E Djelë, 04.28.2024, 07:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
”DY HEROINA SHQIPTARE” (NGA ARKIV I DIELLIT)
Nga DALIP GRECA

E Enjte, 05.09.2013, 07:42am (GMT+1)



Duke përgatitur lidhjen e koleksionit të Gazetës Dielli për vitin 1984 më ra në sy titulli hapës i faqes së parë të numrit 14 (Viti i 75-të i botimit), tetor 1984, i edituar atëherë nga ish gazetari i Zërit të Amerikës, mjeshtri i penës që shkruante me frymën e rilindasve, Xhevat Kallajxhiu, ish kryeredaktor i Gazetës Demokratia e Gjirokastrës në vitet '30-"˜40 të shekullit të shkuar. Ishte viti i tetë që Kallajxhiu editonte Diellin; e kishte pranuar thirrjen e Vatrës më 1 tetor 1976.

Gazeta e tetorit '84 hapej me aktin e dy motrave Zamira dhe Isabela Islami, të cilat kishin kapërcyer detin me not dhe kishin kaluar në Korfuz, ku ishin dorëzuar tek autoritetet greke. Motrat kishin shpëtuar vetë nga vuajtjet e ferrit komunist, por vëllai i tyre Klementi kishte humbur jetën. Dielli e përshkruan aventurën e dy motrave nëpër dallgët e detit, aventurë që kishte zgjatur 12 orë. Pena e Xhevat Kallajxhiut e përshkruan aktin e tyre heroik dhe i cilëson ato si "dy heroina."

Humbjen e vëllait, Kelmendit, Dielli e përshkruan kështu: Që të tre notuan pranë njëri tjetrit gjer në afërsi të Korfuzit, por atje nga korrentet e detit, e humbën njëri-tjetrin. Zamira dhe Isabela u gjetën dhe u muarën nga një Jaht Italian, i cili i çoi në Korfuz. I vëllai, mjerisht nuk u gjet dhe nuk dihet se si përfundoi fati i tij.

Duke u përpjekur të sjellë detaje, Dielli shkruan: Të dy motart dhe i vëllai e kishin bërë me kohë planin për t'u arratisur nga Shqipëria dhe kur u erdhi rasti i volitshëm, kur shkuan në Sarandë për pushime, e vunë në zbatim.

Arratisja e guximshme e Zamirës dhe Isabelës u lajmëruan nga Agjencitë dhe gazetat e Greqisë dhe të shumë vendeve të tjera të Botës, njoftonte Dielli. Gazetat botuan me tituj të mëdhenj hollësirat e arratisjes dhe intervistat si dhe fotografitë e këtyre dy heroniave shqiptare.

Kur Dielli botonte këtë koment për "Dy heroinat" njoftonte se ato ndodheshin përkohësisht në Athinë dhe pritej që të vinin shpejt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu Dielli paralajmëronte se ato do të vendoseshin për ca kohë në Detroit, ku ndodhej daiu i tyre (në fakt i priti djali i xhaxhait të nënës), zoti Isuf Selenica bashkë me familjen e tij. Në fakt motrat mbërritën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 19 dhjetor 1984 dhe u vendosën për gjashtë muaj në Detroit për të kaluar më pas në Washington.

Dielli shfaqte shpresën se për zonjushat Zamira dhe Isabela do të shkruante sërish dhe shtonte: Për tani kufizohemi vetëm duke i uruar që t'i marrë fati për mbarë!

Motrat Zamira dhe Isabela i përkisnin një familje atdhetare që kishtë dhënë shumë për Kombin, kishin dhënë kontribut për krijimin e shtetit shqiptar, si nga nëna ashtu edhe nga baba, por regjimi komunist i masakroi, pushkatoi, burgosi, internoi. Edhe gjyshja 90 vjeçare ishte internuar, edhe prindërit dy here. Vetë motrat kishin kaluar 10 vite internimi para arratisjes, ndërsa vëllai, para arratisjes kishte qenë në burg për "agjitacion e propogandë". Pikërisht kur ishte arrestuar i vëllai ato ishin internuar në Çermë të Lushnjës.


DALIP GRECA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JEMI SHTET LAIK A ISLAMIK?Nga GANI MEHMETAJ (05.09.2013)
ELEZ BIBERAJ - FALËNDERIM DHE MIRËNJOHJE TË THELLË PRESIDENTIT NISHANIFalenderoj përzemërsisht Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij Bujar Nishani, për dekorimin tim me Urdhrin “Nderi i Kombit.” (05.09.2013)
KOSOVË, KONFERENCË ME TEMËN 'ROLI I ISLAMIT NË PARANDALIMIN E DHUNËS NDAJ FEMRËS' (05.08.2013)
Blic - NASER KELMENDI BASHKËPUNËTOR I BOSËVE SERBË TË KRIMIT (05.08.2013)
TË PERSEKUTUEMIT POLITIK A KANË PASQYRË?...Nga FRITZ RADOVANI (05.08.2013)
MARK MARKU ZHDUKET NGA LISTA E PD - IA KAM TËRHEQUR VESHIN QEVERISË (05.08.2013)
OBAMA - 'KAM MËSUAR GANGMAN STYLE, MA KANË MËSUAR MALIA E SASHA' (05.08.2013)
REXHEP ISMAJLI - GJUHËSIA SHQIPTARE DUHET TË MENDOJË BASHKËRISHTEdhe pse nuk është shteti ai që duhet të bëjë normën, shteti është ai që duhet të mbështesë ekspertët që ta bëjnë atë, thotë akademik Rexhep Ismajli (05.07.2013)
POLITIKA SERBO-SLLAVE ME SPASTRIME DHE DËBIME TERRITORESH ME SHQIPTARË NGA KRIHNA, RRETHI DERI NË FAMILJE!Nga ASLLAN DIBRANI (05.07.2013)
SHPRESA DHE ZHGËNJIME - DY FJALË PËR ATA QË ÒªDO MAJ MBURREN PËR MPOSHTJEN E NAZIZMIT, DUKE HARRUAR KRIMET E TYRE MONSTRUOZE NDAJ VËLLEZËRVE TË TYRE SHQIPTARËNga PËLLUMB LAMAJ, ish i Dënuar Politik në Burgun e Spaçit (05.07.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]