E Shtunë, 05.18.2024, 07:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MBËRRITJA NË BRINDISI
-Si sot 23 vjet më parë u larguam nga Shqipëria. Ky shkrim është një rrëfim i thjeshtë i atyre përjetimeve të paharruara
Nga ARJAN A. BEJKO

E Shtunë, 07.13.2013, 01:20pm (GMT+1)


-Si sot 23 vjet më parë u larguam nga Shqipëria. Ky shkrim është një rrëfim i thjeshtë i atyre përjetimeve të paharruara.

Çdo natë që kishim kaluar brënda mureve të ambasadës gjermane kishte qënë tepër e gjatë. Por nata e së premtes së 13 Korrikut 1990 ishte një natë pambarim. Më dukej aq e gjatë ajo Natë e Fatit sa kisha përshtypjen se do të kishte mjaftuar edhe për të numëruar yjet.

Nga librat e ndalur të lexuara me etje dikur, m'u kujtua se në botën perëndimore datat 13 të çdo muaji, kur qëllonin të ishin ditë e premte(si rasti ynë) ishin ditë tersi.
Por ne në çdo gjë ishim ndryshe nga perëndimi, drejt të cilit po niseshim nëpër terr. Për ne e premtja ishte ditë e mirë, ndërsa e marta ishte ters.

Sa kohë që nuk ishte vendosur për ikjen tonë ishim çuditërisht të qetë dhe të duruar. Tani që kishim filluar të hypnim nëpër autobuza, sipas disa listave të përpiluara keq, na kishte kapur një nervozitet i pashpjegueshëm. Ndoshta të tilla emocione mund të kenë vetëm pilotët, kur fluturojnë për herë të parë drejt qiellit pa fund.
Listat ishin bërë me nxitim dhe pa kujdesin e duhur. P.sh. djali im 2 vjeçar i binte të udhëtonte i vetëm deri në Durrës.

Për fat ne jemi popull që nuk i marrim seriozisht listat edhe kur janë të sakta, e jo më kur ato janë bërë vetëm me dorë, pa përdorur aspak kokën.

Ikja jonë ishte një odise më vete.

Zëra të frikësuara pëshpërisnin fjalën datë-kallëse"sigurimi".

Na kishin thënë në ambasadë të mos trembeshim, sepse bota i kishte sytë te ne, se do të kishte një ndalesë afër Kasharit.

Kjo na kishte qetësuar disi, aq sa mund të qetësohet një shtegtar i hypur në një pemë, kur sheh ujqërit që sillen poshtë pemës.

Autobuzi ku hypa me bashkëshorten dhe djalin(pa respektuar listën e ndarjes) ishte i mbushur si në linjën Kombinat -Kino Studio, pas daljes së turnit të parë nga puna në Kombinatin e Tekstilit.

Një vajzë me fytyrë ëngjëllore, rreth 18 vjeç, një bukuri e pavrarë fare nga netët e turbullta brënda ambasadës, u çua të më lironte vëndin, kur pa një xhaxho 33 vjeçar si puna ime, të parruar dhe me sy-lodhur. Natyrisht lashë time shoqe të ulej, duke falenderuar me shpirt atë ëngjëll të panjohur. Jo vetëm kaq, por kur pa djalin tim dy vjeçar, që po dridhej nga të ftohtët ajo hoqi një pulovër të bukur të sajën dhe na e dhe ne, duke ndenjur vetë me një bluzë të hollë.

Në port na përcollën hingëllima ushtarësh të kthyer në kuaj nga propaganda komuniste. Vetëm kur hypëm në anije morrëm frymë lirisht, duke thithur ajrin e detit.
Britmat ushtarake ofenduese nuk na shqetësonin më. Ato na dukeshin si pështyma të hedhura lart, të cilat binin mbi fytyrat e atyre që i lëshonin.

Te shkallët e anijes së mbushur plot(në kabina lamë gratë dhe fëmijët), pasi ajo ishte nisur nga Porti i Partisë, më zuri një gjum sikur të isha në krevatin më të butë në botë.

Pasditen e 14 Korrikut trageti grek "Seven Seas", në të cilin ndodheshim një pjesë e madhe e të ngujuarve në ambasadën gjermane, u ankorua në portin e Brindisit. Stërnipat e ilirëve po dyndeshin edhe njëherë drejt brigjeve italiane, atje ku fiset ilire të mesapëve, liburnëve dhe japigëve kishin ngritur mijra vjet më parë kolonitë e tyre, për të përhapur kulturën e asaj kohe, në ato brigje thuajse të shkretuara. Një dyndje po kaq masive ishte bërë në fund të shekullit XV dhe në fillim të shekullit XVI, kur perandoria otomane e hallvës kishte pushtuar përfundimisht Arbërinë.

Banorët e Brindisi-t na pritën me dashuri si të ishim një delegacion çlirimtarësh. Në një shesh afër portit, ata kishin ngritur tezga të mbushura me sandwich, ëmbëlsira dhe pije freskuese. Me sa duket ata e dinin që ne vinim të uritur, nëpërmjet shtypit dhe medias italiane.

Ata e dinin se ai palaço Gorbaçov shqiptar, i quajtur Gjergj Rrenak Alia, gënjente kë mundte dhe sa mundte.

Ata kishin dëgjuar se ai kishte tentuar të na linte pa bukë dhe pa ujë.

Punonjësit e ambasadës shkonin e blinin bukë në Laprakë, Kombinat apo lagje të tjera periferike. Shitëset e bukës, të mbështetura nga të rinj të guximshëm, furnizonin punonjësit e ambasadës me bukë, pa përfillur hungërrimat dhe lehjet e besnikëve të partisë, që mundoheshin të pengonin furnizimin. Ata e dinin se dy ditët e fundit kishim patur probleme edhe me ujin;se po të mos kishte sjellë gjermani autobotet e ujit( ai gjerman që ju kish djegur ujin partizanëve) dhe po të mos na kishin ndihmuar familjet e njerëzishme, që banonin ngjitur me murin, ne do të vdisnim nga etja. Kuçedra komuniste na kishte bllokuar edhe burimin e ujit dhe kërkonte viktima, për t'i bërë fli. Ai regjim lëkurëregjësish nuk mendonte as për fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzana, që ishin brënda ambasadës.

Duke i ditur këto veprime të përbindëshme të qe(n)verisë së Tiran-isë, italianët na pritën si të na kishin vëllezër gjaku. Nga ballkonet e kateve të larta të pallateve të Brindisi-t fluturonin thasë me rrobe, ushqime dhe cigare, të destinuara për refugjatët shqiptarës.

Ky "shi" bamirësie e hidhte poshtë atë shprehjen komunisto-ateiste se " Nga qielli, nuk vjen asgjë". Shumica e refugjatëve, megjithëse të uritur dhe të paveshur, tregonin dinjitet dhe merrnin aq sa ju nevoitej për çastin. Megjithëatë kishte edhe nga ata, që rrëmbenin arka të tëra me ushqime dhe pije. Pastaj me arka në krahë vraponin rrugëve të Brindisi-t drejt trenave që do të na çonin në Gjermani. Më kujtohet një burrë i vjetër pa flokë, me dy arka Coca Cola dhe Fanta, që vraponte i lumtur. Më thanë se ai ishte një i burgosur politik, i cili pretendonte se ishte burrë me kulturë dhe fliste tre gjuhë të huaja. Më thanë edhe emrin e tij, por kjo nuk
është e qënësishme.

Murgesha të ndryshme ju drejtoheshin refugjatëve dhe ju ofronin paketa cigaresh. Po kështu vepronin edhe qytetarë të thjeshtë. E megjithëatë kishte nga ata që iu lypnin cigare italianëve, megjithëse ata na i ofronin vetë. Kjo më krijoi një ndjenjë zbrazdësie në shpirt. Tek i shihja lypsat,që pa qenë nevoja lypnin për të siguruar rezerva cigaresh, mendoja: " Për disa cigare dhe dy arka limonada e lamë vendin tonë dhe njerëzit tanë?" Edhe pse lypsat dhe arka-rrëmbyesit ishin pak, ky veprim ishte mëse i tepërt. As izolimi disa ditor nuk e justifikonte atë babëzi për lëngje dhe tym.

Me një ndjenjë patriotizmi të sëmurë, refuzova disa paqeta cigaresh të ofruara nga murgesha dhe qytetarë, të cilët habiteshin nga qëndrimi im pa kuptim.
Tafili i gazermave, shoku im i klasës së parë, ai që flinte shpesh jashtë( edhe nën çatinë e pallatit tim) dhe e kishte braktisur shkollën që 12 vjeç; m'u afrua dhe më zgjati një cigare.

- Merre, se nuk e kam të lypur! Është DS Shqipërie! Mos ma prish mua, se kemi qenë shokë klase!

Cigaren e Tafilit e morra dhe e piva me kënaqësi. Ndërkohë më afrohet një murgeshë e re, me një fytyrë ëngjëllore si ajo vajza që na u gjend në autobuz dhe më zgjati një paketë cigare me ngjyrë jeshile. Jeshilja është një nga ngjyrat e mia të preferuara.

Faleminderit, nuk e dua(No, grazie, non voglio!)- vazhdoja unë me tangarllëk orientalo-bizantin.

Ma perche no! - tha ajo me një zë aq hyjnor, sa më bëri me turp dhe e mora paketën.

Si dënim për refuzimet e mëparshme, paketa jeshile e murgeshës së bukur me fytyrën si Venusi i Botticelli-it,kishte qëlluar pa filtër.

ARJAN A. BEJKO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHPËRTHEN LUFTA MES FAHRI BALLIUT DHE KËSHILLTARIT TË RIDVAN BODES - PËRMENDET GËRDECI DHE VIDEOJA E FAHRIUT (07.13.2013)
SOKOL OLLDASHI - 'ZËRIN E POPULLIT' NUK E LEXOJ PREJ KUR KA IKUR FAHRI BALLIU (07.13.2013)
Kujtim, SYRJA VLORA - LARGIMI I PRINC VIDIT DHE GRABITJA E PALLATIT NGA ESAT PASHA (07.13.2013)
'MA MIRË VONË SE KURRË!', THOTË POPULLI!Shumë herë kam pyetë veten se: “Kur do të vijë kjo ditë per Ju, Sali Berisha!”?Nga FRITZ RADOVANI (07.13.2013)
SERBËVE IU DUKEN SHUMË SHQIPTARËT NË LUGINË - KËRKOJNË REGJISTRIM URGJENT TË POPULLSISË NË KOMUNAT E PRESHEVËS, MEDVEGJËS E BUJANOCIT (07.12.2013)
RUSMALI FLET PËR DUSHKUN 2013 TË BERISHËS - PD UA DHUROI 6 MANDATE ALEATËVE , ATA NA NDIHMUAN ME 1 MANDAT NË KUKËS (07.12.2013)
KUJT I SHËRBEN LIGJI PËR AMNISTI?!Opinion nga XHAFER LECI (07.12.2013)
Deutsche Welle - KORRUPSIONI I LARTË DHE PASTRIMI I PARAVE MBAJNË PENG ZHVILLIMIN E BALLKANIT PERËNDIMOR111,6 miliardë dollarë kanë dalë jashtë Evropës Juglindore nga aktivitetet kriminale dhe evasioni fiskal (07.12.2013)
SOT MBUSHEN 18 VJET NGA GJENOCIDI NË SREBRENICË (07.11.2013)
HISTORIA E FAMILJES ÇOKU- DASHURI NE VEND TE URREJTJES!Nga DALIP GRECA (07.11.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]