VETËVENDOSJE PROTESTON TË ENJTEN KUNDËR MARRËVESHJES KOSOVË-SERBI
E Martë, 06.25.2013, 02:50pm (GMT+1)
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje që ratifikimi i Marrëveshjes për
normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë të pritet me
demonstrata.
Lideri dhe nënkryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti, gjatë
një konference të jashtëzakonshme për media, kanë thirrur popullin për të
kundërshtuar marrëveshjen Thaçi - Daçiç, në demonstratën që do të mbahet më 27
qershor para Kuvendit të Republikës së Kosovës.
"Një Qeveri, e cila edhe nga Freedom House është cilësuar si regjim gjysmë-autoritar
kurrsesi nuk do të duhej të flasë në emrin tonë dhe të marrë vendime për neve",
ka thënë pos tjerash Kurti
.
www.voal-online.ch
|