E Shtunë, 05.18.2024, 10:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LORINA NAÇI - SHQIPTARJA QË KOMUNIKON ME PACIENTËT NË KOMA

E Hënë, 07.15.2013, 07:03am (GMT+1)



Është nga Tirana por që prej 15 vitesh jeton larg atdheut të saj. 34 vjeçjarja Lorina Naçi, për sa të ekziston njerëzimi mbase do të mbahet mend për zbulimin e bërë.
Ajo është udhëheqëse e një ekipi kërkuesish, që kanë zbuluar makinën që komunikon me njerëzit në gjendje kome, një sistem novator që kupton përgjigjet për disa pyetje të thjeshta përmes skanimit të trurit.

Naçi, kërkuesja që udhëhoqi grupin kanadez për zbulimin e kësaj makine, për KosovaPress thotë se kërkimi i tyre mund të sjellë mënyra të reja shumë të rëndësishme në përpjekje për të komunikuar me pacientët në gjendje kome.

"Interpretimi i mendimit njerëzor përmes analizimit të aktivitetit të trurit pa u bazuar te të folurit apo veprimet është një nga kufijtë më provokativë dhe sfidues të neuroshkencës moderne. Si e bëjmë këtë?! Është që u themi njerëzve të fokusohen në përgjigjen e tyre, prandaj ata dëgjojnë edhe PO-në edhe JO-në dhe fokusohen vetëm te përgjigja që ata dëshirojnë të përçojnë dhe kjo duket sikurse truri i tyre flet. Natyrisht, ne duhet të shikojmë skanimin e trurit dhe ta analizojmë atë dhe atëherë mund të vendosim se çfarë ka menduar personi, JO-në apo PO-në", thotë Naçi.

"Pyetjet që ne bëjmë janë ato pyetje që kanë rëndësi për ne që të mund të komunikojmë. Këta pacientë nuk mund të komunikojnë me botën e jashtme prandaj çfarëdo lloj informatash janë me rëndësi. Për shembull ne vërtetojmë se a mbajnë mend ata se kush janë, a mbajnë mend familjen e tyre e të ngjashme. Ne fillojmë me pyetje të thjeshta por që janë me rëndësi për pacientin si: A jeni të martuar, a keni motra ose vëllezër, a jeni në spital, a është ky viti 2013? ... Pyetjeve si këto ata mund t'u përgjigjen me PO ose JO. Por prej përgjigjeve ne mësojmë se a është pacienti prezent mentalisht, a kupton dhe mban mend gjithçka dhe se a krijon kujtime të reja duke procesuar informatat rreth tij për më të dashurit e tij", thotë ajo.

E pyetur se a mendojnë të shtojnë pyetjet për dëshirën e tyre për të jetuar dhe a ka pengesa ligjore për këtë, Naci thotë se qëllim kanë të vlerësojnë shëndetin e tyre duke lexuar trurin e atëherë do të mendojnë për pyetje të tjera, të cilat do të mund t'i zbatonin në praktikë.

"Në shumë shtete, përfshirë këtu Kanadanë, SHBA-të dhe Anglinë, pacienti nuk e ka të mundur të vendosë të shkëputet nga aparatura që e mban në jetë sepse këtë nuk e lejon sistemi ligjor. Ne mund të bëjmë pyetje të rëndësishme për pacientin dhe mirëqenien e tij e që mund të ndihmojë në kujdesin më të mirë shëndetësor si: A kanë dhimbje, a duan më tepër ilaçe kundër dhimbjeve, etj. Pyetje si këto përfshijnë pacientin dhe i bënë ata të marrin pjesë në vendime tÑ‘ rëndësishme për ta. Dhe mu për këtë po e zhvillojmë këtë sistem komunikimi bashkë me mjekët dhe pacientët me të cilin do të mund të gjykojmë kapacitetin mental të pacientit dhe jo që pacienti kupton, por që edhe është në gjendje të japë përgjigje, të cilat ne mund të përcjellim, që pacienti është apo nuk është në depresion dhe a është në gjendje të marrë vendime si çdo i rritur. Përderisa ne të arrijmë të mund të vlerësojmë shëndetin e tij mental duke ia lexuar trurin atëherë mund të kalojmë në pyetje tjera me rëndësi të cilat edhe mund t'i zbatojmë", thotë ajo.

Tashmë shumë mjekë dhe shkencëtarët po punojnë bashkë që të mund të bëjnë këtë teknologji të pranueshme shkencërisht nga komuniteti mjekësor për përdorim.
Shpresojnë që në të ardhmen të mund ta shpërndajnë këtë makinë nëpër spitale.

"Idealja është që në të ardhmen ta qojmë këtë teknik te shtrati i pacientit dhe të punohet me aparaturë më të lirë dhe të vogël që mund të bartet lehtë me veturë deri te shtëpia e pacientit ose nëpër azile të ndryshme. Kjo synohet për të ardhmen dhe ne do ju njoftojmë për progresin", thotë Naçi.

Kjo makineri përdoret tek pacientët që janë tërësisht të vetëdijshëm dhe të zgjuar, por gjithsesi, për shkak të dëmtimeve në tru, të paaftë për të treguar reagim në sjellje, që ekspozojnë limitet e sistemit neuromuskular si dhe nevojën për forma alternative komunikimi.

Lorina Naçi është studente postdoktorante në Institutin Perëndimor për Trurin dhe Mendjen.

Ajo bashkë me kolegët e saj Rhodri Cusack (bashkëshorti i saj), Vivian Z. Jia dhe Adrian Owen tashmë po përdorin këtë metodë për të komunikuar me pacientët pa përgjigje në sjellje, të cilët mund të jenë diagnostikuar gabim si njerëz në gjendje vegjetative.

Kjo skuadër zbuloi se aktiviteti i trurit mund të nxjerrë përgjigje për pyetje të thjeshta dhe se mund të përdoret për të komunikuar me pacientët në gjendje kome. Ata shpresojnë se ky kërkim mund të udhëheqë rrugën që një ditë të arrihet komunikimi i drejtpërdrejtë me pacientët në gjendje vegjetative.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Radio Evropa e Lirë - JANJEVA, QYTEZË E HARRUAR (Fotoreportazh) (07.15.2013)
ËNDRRA BLU RIKTHEHET ME BASHËN!KUJTESË DHE APEL PËR DEMOKRATËT QËNDRESTARË SHQIPTARËNga AZGAN HAKLAJ (07.14.2013)
KOSOVË - FSHATARËT SHQIPTARË VENDOSIN BARRIKADA KUNDËR XHANDARMËRISË SERBE (07.14.2013)
PLAKAT E NARTËSNga GËZIM LLOJDIA (07.14.2013)
MIT'HAT FRASHËRI - KOMUNIZMI, NJË KOLERË QË SHKATËRRON SHPIRTINLetrat e Mit’hat Frashërit-Për miqtë e mi t’Amerikës (07.14.2013)
MALËSIA E GJAKOVËS NË LËVIZJEN KOMBËTARE SHQIPTARENga VELI HAKLAJ, studiues (07.13.2013)
U MBAJT AKADEMIA PËRKUJTIMORE PËR GJENERALMAJOR AGIM QELAJFotoreportazh nga XHAFER LECI (07.13.2013)
MBËRRITJA NË BRINDISI-Si sot 23 vjet më parë u larguam nga Shqipëria. Ky shkrim është një rrëfim i thjeshtë i atyre përjetimeve të paharruaraNga ARJAN A. BEJKO (07.13.2013)
SHPËRTHEN LUFTA MES FAHRI BALLIUT DHE KËSHILLTARIT TË RIDVAN BODES - PËRMENDET GËRDECI DHE VIDEOJA E FAHRIUT (07.13.2013)
SOKOL OLLDASHI - 'ZËRIN E POPULLIT' NUK E LEXOJ PREJ KUR KA IKUR FAHRI BALLIU (07.13.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]