E Hënë, 05.20.2024, 05:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHKURT 2014 - NË TREVAT SHQIPTARE NËN MAL TË ZI (1)
JANUSI DYFYTYRËSH NË PORTËN E ULQINIT
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Martë, 02.04.2014, 08:03am (GMT+1)


Në Ulqinin antik e modern, dikur seli e mbretëreshës ilire Teuta dhe e dinastisë shqiptare mesjetare të Balshajve, këto zgjedhjet (s)morg të 26 janarit 2014 më përngasin me perëndinë dyfytyrësh Janus (Janari) të mitologjisë ilire, statuja e të cilit rri në muze të Vatikanit.

Ky Janusi "Perëndi e Tranzicionit" e hapte për luftë pushtuese portën e qytetit bregdetar, pavarësisht se aty e kishte edhe tempullin e vet, ushtronte funksione të lundrimit me anije e të shkëmbimeve tregtare, ruante lidhjet me Portanus, çelësmbajtës i portës së qytetit. Thue, sikur është Ulqini!

Njejtësisht Janusi dyfytyrësh e kishte të vështirë me e mbyll paqen, me e nënshkrue ndonjë marrëveshje paqësore pas luftësjelljes. A thue njisoj sikur tani në Ulqinin historik në mes partive politike shqiptare pas zgjedhjeve të 26 janarit 2014?!
Përndryshe: ky Janusi (Janari) e kishte zakon me e kthye kryet e me kqyr mbrapa dhe përpara, si nga e djeshmja dhe nga e nesërmja. Kisha me thanë: a thue këta "pulitikajt" kur e kthejnë kryet mbrapa nuk shohin përtej Krajl Nikollës të vjetër, kurse kur kqyrin përpara nuk shohin përtej krajlit të ri malazez, Milo Gjukanoviçit (!)

Përveç kësaj, ky Janusi perëndi e muaj kalendarik, kur kqyr stinët mbrapa e ka dimnin dhe përpara pranverën. Po a e mirëdinë këta "pulitikaj" që edhe me (pa)fajësitë e tyne e nxorën në ankand Ulqinin, po bajnë tender me Tuzin, po e çkyejnë mëdysh Plavë-Gucinë. A e pohojnë publikisht këta se veç dimën ka pas me Krajl Nikollën e Parë të Çetinës dhe nuk ka astenjiherë pranverë shqiptare nën Mal të Zi me Milo Gjukanoviçin, krajlin e ri, të ardhun me seli kryeministrore në Podgoricën etnike shqiptare.

RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË LETËR E HAPUR NGA DYLAN FARROW PËR WOODY ALLENNga DYLAN FARROW, me një shënim hyrës nga NICHOLAS KRISTOF, New Yok Times (02.03.2014)
CILËT ISHIN NJERËZIT E ADMINISTRATËS SË ALI PASHËS?Nga SPIRO MELA (02.03.2014)
NJË PARADOKS BALLKANIK - BEOGRADI, ZOT SHTËPIE I SHKUPITNga PETRIT HALITI (02.03.2014)
EDI PALOKA - SKANDALI I QEVERISË, USHTARI I ZANI ÇAUSHIT NË KRYE TË ANTIDROGËS (02.02.2014)
Thënia e ditës, JOHN KERRY - ASPIRATAT E QYTETARËVE TË KËTYRE VENDEVE PO SHTYPEN NËN BARRËN E KORRUPSIONIT, INTERESAVE OLIGARKE QË PËRDORIN PARANË PËR TË SHTYPUR KUNDËRSHTARËT POLITIKË, PËR TË BLERË POLITIKANËT DHE GRUPET MEDIATIKE... (02.02.2014)
ARTUR ZHEJI E ARTAN HOXHA - JA E VËRTETA E SMSve NË EMISIONIN E FEVZIUT (02.02.2014)
TRE “ELEFANTËT“ E POLITIKËS SË SOTME SHQIPTARE (II)Nga RAMIZ LUSHAJ (02.02.2014)
I TALENTUARI I KËNGËS DHE ARTEVE TË MUZIKËS - RILIND DIBRANI, NJË STUDENT I VYESHËMFotoreportazh nga XHAFER LECI (02.02.2014)
NË GRUP EDHE NJË KILLER I DYTË SI JULIAN SINANAJ (02.01.2014)
NANO DHE BERISHAT - SMS ANALISTËVE PËRBALLË MINISTRIT TË BRENDSHËM NË STUDION E TV KLAN (02.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]