E Shtunë, 05.04.2024, 04:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BUKURIA E POLITIKËS
Ese nga JULIAN ZYLA

E Djelë, 03.23.2014, 10:18am (GMT+1)


Jemi me fat që jetojmë në kohën e "Facebook"-ut, pasi edhe politikanëve u pëlqen të marrin sa më shumë Like. Sado në përmasa të vogla kjo mund të jetë duke e bërë politikën më të kujdesshme, më të pëlqyeshme, më të bukur.
Por cila është bukuria e politikës?

Kur ndryshimi i regjimit në Shqipëri solli demokracinë, unë isha tepër i vogël për të kuptuar plotësisht mundësitë e mëdha që po hapeshin për njerëzit. Por më kujtohet fare mirë gëzimi dhe emocioni i kushëririt tim kur, ndërsa po më shëtiste në qytetin e tij të Beratit, vuri re një kamion plot me burra e djem të rinj që po niseshin për në Itali. Kjo ishte mundësia që po hapej për Bledin: një kamion drejt një jete të re. Mirëpo, kishte një problem: unë.

Nga frika se i vetëm mund të humbisja rrugëve të Beratit, nisa të qaja duke i thënë Bledit se nuk doja që të ikte. Pranë kamionit, ai u mundua të më qetësonte, por më kot. Unë vazhdova të qaja, por ai hipi në kamion gjithsesi. Unë vazhdova të qaja, kështu që, si përfundim, ai zbriti.

Fatmirësisht, meqenëse shqiptarët nuk e larguan komunizmin vetëm përkohësisht, Bledi pati mundësi të shpërngulej në Itali disa vite më vonë, ku sot jeton me gruan e tij Michela dhe dy fëmijët e tyre Denise dhe Gabriele.

Siç dihet, përveç mundësisë për të emigruar, revolucioni i asaj kohe solli për shumë njerëz mundësi e ndryshime edhe më të mëdha. Mijëra vetë i shpëtuan persekutimit politik apo dënimit që po vuanin. Është e vërtetë që problemet për shqiptarët nuk mbaruan, por mund të thuhet se për vendin nisi një epokë e re, me më shumë të drejta. Tashmë lejohej të kishe pronën tënde, biznesin tënd, madje edhe partinë tënde.

Por, a ishin partitë gjëja më e bukur e përmbysjes së regjimit? Jo. Unë besoj se gjëja më e bukur e atij ndryshimi ishin historitë e njerëzve, jeta e të cilëve që nga ai moment do të ishte pak më e mirë.
Ndryshimet e mëdha shpesh frymëzojnë ëndrra të mëdha. Ja si u shpreh një person, kur mori detyrën e tij të re në një ditë të ftohtë janari:

"Sfidat tona mund të jenë të reja. Mjetet me të cilat i përballojmë mund të jenë të reja. Por vlerat nga të cilat varet suksesi ynë - si puna e palodhshme dhe ndershmëria; kurajoja dhe barazia e mundësive; toleranca dhe kureshtja; besnikëria dhe patriotizmi - këto gjëra janë të vjetra. Këto gjëra janë të vërteta. Ato kanë qenë forca e heshtur e të ecurit përpara gjatë gjithë historisë sonë. Ajo që nevojitet është një rikthim tek këto të vërteta."

Këto janë disa nga fjalët me të cilat Presidenti amerikan Barack Obama iu drejtua kombit gjatë inaugurimit të tij në janar 2009. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në botë, ai ka pasur dhe ka mjaft kritikë e kundërshtarë politikë, por ajo që pranohet gjerësisht është fakti se me fushatën dhe fitoren e tij në vitin 2008 ai frymëzoi miliona njerëz të ëndërronin.
Me fjalë si këto zoti Obama nuk frymëzoi vetëm atë vogëlushin afrikano-amerikan, për të cilin tashmë do të ishte më normale të ëndërronte që një ditë të bëhej president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me fjalë si këto ai mbushi miliona njerëz me Shpresë për Ndryshim (Hope, Change). Të paktën, thuajse dy milionë njerëzit që e dëgjuan atë fjalim në të ftohtin e Washingtonit do të ishin dakord me këtë pohim.

Por cila është bukuria e këtyre fjalëve? Mos ndoshta fakti që na kujtojnë se Presidenti është një orator i mirë dhe një person i arsimuar në dy nga universitetet më të mira në botë? Jo. Unë besoj se bukuria e tyre qëndron në faktin se pasqyrojnë vlera të vërteta njerëzish të vërtetë.

Disa javë më parë, Kryeministri i ri i Italisë Matteo Renzi u shfaq pranë pallatit presidencial duke drejtuar vetë makinën me të cilën udhëtonte. Ai do të takohej me Presidentin Napolitano për të marrë detyrën e formimit të qeverisë, por siç tregojnë dhe disa foto, atë nuk po e shoqëronte asnjë eskortë makinash të tjera. "Alfa Romeo" e tij e bardhë, me një nga ndihmësit në vendin e pasagjerit, lëvizi në rrugët e Romës si të ishte makina e kujtdo qytetari tjetër italian.
Shumëkush mund të thotë se ai ishte thjesht një veprim i llogaritur enkas për të tërhequr vëmendje dhe pëlqim nga publiku. Por a nuk do të ishte kjo gjithsesi diçka më e mirë sesa rastet kur figurave të larta nuk u intereson aspak se ç'do të mendonte publiku dhe veprojnë në mënyra të pakëndshme ose dhe të dëmshme për njerëzit?
Pra, pavarësisht skepticizmit të natyrshëm dhe pavarësisht faktit që ai nuk është i pari udhëheqës që vepron në mënyrë të tillë - mjafton të përmendim stilin e thjeshtë të paraardhësit të tij Enrico Letta - ato foto janë gjithsesi të veçanta dhe mbresëlënëse. Në fakt, ato u publikuan dhe u komentuan nga media të ndryshme në mbarë botën dhe u pritën nga shumë njerëz me simpati dhe respekt.
Por pse duken ato fotografi mbresëlënëse dhe të pëlqyeshme? Mos njerëzit pëlqyen kryesisht makinën italiane apo qëndrimin e shkujdesur të Kryeministrit 39-vjeçar në timon? Jo. Unë besoj se bukuria e tyre qëndron në faktin se në ditën kur zoti Renzi po merrte detyrën politike më të lartë në vend, ai zgjodhi të ishte jo larg, por sa më pranë njerëzve, duke pasqyruar stilin e tyre, realitetin e tyre.

Pra, cila është bukuria e politikës? Mos ndoshta janë revolucionet që ndryshojnë regjimet? Mos vallë janë fjalimet frymëzuese? Apo makinat "Alfa Romeo" kur i drejton një kryeministër? Jo. Unë besoj se bukuria e politikës janë njerëzit! Kjo është arsyeja pse politika është e bukur kur arrin të jetë pranë tyre duke qenë e ngjashme me ta, si në rastin e zotit Renzi, kur promovon vlerat e tyre më të mira, si në fjalimin e zotit Obama dhe, mbi të gjitha, kur arrin të përmirësojë historinë e jetës së tyre, si në rastin e rënies së komunizmit.

Me fjalë që tashmë janë përvetësuar nga "Facebook"-u, mund të them se ideja që bukuria e politikës janë njerëzit më Pëlqen kaq shumë, saqë vendosa ta Shpërndaj.

* Autori ka kryer studimet për shkenca politike në Universitetin Sapienza të Romës. Aktualisht ai jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku punon si gazetar dhe vazhdon një Master Shkencor të dytë në Universitetin e New Yorkut (NYU).

JULIAN ZYLA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRECEDENTI KRIMEA DHE KOSOVANga KOLEC TRABOINI (03.23.2014)
A PO NA PRET PRANVERË E NXEHTË POLITIKE?Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (03.23.2014)
NJË PËRSIATJE DHE NJË PËRFYTYRIM FILOZOFIK PËR PRANVERËN (03.23.2014)
ERMONELA JAHO RIKTHEHET NË SKENËN SHQIPTARE ME MADAM BUTTERFLYSopranoja me famë botërore, flet për planet e saj në një intervistë për Zërin e Amerikës, në prag të interpretimit në Shqipëri (03.22.2014)
PRESIDENTI I KINËS XI DHE ZONJA E TIJ TAKIM ME ZONJËN E PARË TË SHBA MISHELË OBAMËN (03.22.2014)
AH KURBET QOFSH I MALLKUEM(Përpunuar sipas frymës popullore)Nga AGIM GASHI (03.22.2014)
DREJTËSIA JONË - KREJT E DORËZUARNga BEN ANDONI (03.22.2014)
FOTO E DITËS - ZONJA E PARË AMERIKANE MICHELLE OBAMA LUAN PING PONG NË PEKIN NË PRANINË E MIKPRITËSES SË SAJ KINEZE (03.22.2014)
TRIDHJETË E SHTATË MARSE PA DJEMTË E MARSITNga BEDRI BOLLSHMI (03.21.2014)
FUSHËVEPRIM I TRIBUNALIT NDËRKOMBËTAR PËR KOSOVËN DO TË JENË KRIMET E LUFTËS DHE KRIMET POLITIKE TË PASLUFTËS (03.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]