vjetori i Zërit të Amerikës në shërbimin Shqip.  Gazetarë,personalitete të shquara amerikane dhe shqiptare nderuan dhe vlerësuan punën epalodhur të Zerit të Amerikës në shërbimin shqip që ka kryer plot 70 vjet meradhë.  Zëri i Amerikës është një ngamediat më kryesore dhe që ka realizuar një nga misionet më fisnike për të frymëzuarpopujt që jetonin nën diktaturë që të çliroheshin dhe të fitonin Lirinë emohuar.  Për rrjedhojë kurrë shqiptarëtnuk do ta harrojnë emisionin: "Ju flet Zëri i Amerikës" veçanërisht nëluftën dhe përpjekjet e përmbysjes së sistemit komunist dhe ardhjen edemokracisë.  Zëri i ikonës së gazetarisëDr.Elez Biberaj u bë një nga zërat më të dashur dhe më besues se shumëpolitikanë të tjerë që morën frenat e drejtimit pas përmbysjes së diktaturës...

            Ceremoninëe ka hapur Dr.Elez Biberaj drejtor i Euroazisë për Zërin e Amerikës i cili ndërtë tjera tha se ishte i nderuar t'i përshëndeste dhe të festonin së bashku 70vjetorin e Zërit të Amerikës në shërbimin shqip.  Zëri i Amerikës në shërbimin shqip ka qenëprotagoniste e etapave më të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar.  Dr.Biberaj falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjene tyre dhe vlerësimin që i bëjnë punës së gazetarëve duke u bazuar në principetmë demokratike.  Gjithashtu përshëndetiZv/Sekretarin e shtetit që kishin ardhur në këtë ceremoni z. Philip Reeker,senatorin Dennis DeConcini, Kongresistin Eliot Engel, ambasadorin e Kosovës, tëMaqedonisë, sekretarin e parë të Ambasadës të Montenegros, ish ambasadorë tëShqipërisë, diplomatë, ekspertë të çështjeve të Shqipërise dhe Ballkanit etj...  Me mjaft respekt foli për kontributin e ishgazetarëve si: Gjon Kadeli, Idriz Lamaj, Gjek Gjonlekaj, Frank Shkreli, andShaqir Salihu si dhe për shumë ish dhe gazetarë të tanishëm që punojnë në rajonnë kondita shumë të vështira dhe që po japin një kontribut shumë të madh nëprogramin e VOA-s.  Ata janë: Armand Mero, Ilirian Agolli, Pëllumb Sulo, Raimond Kola,Besim Abazi, Leonat Shehu, Ali Salaj, Ramadan Isaku, AferditaSaracini-Kelmendi, Ibrahim Osmani, Linda Karadaku, Shefki Morina, Fahri Musliu,dhe Diana Toska.

Ceremonia është moderuar plot kulturë dhe profesionalizëm nga z.Arben Xhixho, drejtor i programit të Zërit të Amerikës në Shqip. Në këtë ceremoni përshëndetën z.David Ensor, drejtori i Zërit të Amerikës, Richard Lobo, JeffTrimble, nobelisti Dr.Ferid Murad, ambasadori i parë amerikan në ShqipëriRyerson, prof.Nicholas C.Pano etj... Zëvendës ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Philip Reeker, Kongresisti Eliot Engel, ishsenatori Dennis DeConcini, z.Ali Ahmeti deputet në Parlamentin e Maqedonisëetj.

Ata e çmuan lart roline Zërit të Amerikës në shqip dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ka luajtur dhe luan në çështjenkombëtare.  Me konsideratat më të larta u shprehën dhe për Dr.Elez Biberaj i cili me fuqinë e të vërtetës së fjalës demokratike ngriti peshë zemrat e shqiptarëve për të përmbysur diktaturën.  Një nga gazetarët amerikanë gjatë bisedës sëlirë m'u shpreh se kur ai vizitoi Kosovën pasi ishte prezantuarse ishte gazetar i Zërit tëAmerikës,menjëherë shqiptarët m'u përgjigjën se atje kemi Elez Biberaj, Rock Star!...

            Me mjaft interes u ndoqën dhe vidiot e përgatitura enkas për këtë ceremoni ku pjesëmarrësit shikonin me emocion si ardhjen e JamesBaker nëTiranë, ish Sekretarittë Shtetitamerikan apo momente të ndryshme nga filmimet dhe materialet e gazetarëve. 

Me duartrokitje të fuqishme u mirëprit dekorimi që iu bë Zërit të Amerikësnga Presidenti Nishani.  Çmimi i mirënjohjes iu dorëzua z.David EnsorDrejtorit tëZërit të Amerikës nga z.Edwin Schwartzdhe nga z.Arben Idrizi këshilltarë pranëPresidentit Nishani.              Njëkohësisht në këtë ceremoni u dekorua me çmimin e lartë "Nderi i Kombit" Dr.Elez Biberaj,dekoratë që u mirëprit me plot respekt dhemirënjohjenga të gjithë të pranishmit.

Në 70 Vjetorin e Zërit të Amerikës në Shqip z.Frank Shkreli ish Drejtor i Divizionit Evropian, dhe seksionit shqip solli mjaft kujtimegjatë karierës së tij si gazetar.  Ai thase unë praktikisht jam rritur në këtë ndërtesë. Prandaj kthimi këtu ështëgjithmonë një kënaqësi e madhe për mua.  Ështësi të kthehesh në shtëpi.  VOA shqiptaree vogël, por guximtare u përballë me mungesën e stafit për të paktën 45 vitet epara të historisë së saj. Duke pasur parasysh natyrën e regjimit komunistshqiptar, Shërbimi Shqiptar - ndryshe nga shërbimet e tjera të VOA-s qëtransmetoheshin në Evropën Lindore nuk kishte asnjë lloj kontakti meaudiencën e saj në Shqipëri.  Për shkaktë mungesës së stafit, na është dashur të punojmë shumë, shpesh pa ndalesë,shtatë ditë në javë për periudha të gjata kohore.  Por gjithësesi kjo nuk ishte gjëja më evështirë, ajo që ishte e vështirë gjatë këtyre viteve, ishte fakti se ne nukkishim asnjë ide nëse dikush ishte duke na dëgjuar nga ana tjetër.  Mbaj mend një prej kolegëve të mi, XhevatKallajxhi nga Gjirokastra, kur pasi mbaronim programin, ai kthehej nga unë dhethonte: "E mo Shkreli, thua na dëgjoi njeri sot?''. Shqipëria ishte njëshoqëri e mbyllur komuniste, si asnjë vend tjetër...

Mjaft emocionale dhe tronditëse ishte fjala egazetares znj.Zamira Edwards e cila së bashku me vëllain dhe motrën u arratisënnga Shqipëria me not drejt Korfuzit... Drithëruese ishte kur jepej në vidiofotografia e vëllait të saj aq simpatik, i cili mjerisht nuk e kaloi dot detinJon.  Kur Zamirën e pyeten se nëse motratdo ta dinin se vëllai do të mbetej në ujëra përgjithmonë, ato thanë se ne nukdo ta ndërmerrnim kete hap aq te guximshëm. Familja e saj dhe vetë ato kanë qenë të internuara, të persekutuaratmerrësisht nga sistemi diktatorial në Shqipëri.  Tmerret që ato panë i detyruan të largoheshinpërgjithmonë nga prindërit dhe toka shqiptare. Historia e tyre është e denjë për një film horror në Hollivud, shpresojqë një dite ta shoh të realizuar...

Nëpërmjet vidios kanë përshëndetur presidentii Shqipërisë z.Nishani dhe presidentja e Kosovës znj.Atifete Jahjaga të cilët nëemër të popullit shqiptar iu uruan Zërit të Amerikës dhe seksionit shqip 70vjetorin duke e çmuar si zëri më i fuqishëm i medias shqiptare. 

Në pjesën e fundit të ceremonisë kanë përshëndeturnëpërmjet ekranit të gjithë gazetarët shqiptarë që punojnë pranë Zërit të Amerikës,ku ndërmjet tyre ishte dhe vajza e vogël Fiona Prifti, e bija e gazetares sëmirënjohur Keida Kostreci, e cila me zërin e saj fëminor ka uruar Zërin eAmerikës: Gëzuar 70 vjetorin, çka flet qartë për mësim të historisë nëbreza!  Ndërkohë z.Xhixho ka ftuar tëgjithë pjesëmarresit në kokteil të cilët u argëtuan me zërin e bukur tësopranos së shquar Lindita Mezini Lole të shoqëruar mjeshtërisht në piano ngaMerzana Kostreci.

TV Alba Life ishte i ftuar në këtë ceremonidhe së shpejti do të transmetojë në kanalet televizive aktivitetin që uzhvillua në selinë e Zërit të Amerikës në Washington DC me rastin e 70 vjetorittë Zerit të Amerikës në Shqip.

 

9 Maj, 2013

Washington DC

 

 


Dr.Elez Biberaj nderohet me cmimin e larte: "Nderi i Kombit". Ne emer te Presidentit te Shqiperise z.Bujar Nishani dekorata u dorezua nga z.Arben Idrizi Këshilltar Ligjor i Presidentit. Shume shqiptare e kujtojne me nostalgji zerin e gazetarit te shquar Dr.Biberaj i cili duke pasur baze principet e Demokracise Amerikane frymezoi gjithe degjuesit e tij per te permbysur diktaturen dhe per te sjelle Lirine. Mirenjohje per punen tuaj!

KEZE KOZETA ZYLO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LUGINA E PRESHEVËS - TË KRIJOHET ASOCIACIONI I KOMUNAVE SHQIPTARE (05.10.2013)
KOSOVA, RRUGA E GJATË EVROPIANE (05.09.2013)
NË TIRANË PËRKUJTOHEN ILIR KONUSHEVCI E HAZIR MALA (05.09.2013)
A KA DORËZUAR NJAZI KOSOVRASTI NJË LISTË TË BARDHË NË KQZ? (05.09.2013)
”DY HEROINA SHQIPTARE” (NGA ARKIV I DIELLIT)Nga DALIP GRECA (05.09.2013)
JEMI SHTET LAIK A ISLAMIK?Nga GANI MEHMETAJ (05.09.2013)
ELEZ BIBERAJ - FALËNDERIM DHE MIRËNJOHJE TË THELLË PRESIDENTIT NISHANIFalenderoj përzemërsisht Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij Bujar Nishani, për dekorimin tim me Urdhrin “Nderi i Kombit.” (05.09.2013)
KOSOVË, KONFERENCË ME TEMËN 'ROLI I ISLAMIT NË PARANDALIMIN E DHUNËS NDAJ FEMRËS' (05.08.2013)
Blic - NASER KELMENDI BASHKËPUNËTOR I BOSËVE SERBË TË KRIMIT (05.08.2013)
TË PERSEKUTUEMIT POLITIK A KANË PASQYRË?...Nga FRITZ RADOVANI (05.08.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]