E Mërkurë, 05.15.2024, 01:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DY DATA ME RËNDËSI HISTORIKE 1990-07-02 DHE 1990-09-07 QË ME KRENARI U SHËNUAN DHE PËRKUJTUAN NË ZVICËR
Fotoreportazh nga ABAS FEJZULLAHI

E Mërkurë, 07.03.2013, 07:52am (GMT+1)



Parlamenti i Kosovës dhe institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, deri më tani s`kan treguar përgjegjësi institucionale, për t`i nderuar dhe përkujtuar ashtu si duhet dhe si e meritojnë dy data me rëndësi historike: 2 K0RRTORIN DHE 7 FRYTORIN (SHTATORIN) E VITIT 1990, KUR U SHPALL KOSOVA REPUBLIKË, nga delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët pothuaj se janë lënë në harresë, nga parlamentarët e tashëm të Republikës së Kosovës, shumica prej tyre, janë përkujdesur dhe vazhdimisht përkujdesen, vetëm për tu pasuruar përmes ardhjes në pushtet e pozitë, për të rregulluar mirëqenjën e tyre vetanake, e sa për mirëqenien e popullit, deri më tani është dëshmuar se sa i përket fatit të tij me gjithëmend e kanë lënë në pergjegjen që u jepet shpeshëherë lypsarëve në rrugë kur lypn lëmosh, e s`ju japin asgjë, por u thonë mes tjerash:"...Zoti të ndihmoft"..! A.F

Dega e LDK-së në Zvicër me një tubim festiv shenoi 23 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të Republikës së Kosovës e njohur në popullin shqiptar si "Deklarata e 2 Korrikut", Zofingen,30 qershor 2013

Me rastin e 23 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nën kujdesin e Degës së LDK-së në Zvicër, organizatorët e këtij manifestimi ishin nëndegët e LDK-së në Zofingen, Langenthal, Wilisau, Niedwalden dhe Shoqata Humanitare "Salih Çekaj" në Zvicër.

Pas ndëgjimit dhe nderimit që ju bë hymnit të Kosovës - hymnit Dardan " Kur ka ra kushtrimi n`Kosovë", z. Zeqir Gjukaj, bëri hapjen e programit duke përshëndetur praninë e sekretarit të degës së LDK-së për Gjermani dhe ushtarakun e UçK-së z. Shpend Shala, ish zëvendës ministrin e mbrojtjës në ministrin e Ahmet Krasniqit z. Agim Mehmeti, kryetarin e Degës së LDK-së në Zvicër z. Haki Latifi dhe kryesinë e kësaj Dege, kryetarin e Shoqatës Humanitare"Salih Çekaj" z. Saim Tahiraj, z.Abas Fejzullahu, kryetar i Shoqatës Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër etj.


Pamje nga nderimi i himnit " Kur ka ra kushtrimi n`Kosovë"

Në fjalimin e tij, z.Haki Latifi, Kryetar i degës së LDK-së në Zvicër, në fillim u drejtoj një falënderim kryesive të nëndegëve të LDK-së në Zofingen, Langenthal, Wilisau, Niedwalden dhe Shoqata Humanitare "Salih Çekaj" në Zvicër, në cilësinë e mikpritësit për ndihmën e dhënë në organizimin e bashkatdhetarëve të këtyre rajoneve. Në vijim lexoi punimin e tij kushtuar dy datave historike:

Të nderuar pjesmarrës

Jemi tubuar sot që të festojmë së bashku shënimin e 23- vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në të cilën, më 2 korrik të këtij viti, mbushen 23-vjet nga dita e miratimit të kësaj Deklarate nga delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës para dyerve të Parlamentit të Kosovës të rrethuar me polici serbo -sllave anë e mbanë, deputetët Ilaz Ramajliu, Bujar Gjurgjeala, Muharrem Shabani dhe 112 deputet të tjerë qendronin të përgatitur për të u ballafaquar me rrahjen, dhunën, sharjen, gjakosjen deri edhe vrasjen e tyre.


Z.Haki Latifi duke lexuar punimin e tij përmbajta e të cilit është paraqitur i tëri në vijim


Shpallja dhe Miratimi i kësaj deklarate ishte padyshim një akt me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar, ishte gurthemelin e shtetit të Kosovës. Ky akt politiko-juridik ishte shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi në rrethanat e reja që po krijoheshin asokohe ndër shqiptarët dhe në gjithë rajonin e Ballkanit ishte gur themel i pavarësisë së Kosovës. Shpalljës së Kushtetuese të Republikës së Kosovës i paraprinë shuarja e autonomisë së atëhershme që kishte Kosova me kushtetutën e e vitit 1974 dhe tani po shënonte fillimin e serbizimit të Kosovës dhe në të njëjtën kohë paraqiste hyrje në një periudhë tepër të rëndë për shqiptarët të cilët po trajtoheshin, jo vetëm si qytetarë të rendit të dytë, por edhe po u nënshtroheshin torturave sistematike nga regjimi kriminal serb.

Duke qenë të vetëdijshëm për momentin historik para të cilit ndodhej Kosova, delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, më 2 korrik të vitit 1990, miratuan publikisht (para Kuvendit të Kosovës) Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Ky ishte një akt historik i pritur moti dhe që shprehte aspiratat shekullore të popullit të Kosovës për mëvetësi shtetërore e territoriale nga Serbia.

Moment politik me rëndësi në ato rrethana ishte fakti se në Kosovë tashmë po vepronte një lëvizje e fuqishme demokratike shtetformuese në krye me LDK-në. Ishte kjo koha kur në horizont tashmë dukej shpërbërja e qartë e ish-RSFJ-së, krijesë kjo artificiale dhe krejtësisht antishqiptare e dominuar kryesisht nga ambiciet dhe politika hegjemoniste serbe.

Dy muaj pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, që në popull njihet edhe si Deklarata e Pavarësisë, pra më 7 shtator të vitit 1990, të njëjtët delegatë nxorën aktin më të lartë juridik - Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me këtë ata edhe formalisht Kosovën e shpallën Republikë.

Por, sikundër pritej edhe në ato momente dramatike, Serbia fill pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, duke suprimuar me forcën e tankeve të gjitha institucionet e Kosovës, duke filluar nga Kuvendi e Këshilli Ekzekutiv i tij dhe deri tek të gjitha institucionet e tjera shkencore, arsimore e kulturore. Edhe delegatët e kësaj legjislature nuk mund ti shpëtonin ndjekjeve dhe burgosjeve nga policija serbo-sllave në të cilën një pjesë e tyre duke ju falenderuar bujarisë dhe kontributit të veprimtarëve të Degës së LDK-së në Zvicër gjetën strehim në familjët shqiptare në Zvicër.Nuk ka asnjë dyshim se Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, të vitit 1990, shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës, që do të shpjerë deri në ditët e sotme, kur Kosova tashmë e ka dhe e gëzon edhe pavarësinë formale si shtet. Në rrethanat e tashme dhe pas përfundimit të luftës, të masakrimeve, të eksodit masiv të popullit të Kosovës e të shkatërrimeve të tmerrshme, mund të thuhet se ekziston një lidhëshmëri e fuqishme e përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri, për pavarësi e për shtetësi. Kjo idhëshmëri nuk mund të mohohet nga askush dhe kjo që po përjeton tash Kosova është meritë e popullit, e atyre që për lirinë e Kosovës u angazhuan politikisht dhe ushtarakisht, e atyre që u sakrifikuan dhe që dhanë jetën për lirinë, për demokracinë dhe për pavarësinë e Kosovës. Ky akt i legjislaturës së vitit 1990, nuk ishte akt i izoluar , ai bazën e kishte në kërkesat e gjera të qytetarëve të Kosovës, të cilët kërkonin mëvetësi, ashtu si edhe njësitë tjera të ish-Jugosllavisë. Deputetët e atëhershëm mbështetëshin edhe në Deklaratën e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe në qëndrimet e forumit të partive politike që u mbajt një ditë më parë. Në shtegun drejt reakizimit të pavarësisë, ky akt i rëndësishëm pastaj u pasurua edhe me akte të tjera, si dhe me luftën e ushtrisë çlirimtare të Kosovës.


Vendimi për shpalljën e deklaratës kushtetuese është një ngjarje e cila për herë të parë në Kosovë paraqitet me një orjentim përendimor, me mendime plurale dhe demokratike. Nën udhëheqjën e presidentit tonë historik Dr.Ibrahim Rugova, në saja të udhëheqjës së drejtë kësaj partije, ju bashkuan të gjithë shqiptarët kudo që ndodhëshin në botë.Organizimi i mirëfillt politik nga Dr.Rugova dhe bashkëpuntorët e tij ishte i shkelqyeshëm dhe hapi rrugën e të gjitha organizimeve, të cilët janë themelët e çlirimit të vendit nga okupimi serbë dhe njohja ndërkombëtare e shtetit të Kosovës. LDK-së gjatë asaj periudhe ju deshtë që ti mobilizoj të gjitha forcat të cilat do të bazoheshin në unitet, në mënyrë që të realizohët projekti i strategut tonë Dr.Ibrahim Rugovës dhe të gjithë veprimtarëve të cilët me sakrificën e jetës së tyre kontribuan për liri dhe demokraci dhe shtet sovran të Republikës së Kosovës. Vlen të përmendët edhe përkushtimi në këtë rast i Heroit Salih Çekaj i cili në cilësin e juristit të gjykatës komunale të Deçanit, doli haptas në përkrahje të kushtetutës së 7 shtatorit si njëri ndër hartuesit kryesor të statutit komunal në bazë te kushtetutës se Kaçanikut.U falemi përjetë të gjithë atyre që ranë për të mos vdekur kurrë në kujtesën e shqiptarëve.

Nderimi i përjetshëm për veprimtarët dhe ata njerëz që fizikisht nuk i kemi në mesin tonë! Ata bënë që këta përvjetorë, të mbajnë vulën e angazhimeve dhe të punës së tyre tha në fund kryetari Degës së LDK-së në Zvicër z. Haki Latifi.

Ndërsa në vazhdim Mësuesi i shkollës së mësimit plotësues të gjuhës shqipe z. Hamzë Morina kishte përgaditur një program të pasur recitimesh të përgaditura nga nxënësit.

Pjesë e dytë e këtij programi festiv vazhdoj me këngë dhe valle të kënduara nga këngëtarët e mirënjohur Lule Bajra, Mentor Mushkolaj, Valon Islamaj, Gjide Morina dhe Minire Ramadani me Orkestrën e tyre. Me këtë shifet se kjo Degë e LDK-së në Zvicër ishte dhe mbetet madhështia e shqiptarëve në mërgatë. Salla e mbushur përplot gumëzhinte, dhe dukej aq madhështore kur thuaja se të gjithë të rinjë, të moshuar, fëmijë, gra e burra së bashku dora dorës vallëzonin, dhe këndonin në zë për shqiptarinë, në atë sallën e bukur e të madhe, dhe të stermbushur përplot me shqiptarë. Organizime të tilla dinë të bëjë vetëm vullneti dhe dashuria ndaj kombit, e këtë e ka treguar LDK-ja në Zvicer që 23 vite, kur organizon dhe feston LDK-ja, aty ka vlera, ka dashuri dhe ka madhështi, tipare këto që na i la amanet i Madhi i kombit shqiptarë Presidenti historik Dr.Ibrahim Rugova.

Nxënësit e MPSHSH nga Dulikeni kantoni Solothurn paraqiten një program të pasur me këngë e recitime



LAPSH" Naim Frashëri" në kantonin Solothurn, për nderë të dy datave historike në këtë organizim u paraqiten mjaft me sukses ku dhe u duartrokiten nga të pranishmit në shenjë falënderimi për pogramin e pasur me këngë dhe recitime, përgatitur nga mësuesi z.Hamzë Morina bashkë me nxënësit nga Dulikeni që vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe.


Këngëtarja Lule Bajri me këngët e kënduara nxiti pjesëmarrësit në vallëzim e hare siç shifet në foto.
Voglushët ulur këmbëkryq përcjellin programin me këngë nga këngëtarja e mirënjohur Lule Bajri, ku pjesëmarrësit i nxiti të vallëzojnë nën tingujt e muzikës dhe këngëve të kënduara.




Pamje nga përcjellja e programit muzikor


ABAS FEJZULLAHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
-Vëzhgim - ose Qyfyre të Qeverisë në largimMBI 70 GABIME ORTOGRAFIKE, NË 7 RRJESHTA SHKRESË ZYRTARE!Nga KUJTIM RUDINA (07.03.2013)
ALI LUSHAJ I KA NGRITË NJË MONUMENT SHIPSHANIT E TROPOJËS NË KULTURËN KOMBËTARENga ISA HALILAJ (07.03.2013)
PRESIDENTI OBAMA PËRFUNDON TURNEUN AFRIKAN (07.02.2013)
NË SHQIPËRI PROBLEMI JANË INSTITUCIONETNga FRED ABRAHAMS* (07.02.2013)
THAÇI - DEKLARATA KUSHTETUESE E 2 KORRIKUT 1990, AKT GUXIMI (07.02.2013)
Në 110 vjetorin e lindjesDON KOLEC PRENNUSHI: "PËR KRISHTIN O KUNDËR KRISHTIT"Nga FRITZ RADOVANI (07.02.2013)
FOTO E JAVËS - PRESIDENTI OBAMA DHE ZONJA E PARË FLASIN NË TELEFON ME GRUAN E ISH PRESIDENTIT MANDELA (07.02.2013)
VALBONË - FLUKS I MADH TURISTËSH TË HUAJ DHE VENDAS (07.02.2013)
2 KORRIK 1990 – 2 KORRIK 2013, 23 VJET NGA HYRJA NË AMBASADANga ILIR HYSA (07.02.2013)
PRESIDENTI OBAMA ARRITI NË TANZANI (07.01.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]