E Martë, 05.14.2024, 11:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PRISHTINA DO TË KETË MOMUMENTIN E HOLOKAUSTIT

E Hënë, 05.20.2013, 01:56pm (GMT+1)




Prishtinë, 20 maj - Mbi 300 mysafirë nga gati 50 shtete nga pesë kontinente do të vijnë në Kosovë në Javën e Tolerancës, që do zhvillohet nga 20-26 maj. "Respekti dhe mirëkuptimi ndërmjet komuniteteve është një prioritet i rëndësishëm për Kosovën, duke pasur parasysh historinë e gjatë të diversitetit fetar në vend dhe trashëgiminë historike, sidomos atë të viteve të fundit", theksohet në komunikatën e MPJ të Kosovës.

Bëhet e ditur se në Javën e Tolerancës që fillon të hënën, Kosova do të marrë Gurin e saj për Paqe, i cili në një ceremoni të organizuar nga presidentja Atifete Jahjaga do të vendoset në Muzeun Kombëtar në Prishtinë, duke iu bashkuar kështu grupit të qyteteve, që kanë nderuar viktimat e luftës, me hapësirën kushtuar atyre, me urime për një botë më paqësore.

Përurimi i Monumentit të Holokaustit nga kryeministri Hashim Thaçi, më 23 maj, në vendin ku ndodhej sinagoga hebraike e fundit e Prishtinës, do të shndërrohet në një rikujtim të përhershëm të pranisë së rëndësishme të komunitetit të vogël hebraik të Kosovës.

Kosova gjithashtu do të ndajë me të pranishmit kodin shqiptar të Besës ose "të nderit", falë të cilit shumë myslimanë shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nga fundi i javës, takimi i dhjetë jubilar i Grupit të Mëngjesit të Lutjeve në Evropës Juglindore (Lutja Kombëtare e Mëngjesit) do të organizohet në Prishtinë nga Kuvendi i Kosovës, nga 24-26 maj.

Konferenca ndërfetare, e cila do të zhvillohet në Pejë, nga 24-26 maj, do të jetë gjithashtu një forum i rëndësishëm për debat dhe dialog kritik për çështjet ndërfetare në Kosovë.

Ministri i Jashtëm Hoxhaj, së bashku me organizata ekumenike nga Kosova dhe Britania e Madhe, do të jenë mikpritës të 160 mysafirëve, duke përfshirë edhe prijësit e komuniteteve dhe ekspertë nga 42 shtete për të diskutuar mbi çështjet e dialogut ndërfetar në Evropë dhe në botë.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Radio Evropa e Lirë - JETA NËN DHUNË (05.20.2013)
ELVIN LUKU - TALK SHOW ËSHTË FYTYRA E MODERATORIT (05.20.2013)
KRYETARI I SHOQATËS SË KONSUMATORËVE ISLAM CANI FLET PËR VARFËRINË - 30% E FAMILJEVE SHQIPTARE USHQEHEN ME LISTËIntervistoi ERMELINDA HOXHA (05.19.2013)
VEPRIMTARIA ZONALE E SHOQATËS "DARDANIA"- JUBILEU I PAVARËSISË NË MANNHEIMFotoreportazh nga IDRIZ ZEQIRAJ (05.19.2013)
ËSHTË DANIMARKA NË KRYE TË FITUESVE TË FESTIVALIT EVROPIAN TË KËNGËS - EUROSONG (05.19.2013)
KRISTO KIRKA, PATRIOT I DY SHQIPËRIVE!Nga Prof. SAMI REPISHTI (05.19.2013)
SPAÇ 21-23 MAJ 1973, 40 VJETORI I NGRITJES SË FLAMURIT PA YLLNga BEDRI BLLOSHMI (05.19.2013)
PAPA FRANÇESKU - 'DEZINFORMACIONI, DENIGRIMI DHE SHPIFJA JANË MËKAT' Papa - 'I krishteri duhet të fitojë ndaj tundimit për t'u përzier në jetën e të tjerëve' (05.19.2013)
NEXHMIJE PAGARUSHA MERR DEKORATË NË NDERIM TË KARRIERËS NGA UNIVERSITETI AABNë shënimin e 80-vjetorit të lindjes së saj (05.18.2013)
QEVERIA DO TË KËRKOJË SQARIME NGA AMBASADA AMERIKANE PËR TREPÇËNMimoza Kusari - Lila nuk e di mirë nëse fati i “Trepçës” është diskutuar në Bruksel. (05.18.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]