E Enjte, 05.09.2024, 12:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KOLË MIRDITA- MIRDITORI ATDHETAR QË ME GJAKUN E TIJ I DHA DRITË KOSOVËS
Nga Mr. sc. NUE OROSHI

E Hënë, 07.08.2013, 06:47am (GMT+1)




Mirdita historikisht është njëra ndër krahinat më të njohura shqiptare ku u ruajt tradita, besa burrëria, feja dhe çdo gjë e bukur dhe e madhërishme që i takon kombit shqiptar. Mirditasit përveç besës dhe burrërisë, ata, janë shquar edhe për luftëtarë të fortë në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare. Po e jap vetëm një rast gjatë një periudhe historike, me rastin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Lidhje e cila kishte gjithsejtë rreth 18.000 luftëtarë, e, prej të cilëve 10.000 ishin Mirditorë që udhëhiqeshin nga komandanti i tyre suprem Prenk Bib Doda, i cili ishte edhe Kapidan i Mirditës, që, llogaritur në përqindje del se 60% të forcave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit përbëhej nga Mirditorët.

Mirditorët historikisht janë udhëhequr nga Dera e Kapidanit të Mirditës, derë e cila u shqua për një qëndresë të gjatë historike dhe një sakrifikim sublim për kombin dhe atdheun e robëruar.

Mirditorët gjatë periudhave historike patën edhe lëvizje të ndryshme. Një pjesë e Mirditasve u vendosen edhe në Kosovë, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit, ky ishte edhe një shkas për Prenk Bib Dodën që në Konferencën e Londrës t'i kërkoi lordit Beconsfild një zonë të gjerë te Mirditës, e cila do të përfshinte 58 bajraqe, domethënë edhe komplet Dukagjinin. Në këtë frymë kombëtare të ruajtjes së zakoneve të të parëve me tiparet e besës dhe burrnisë duke u bazuar në moton "Komb e fe, besë e Burrni", u kalitën edhe shqiptarët Mirditorë të cilët ishin të vendosura në zonën e Lugut të Drinit, ku edhe në këto vise edhe pse larg Mirditës mirditorët e Kosovës ishin të lidhur ngushtë me Luftëtarët e tjerë Mirditorë të cilët u shquan në luftëra të ndryshme.

Edhe Lugu i Drinit, siç quhej zona ku ishin të vendosur mirditorët, u shqua nëpër periudha të ndryshme historike, ku spikatë formimi i qetës së Fandit me 400 luftëtarë e të cilët udhëhiqeshin nga Pjetër Qeli- Luka, Zefi i Vogël, Zef Gjidoda, Pjetër Ramaja e shumë luftëtarë të tjerë kombëtarë të cilët me bekimin e Don Luigj Palajt iu bashkuan qetave të Isë Boletinit dhe u shquanë në Beteja historike e sidomos me vendosjen e flamurit Kombëtar shqiptar në qendrën shpirtërore të shqiptarëve në Shkup.

Më pas, në Lug të Drinit e kemi qëndresën e luftëtarit të Shqipërisë Etnike, Ndue Përlleshit me shokë, i cili me luftërat dhe qëndresën e tij bëri që Lugu i Drinit të ishte një vatër e qëndresës antikomuniste, pa harruar edhe shumë e shumë luftëtarë tjerë të kësaj ane të cilët e bënë "dekën si me le", dhe, të gjithë luftëtarët e Shqipërisë Etnike e kishin komandën e tyre në Mirditë që udhëhiqej nga Kapidan dr. Mark Gjon Marku komandant i përgjithshëm i luftës antikomuniste në të gjitha viset etnike shqiptare.

Edhe familja e Kolë Gegë Mirditës gjyshit të dëshmorit të kombit Kolë Mirdita ishte vendosur nga Spaqi i Mirditës në Ranoc të Lugut të Drinit. Kolë Mirdita duke trashëguar gjenin e pastër kombëtar nga të dy anët, pra nga ana e gjyshit Kolë Gegë Mirdita dhe ana e Dajës Pjetër Jaku pa harruar atdhetarizmin, besën e burrninë që me shekuj e kanë trashëguar Mirditorët atdhetarë, e, ai në vend të jetës rinore në robëri, zgjodhi luftën për liri, edhe pse i ri atë asnjëherë nuk e mashtroi jeta e një të riu, por me virtyte të larta kombëtare ku me pushkë në krah flamur në gji e uratë në dorë mori rrugën e daljes zot tokës së Arbrit. Kjo të kujton betimin që atdhetarët nacionalistë të Shqipëri Etnike gjatë përgatitjes për çlirim e bashkim kombëtar e jepnin betimin në Flamur, revole dhe në Bibël e Kuran, për t'i dalë zot tokës së Arbërit. E, me siguri edhe nëna e Dëshmorit Kolë Mirdita do të ketë pasur njohuri rreth këtyre betimeve të nacionalistëve shqiptarë se, si bijë e atdhetarit Pjetër Jaku, do të ketë parë dhe dëgjuar betimin e atdhetarëve të Shqipërisë Etnike, dhe djalin Kolën e përcjell me flamur e uratë, si në balada të vjetra shqiptare ku thuhej "Biri i Lokës paqe uratën", "ti la pranë penën dhe shpatën". Kola e la penën për ta rrokur armën derisa ra heroikisht me 9 Korrik 1998 te Rrasa e Zogut në kufirin shqiptaro shqiptar ku ranë edhe shumë atdhetarë të tjerë shqiptarë.

Trupi i dëshmorit Kolë Mirdita i bëri rojë atdheut edhe pas rënies heroike, e ku si në balada të lashta shqiptare bashkëluftëtarët gjëmojnë e nuk vajtojnë për dëshmorin e rënë për liri, ata e gjetën trupin e tij ku iu ndihmoi urata që e mbante si testament në besimin hyjnor dhe flamuri kombëtar në betimin se, deri në pikën e fundit të gjakut do ti dal zot tokës Arbërore. Rënia e Kolë Mirditës në moshën 22 vjeçare për lirinë e Kosovës është një rënie e një idealisti atdhetar, gjaku i të cilit i bën dritë Kosovës, kushtrimi i tij për liri është kushtrim brezash për të mbrojtur tokën e Arbrit, aty ku bukës i thuhej bukë e ujit ujë, ku nënëloket tona me ninullat e tyre na kanë rritur duke na kujtuar, se nga vijmë, kush jemi dhe nga jemi, ndërsa babëlokët tanë nëpër odat e burrave kanë treguar ngjarje historike, dhe, kështu që brez pas brezi dhe djalë mbas djali janë trashëguar nëpër brezni, duke iu lënë amanet brezave për të vazhduar luftën për liri aty ku e kanë lënë të parët.

E aty ku e kishin lënë Prenk Mirdita e Pjeter Jaku të cilët, që të dy, ishin pushkatuar nëpër periudha të ndryshme historike, nga forcat pushtuese serbe, e kishte vazhduar dëshmori i kombit Kolë Mirdita, i cili me qëndresën heroike u bë shembull i sakrificës sublime se si duhet të luftohet, punohet e vdiset për atdhe. Gjaku i Kolë Mirditës dhe trimave të tjerë u bë shkëndija drite për lirinë e Kosovës, liri e cila fatkeqësisht po keqpërdorët nga tregtarët e flamujve. Por koha e tregtarëve të flamujve është kohë kaluese, kurse gjaku i Kolë Mirditës dhe trimave të tjerë do të mbetet përgjithmonë i pashlyer në gjurmët e historisë, ku emrat e dëshmorëve të kombit janë kalitur në faqet më të ndritura të historisë tonë shqiptare. E në këto faqe të historisë në panteonin e figurave kombëtarë është shënuar me shkronja të mëdha edhe një emër. Kolë Mirdita, Mirditori atdhetar që me gjakun e tij i dha dritë Kosovës.


Mr.sc. NUE OROSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DURRËS - ZONAT USHTARAKE KTHEHEN NË ZONA TURISTIKE (07.07.2013)
INTERVISTË ME FETAH RUDIN LUFTËTARIN E FARK-ut DHE AKTIVISTIN E LDK-sëNga XHEVAT REXHAJ (07.07.2013)
BETEJA E PARË ELEKTORALE BASHA–OLLDASHINga RAMIZ LUSHAJ (07.07.2013)
Gazeta 'Shekulli', ELIDA BUÇPAPAJ - FEMRAT NË SHQIPËRI, DEKOR I MESHKUJVE Elida flet për rolin e femrës në politikë. Shqipërinë ajo e cilëson si një vend që ende nuk ka një matës të vlerave reale NGA VALERIA DEDAJ (07.06.2013)
RAMI MEMUSHAJ - AKADEMIA E SHKENCAVE I KA BËRË FRESK PUSHTETIT KËTO 22 VJET (07.06.2013)
MARK MARKU AKUZON PREÇ ZOGAJN - JE I LIDHUR ME SEGMENTET KRIMINALE TË SIGURIMIT TË SHTETITZogaj e Marku, konflikt fizik në mjediset e News 24 (07.06.2013)
'KALVARI I GRAVE NË BURGJET E KOMUNIZMIT - NJË BOTIM ME DËSHMI NGA RRËFIMET E GRAVE QË VUAJTËN NË BURGJET E KAMPET KOMUNISTENga VALERIA DEDAJ (07.06.2013)
U KRIJUA NJË SHQIPËRI!!! BEDRI ABDI PEJANINga DARLING ISMAIL VLORA (07.06.2013)
NJË TABLO PASZGJEDHORENga ALFRED ÇAKO (07.06.2013)
PAPA GJON PALI II DO TË SHENJTËROHET (07.05.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]