DY FJALË ZEMRE PËR ANGELEN Poezi nga AGIM GASHI
E Premte, 06.07.2013, 06:29am (GMT+1)
Si dikur Edit Durham-i
Që ngriste zërin në qiell e në re,
Ashtu sot na del Angela
Me na e mbrojtë këtë pak atdhe.
Emri Angela në gjuhë shqipe
Do të thotë engjëllore,
Me atë zemër shumë të madhe
N´botë është gruaja më madhështore.
Po i tregon botës mbarë
Angela Merkel kjo grua trime,
Si Kosova edhe Shqipëria
Kan miq plot, nuk janë jetime.
Këto miqësi në botën mbarë
Që me krenari i mban Kosova,
I vulosi me vula të arta
Presidenti Ibrahim Rugova.
Mikesha e jonë Angela Merkel
Bundeskancelare e Gjermanisë,
Përherë do të jeshë në zemrat tona
Të tokës sublime Arbërisë.
06.06.13
Düren
AGIM GASHI
|