E Premte, 04.26.2024, 06:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NË SHQIPËRI PROBLEMI JANË INSTITUCIONET
Nga FRED ABRAHAMS*

E Martë, 07.02.2013, 02:37pm (GMT+1)




Zgjedhjet e javës së shkuar në Shqipëri meritojnë të duartrokiten. Një pjesë e madhe e vendit refuzoi kryeministrin autoritar, Sali Berisha, që ka dominuar jetën politike të Shqipërisë që prej rënies së komunizmit 22 vite më parë. Me pak përjashtime, zgjedhjet ishin paqësore- pa dyshim një fakt pas dy dekadave tranzicion në vend.

Por vëzhguesit në Shqipëri- përfshi Bashkimin Europian, që po merr në konsideratë kandidaturën e vendit- nuk duhet të nxitohen për ta lexuar këtë sukses si shenjë të një ndryshimi strukturor. Dinamika pas zgjedhjeve, dhe një vështrim i imtësishëm mbi rezultatin, zbulojnë defektet shqetësuese që do të ndikojnë mbi Shqipëri në vitet që vijnë. Duartrokitja duhet të jetë e shkurtër.

Fillimisht, fitorja e Partisë Socialiste nuk ishte një votë për programin apo për liderët e partisë. Ajo ishte një votë kundër Berishës. Ishte një referendum për sundimin e tij, si gjatë tetë viteve të fundit, ashtu edhe për periudhën nga viti 1992. Shqiptarët refuzuan paternalizmin e tij të shkollës dhe vjetër dhe korrupsionin- të cilin kishte premtuar se do e frenonte, por nuk e bëri kurrë një gjë të tillë.

Së dyti, edhe me këtë refuzim, votuesit nuk u kthyen direkt tek ana tjetër. Socialistët fituan vetëm një votë më shumë në parlament në krahasim me katër vite më parë. Fituesi i madh ishte një parti e vogël, e quajtur Lëvizja Socialiste për Integrim, që është ndarë nga socialistët në vitin 2004, duke kaluar në koalicionin e demokratëve në vitin 2009 dhe duke rrëshqitur sërish në krahun e socialistëve për këto zgjedhje. E drejtuar nga një operator i aftë si Ilir Meta, kjo parti në mënyrë të befasishme kërceu nga 4 në 16 vende në parlament.

Një kërcim i tillë ishte i paimagjinueshëm disa muaj më parë. Partia e Metës ishte akoma në koalicionin qeverisës së Berishës, duke mbajtur ministritë e Ekonomisë, Punëve të Jashtme dhe Shëndetësisë, kështu që ajo ndan fajin për problemet e vendit. Meta vetë është akuzuar gjerësisht për korrupsion, përfshi një video të transmetuar në televizion dy vite më parë, ndërsa ishte zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, ku duket ai ndërsa organizon një marrëveshje të pistë. Vërtetësia e videos nuk u verifikua kurrë dhe prokuroria u dorëzua pas presioneve të forta politike, megjithatë akuza mbeti. Forcat e qeverisë, që qëlluan dhe vranë katër protestues në një protestë anti- korrupsion pas videos, u shpallën të pafajshëm.

Në fushatën elektorale të këtij viti, Meta bëri një lëvizje dramatike duke lënë Berishën për koalicionin socialist.
A menduan shqiptarët se ai i ka lënë pas lojërat e korruptimit? Apo ata u frymëzuan nga një platformë brilante e partisë së tij? Në të kundërt, shqiptarët u joshën nga pagesat në cash dhe nga vendet e punës, dhe askush përveç makinerisë së Metës nuk e bën më mirë këtë punë. Si demokratët, edhe socialistët- më shumë me lavdërim sesa me përbuzje- thonë se parti e tij është e organizuar, eficiente dhe shkon direkt e në pikë- në këtë rast siç dyshohet me 200 euro për votë. Si mund të shpjegohet ndryshe kjo rritje e katërfishtë pasi bashkëqeverisjes dhe pasi ndryshoi krah në minutën e fundit?

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të bëhet kryeministri i ardhshëm, por Meta do e ketë atë nën kontroll. Ashtu siç bëri me Berishën, Meta do të kërkojë një përqindje të lartë të vendeve të punës në administratë për mbështetësit e tij si dhe pandëshkueshmëri për marrëveshjet e tij të errëta. Me koston e një fushate që ka shkuar në miliona, Rama ishte i detyruar që të kërkonte ndihmë nga biznesmenë të ndryshëm në forma të dyshimta; dhe ata po ashtu do kërkojnë një rikthim të fuqishëm të investimit të tyre. Në këtë mënyrë shqiptarët kanë zgjedhur një formë më demokratike të korrupsionit, me një sistem patronazhi që shpërblen mbështetësit, ndryshe nga korrupsioni i ngushtë i Berishës për një rreth të ngushtë familjarësh e miqsh.

Vula e miratimit që ky proces zgjedhor ka marrë nga vëzhguesit ndërkombëtarë, duhet të shihet me sy skeptik. Blerja e votës është mashtrimi më i vështirë për t'u zbuluar nga vëzhguesit. Fakti që nuk u vunë re manipulime të trasha gjatë numërimit, ka ardhur për shkak të fitores dërrmuese të opozitës sesa nga një proces i përmirësuar. Nëse rezultati do ishte i ngushtë, Berisha do kishte përdorur kontrollin e tij mbi shtetin për të luajtur marifetet e tij të ndyra.

Shqipëria duket më e qëndrueshme dhe më pranë BE-së për shkak të zgjedhjeve të qeta dhe transferimit paqësor të pushtetit. Berisha madje bëri një veprim të papritur kur dha dorëheqjen si kreu i Partisë Demokratike, edhe pse do jetë pjesëtar i parlamentit të ri. Por stabiliteti është iluzion. Është i bazuar më së shumti mbi formulime shqiptare sesa mbi institucionet. Sistemi nuk punoi më mirë, thjesht nuk u testua.

Edi Rama, artist dhe ish- kryebashkiaku i Tiranës, nuk është Sali Berisha- ai do e shmangë qasjen përçarëse dhe klanore të paraardhësit të tij. Por ai i detyrohet Metës dhe atyre që i financuan fushatën. Mundësitë e tij për të nxitur një sistem funksional të drejtësisë, media të pavarura dhe polici apolitike do jenë të kufizuara.

Në Shqipëri nuk është mungesa e frymës demokratike apo njohurive që e pengon ndërtimin e institucioneve të pavarur. Është fakti se fuqive mbizotëruese në ekonomi u mungon interesi që t'i kenë ato të pavarura. Dhe kjo, pavarësisht largimit të Berishës, nuk ka ndryshuar në mënyrë radikale.

--
*Marrë nga The Huffington Post. Fred Abrahams është këshilltar special i Human Rights Watch, po shkruan një libër në lidhje me rënien e komunizmit në Shqipëri.



www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
THAÇI - DEKLARATA KUSHTETUESE E 2 KORRIKUT 1990, AKT GUXIMI (07.02.2013)
Në 110 vjetorin e lindjesDON KOLEC PRENNUSHI: "PËR KRISHTIN O KUNDËR KRISHTIT"Nga FRITZ RADOVANI (07.02.2013)
FOTO E JAVËS - PRESIDENTI OBAMA DHE ZONJA E PARË FLASIN NË TELEFON ME GRUAN E ISH PRESIDENTIT MANDELA (07.02.2013)
VALBONË - FLUKS I MADH TURISTËSH TË HUAJ DHE VENDAS (07.02.2013)
2 KORRIK 1990 – 2 KORRIK 2013, 23 VJET NGA HYRJA NË AMBASADANga ILIR HYSA (07.02.2013)
PRESIDENTI OBAMA ARRITI NË TANZANI (07.01.2013)
PROJEKTI EVROPIAN I REVISTËS 'EUROPA' (07.01.2013)
FJALORËT E DAJËS, DHE KY I TANISHMI SHQIP-SUEDISHT DO JENË GURËT E SHENJTË TË GJUHËS SHQIPENga SOKOL DEMAKU (06.30.2013)
TË GJITHË JANË TË GUXIMSHËM, KUR ARMIKU IKËNNga AUREL DASARETI, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake (06.30.2013)
HOLZNER - TAP, MË SHUMË SIGURI FURNIZIMI ME GAZ PËR EVROPËN (06.30.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]