E Shtunë, 04.27.2024, 07:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MAJLINDA KETA - RAMA TË NDRYSHOJË URGJENTISHT QEVERINË, TË THËRRASË 'SENATORËT' NË KABINET (Intervistë)
Keta - Bledi Çuçi ministri më i suksesshëm

E Djelë, 04.13.2014, 10:22am (GMT+1)



Majlinda Keta, ish kryetare e Forumit të Gruas Socialiste dhe një nga kapacitetet e së majtës shqiptare, analizon performancën e qeverisë "Rama" në shtatë muaj e parë dhe sfidat në të ardhmen. Zonja Keta e konsideron qeverinë "Rama" një qeveri në risk, ndërsa propozon si zgjidhje shfrytëzimin e kapaciteteve dhe senatorëve të PS, duke i ofruar në kabinet. Ajo pohoi se pa kaluar minuti Rama duhet të bëjë ndryshime në qeveri. Keta konsideroi Bledi Çuçin si ministrin më të suksesshëm dhe reformator të qeverisë "Rama". Edhe pse ka një staf të vogël, Keta pohoi se ministri Çuçi ka ditur të verë në funksion segmentet qeverisëse që kanë përgjegjësi.

-Zonja Keta, si e vlerësoni performancën e qeverisë "Rama" në shtatë muajt e parë të punës?
Nëse do i referohesha standardit që vjen nga qasja program politik zgjedhor politika qeverisëse, do të konstatoja që Ramës i është dashur të devijojë jo pak nga premtimet, gjë e cila do japë efektet në zgjedhjet brenda PS-së në cilësinë e kryetarit, por mbi të gjitha në zgjedhjet vendore. Ka një përpjekje të një pjese të stafit të tij të besuar që tenton ta amortizojë këtë hendek, por ende duhet punë. Nëse do i referohesha standardit të ndërtimit të kapaciteteve të qëndrueshme administrative qeverisëse, do të thoja që Rama ka "luajtur" shumë, ku pak drejtues strategjikë janë në vendin e duhur referuar profesionalizmit dhe kontributeve në opozitë për sektorët. Ai ende ecën me standardin e të besuarit dhe yes-menit, por nga ana tjetër nuk ka mundur t'i shfaqë efektivitetin edhe vetë të disa ministrave, që po të ishin në sektorët profesionalë të pastër, do kishin më sukses. Nëse do i referohesha standardit qeverisës të të ndjerit nën udhëheqësi të liderëve sektorialë, them ka disnivele të thella mes ministrave, sidomos të atyre ku vetë Kryeministri ka pretenduar sfidën. Nëse do tentoja të vlerësoja standardin e të shfaqurit në përgjegjësi të momentit qeverisës, do të thoja ka më shumë ngjarje negative në etikën gjatë diskursit parlamentar apo protagonizmave "fashion" të disa ministrave në aktivitete dhe intervista që mundin rastet e disa zonjave apo zotërinjve që na kanë ofruar standardin e përgjegjësisë ndaj detyrës së marrë. Qeverisja e Ramës është një qeverisje nën risk, pasi priste dhe pret mbështetjen e FMN së për të tejkaluar gropën e zezë të paraardhësve qeverisës të djathtë. Nëse do doja të shprehesha se sa ne, publiku, besojmë se kjo është qeverisja që do të menaxhojë rriskun, unë them se ka skepticizëm të madh në shumë sektorë që pretendojnë reforma.

-Çfarë zgjidhje propozoni ju?
Rama duhej të ishte shumë më i përgatitur në cilësitë e ekipit qeverisës. Kam bindjen se ka shumë kapacitete të papërfshira të së majtës që nuk i ka shfrytëzuar për të menaxhuar rriskun që na sfidon jo pak të gjithëve. Mediokri dhe yes-meni nuk është cilësi e suksesit për të menaxhuar rriskun.

-Cili ministër është më i spikatur, që justifikon besimin e kryeministrit dhe pritshmëritë e qytetarëve?
Ndër ministrat që realisht japin dimensionin reformator është Bledi Çuçi, i cili është tejet i kujdesur në standardin e të bërit proces publik për Reformën Administrativo Territoriale, së cilës i bashkëngjiten një varg takimesh të hapura publike për hartimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore. Kam ndjekur përmes medias disa takime në rrethe ku kam parë shumë aktorë të së shkuarës dhe së tashmes qeverisëse. Kam parë personazhe të së majtës dhe të djathtës, të cilët bashkëkontribojnë. Kam parë përfaqësues dinjitozë të shoqërisë civile që bashkëpunojnë në të. Uroj që opozita e cila drejtohet nga kryebashkiaku Basha, uroj të kuptojë rëndësinë që ka për atë vetë, por dhe të përdorë të gjithë instrumentet e saj institucionalë dhe përfaqësues për të bashkëkontribuar në ide dhe miratim parlamentar. Opozita ka të gjitha mundësitë që të bëjë edhe opozitën alternative përçuar kjo edhe mediatikisht. Suksesi i padiskutuar i kësaj reforme do t'i paraprinte suksesshëm dhe rishikimit të Kodit Zgjedhor për zgjedhjet e pritshme lokale në vend. Ky i fundit është një domosdoshmëri kombëtare për të korrigjuar efektet që solli prekja e Kushtetutës nga Rama-Berisha në 2008, akt të cilin e kam quajtur tangoja e fundit fatale mes tyre. Rasti i Ministrit Çuçi themelin e suksesit e ka tek qasja e personit të duhur në sektorin ku ai kishte vite që i dedikonte angazhimin dhe profesionalizmin. Tek ai nuk ndjehet asgjë "fashion" për konsum fotografik apo televiziv, gjithçka më duket përmbajtje. Dhe të mendosh që ai ka stafin më të vogël në mbështetje, por ka ditur të verë në funksion segmentet qeverisëse që kanë përgjegjësi dhe do përfitojnë nga ajo.

-A ka ardhur koha për ndonjë ndryshim në qeveri?
Kjo përgjigje qaset me rezultatet që ka pritur vetë kryeministri Rama, kryebashkiaku i 4 viteve të para të qeverisjes së Bashkisë së Tiranës është i paqasur me këtë "Ramën" kryeministër. Unë mbetem fanse e atij Ramës së parë kur përfshinte dhe bashkëpunonte për suksesin me bujë dhe impakt politik. Rama kryeministër më duket "shumë i kapur" nga disa standarde sfiduese dhe sigurie. Nëse kryeministri do ishte Rama i parë, unë them se pa kaluar minuti duhet të bëjë ndryshime në qeveri. Atij nuk i mungon intuita qeverisëse dhe "blerja" e publikut që aprovon apo kundërshton Ramën kryeministër të 7 muajve qeverisëse. Për asnjë arsye, Rama nuk duhet të luajë me "suksesin dhe mbështetjen publike" për të majtën reformatore. Unë pres të paktën 3-4 ndryshime të shpejta për të fuqizuar qeverisjen dhe për të ngritur kapacitete të qëndrueshme dhe profesionale administrativo qeverisëse. Mediokri në krye të ndryshimit nuk frymëzon askënd, nuk mund t'i besojë askush e nuk mund ta mbështesë kurrkush. Ai veç tërheq si rrepa të tjerë pas vetes duke atrofizuar efiçencën e mendimit dhe veprimit reformator, për më tepër kthehet në një neveri publike pasi synon "fashion" më shumë se përmbajtje dhe besim publik. Ai nuk mund të jetë standardi përfaqësues qeverisës, për asnjë motiv personal, politik apo bixhozi kompozicional qeverisës. Është koha për ndryshim për më shumë siguri publike dhe për të menaxhuar rriskun që në kohë financash blozë kanë kosto të madhe politike dhe qeverisëse.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇIFTI OBAMA FITOI GJYSMË MILIONI DOLLARË MË 2013 - POR MË PAK SE MË 2012 (04.13.2014)
NEXHMIJE PAGARUSHA MERR SHTETËSINË SHQIPTARE DHE MENJËHERË NISET DREJT ZVICRËS (04.12.2014)
MOHIMI I FARK-ut NËNKUPTON MOHIMIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS PARA LUFTËSNga ADIL PIREVA* (04.12.2014)
GRYKA E VALBONËS, KJO HISTORI MADHËSHTIE E KOMBIT, OSE “GJETHET E HIRTA TË ZEMËRIMIT”...!Reportazh nga SEJDI BERISHA (04.12.2014)
FESTIVALI I QERSHIVE NË UASHINGTON (04.11.2014)
GJERGJ META - BEN BLUSHI E SHEH KISHËN ME VIZION MARKSISTIntervistoi: FATMIRA NIKOLLI (04.11.2014)
DE JURE ENVER HOXHA VAZHDON TË JETË "HERO I POPULLIT" (04.11.2014)
SOT TË GJITHË NË PRISHTINË TË DËGJONI NË DIAMOND HOTEL MUZIKË NGA BELLINI, RUSHITI E CHOPEN INTEPRETUAR MREKULLISHT NGA ÇIFTI LAZO-BEJLERI (04.11.2014)
SISTEMI PIRAMIDAL I TRANZICIONIT TASHMË ËSHTË I PASHËRUESHËMNga FATOS LUBONJA (04.10.2014)
ANTIKOMUNISTËT - SHTATORJA E ZOGUT FITOI E VETME MBI KOMUNISTËT TERRORISTË, PARTITË KOMUNISTE TË SHPALLEN TË JASHTËLIGJSHME (04.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]