E Shtunë, 05.18.2024, 09:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHPËRTHEN LUFTA MES FAHRI BALLIUT DHE KËSHILLTARIT TË RIDVAN BODES - PËRMENDET GËRDECI DHE VIDEOJA E FAHRIUT

E Shtunë, 07.13.2013, 08:07am (GMT+1)


Videoja e ryshfeteve të Fahriut, që gjendet në prokurori



Një debat i ashpër publik ka shpërthyer mes botuesit të gazetës "55", Fahri Balliu, që është mbështetësi kryesor i Lulëzim Bashës dhe Elvi Fundos, këshilltarit të shtypit të Ministrit të Financave, Ridvan Bode, që Berisha e ka detyruar dy ditë më parë të japë dorëheqje për shkak të pjesëmarrjes në fushatë pro Olldashit.

I pari që ka sulmuar është Fahri Balliu në gazetën "55", i cili ka akuzuar Fundon se po punon pro Olldashit, pasi do të vendosë kunatin e tij kryetar të PD-së në Korçë.

Reagimi i Fundos ka qenë i menjëhershëm.

Në postimin e tij të parë në Facebook, Fundo e akuzon Balliun, si "gjobëvënës të lidhur me drejtoritë arsimore të rretheve për të shitur librat e tij plehra për nxënësit e shkollave".

Ai i përmend përfshirjen e tij në Gërdec dhe videon e regjistruar nga Dritan Prifti në zyrën e tij ku Fahriu shfaqet duke ofruar ryshfet deri 500 mijë euro për një koncesion të disa biznesmenëve rus.

Fundo po ashtu i kujton Balliut se "jo të gjithë njerëzit ia përkushtojnë jetën kunatit apo kunatës siç mund ta ketë zakon Balliu".

Debati ka qenë i shoqëruar dhe me pamje nga videoja e Fahri Balliut në zyrën e Dritan Priftit si dhe foto të tjera poshtëruese për të.

Ky është debati më i ashpër publik i zhvilluar brenda PD-së, ku janë thyer tabutë dhe janë përmendur nga vetë njerëz të PD-së aferat më korruptive që zhytën PD në korrupsion dhe e çuan në humbje fatale.

Është e para herë që një njeri i PD-së akuzon për Gërdecin Balliun, ku ai ishte pjesë e biznesit të ndërtimit të fabrikës së vdekjes dhe videon e regjistruar të tij në zyrën e Priftit.

 

Debati

Më poshtë është pjesë nga postimi i Fundos për Balliun dhe një drejtues lokal të PD-së në Korçë, të lidhur me Bashën.

"Bajga i qendrës që sot u bë glasë. U bë trim... Gjeti instrumentin. Një ish- spiun sigurimi, që s'ka lidhje me Korçën, por është një fundamentalist dhe gjobëvënës që nuk kursen askënd. Sot glasa doli i lidhur me Gërdecin, doli i lidhur me ca rrugë, me ca video pazaresh, me ca kunata, etj, etj, etj.

T'i kthehemi historisë të glasës në qendër, që erdhi në Tiranë e kërkoi të takonte dike, ai i vuri drunë... Kështu thotë ai vetë, në fakt u vërsul se do të bëhet kryetar partie. Por ti humbe njëherë garën ne parti, bashkinë e humbe si qen megjithëse çove në shtëpi ca miliona që nuk figurojnë në asnjë llogari. Dje dikush më tha "ai bajga i qendrës së Korçës, ka dashur të bëhet prift, por nuk e lanë". Po çne bajga prift?? Po si ore çne, iku në Greqi, atje desh u bë, po nejse më tha. Ti nuk bën as për pastruese në halet që qelb këndezi e jo për prift
".

Më poshtë Fundo përshkuan në një postim dhe videon e Fahri Balliut, regjistruar në zyrën e Priftit.

Ai shkruan: "Për miqtë dhe këdo që beson se PD duhet të pastrohet nga "Bajga" e qendrës së Korçës".

"Ashtu sikurse shihet qartë nga pamjet, video është regjistruar në 1 mars të vitit 2010. Është e njëjta periudhë kur është filmuar edhe video mes ish- ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, dhe Dritan Priftit, e cila u bë publike në emisionin "Fiks Fare". Shumë është folur për videon e re, Prifti- Fahri Balliu, por në asnjë rast, kjo video nuk ka dalë në dritë. Në fakt, video është regjistruar në të njëjtën ditë, dhe Fahri Balliu ka qenë në zyrën e ish ministrit, vetëm pak minuta para se në të të hynte Ilir Meta. Kamera ka qenë e ndezur, dhe gjithë biseda e Fahri Balliut me ish ministrin ka arritur të regjistrohet, ndërkohë që botuesi i kërkon ministrit favore për disa industri, duke përfshirë tenderin në skrap apo edhe në miniera.

Video është e regjistruar për 7 minuta dhe nuk ka të njëjtën gjatësi bisede sa video që është regjistruar mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit. Sipas asaj që dëgjohet qartë në këtë video, botuesi i gazetës "55" Fahri Balliu ka shkuar për dy çështje kryesore për të takuar ministrin. Në pjesën e parë të bisedës me ish ministrin, Fahri Balliu, duke i ofruar ryshfet ministrit, në shuma qindra mijëra eurosh, i kërkon që një kompani ruse të hyjë në tender skrapi, në një prej rafinerive kryesore në vend.

Biseda bëhet miqësore, në pjesën më të madhe të kohës, është duke folur me këmbë me duar, për të sqaruar përfitimet që do të kenë palët nga gjithë ky proces madje edhe nga tenderi duhet të zhvillohej në procedura të tilla që rusët të dilnin fitues. Ish ministri Dritan Prifti duke mbajtur në dorë telefonin, është duke folur me botuesin Fahri Balliu dhe i thotë këtij të fundit se kjo është një punë që bëhet me tender. Dhe sipas ish- ministrit, nëse firma ruse do të marrë pjesë në këtë procedurë, atëherë do të duhet të hyjë në tender si të gjitha kompanitë e tjera për çështjen e rafinerisë .

Por nuk ndalet me këtë kërkesë Fahri Balliu përballë ish- ministrit të Energjetikës Dritan Prifti.

Në kërkesën e tij të dytë ndërhyn për minierën e bakrit në Rehovë që është në qarkun e Korçës. Ai kërkon që kjo minierë t'i jepet një firme turke që e ka kërkuar dhe për këtë, Fahri Balliut i ka ndërhyrë baxhanaku i tij që është ambasador në Turqi. Biseda prej 7 minutash është "sjellë" vërdallë vetëm tek këto dy tema. Sikurse është e qartë nga ajo që duket nga fotot që po publikohen sot në Shqiptarja.com dhe videot që disponon gazeta video është regjistruar në të njëjtën zyrë, ku është regjistruar edhe video Meta Prifti, por edhe Fahri Balliu është vendosur në të njëjtin pozicion, ku në videon e marsit 2010 ishte ulur edhe ish- zv/kryeministri Ilir Meta".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SOKOL OLLDASHI - 'ZËRIN E POPULLIT' NUK E LEXOJ PREJ KUR KA IKUR FAHRI BALLIU (07.13.2013)
Kujtim, SYRJA VLORA - LARGIMI I PRINC VIDIT DHE GRABITJA E PALLATIT NGA ESAT PASHA (07.13.2013)
'MA MIRË VONË SE KURRË!', THOTË POPULLI!Shumë herë kam pyetë veten se: “Kur do të vijë kjo ditë per Ju, Sali Berisha!”?Nga FRITZ RADOVANI (07.13.2013)
SERBËVE IU DUKEN SHUMË SHQIPTARËT NË LUGINË - KËRKOJNË REGJISTRIM URGJENT TË POPULLSISË NË KOMUNAT E PRESHEVËS, MEDVEGJËS E BUJANOCIT (07.12.2013)
RUSMALI FLET PËR DUSHKUN 2013 TË BERISHËS - PD UA DHUROI 6 MANDATE ALEATËVE , ATA NA NDIHMUAN ME 1 MANDAT NË KUKËS (07.12.2013)
KUJT I SHËRBEN LIGJI PËR AMNISTI?!Opinion nga XHAFER LECI (07.12.2013)
Deutsche Welle - KORRUPSIONI I LARTË DHE PASTRIMI I PARAVE MBAJNË PENG ZHVILLIMIN E BALLKANIT PERËNDIMOR111,6 miliardë dollarë kanë dalë jashtë Evropës Juglindore nga aktivitetet kriminale dhe evasioni fiskal (07.12.2013)
SOT MBUSHEN 18 VJET NGA GJENOCIDI NË SREBRENICË (07.11.2013)
HISTORIA E FAMILJES ÇOKU- DASHURI NE VEND TE URREJTJES!Nga DALIP GRECA (07.11.2013)
Fjalimi i Ambasadorit të SHBA Alexander A. Arvizu për Pritjen e Përvjetorit të 237-të të Katër KorrikutARVIZU - DO TË JETË NDER PËR MUA TË NDJEK PERSONALISHT MBLEDHJEN E KUVENDIT TË RI KUR TË THIRRET NË FILLIM TË SHTATORIT (07.11.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]