E Hënë, 04.29.2024, 12:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
11 GJËRAT QË NUK I DINI DHE DUHET T'I DINI PËR GABRIEL GARCIA MARQUEZ
Nga The Huffington Post

E Hënë, 04.21.2014, 04:32pm (GMT+1)

Autori kolumbian Gabriel Garcia Marquez, i cili vdiq të enjten, ishte një nga mendjet më të mëdha të letërsisë që ka prodhuar bota. Ja 11 gjëra që ju duhet të dini në lidhje me laureatin e çmimit Nobel.

1. Ai kishte gjëra më të rëndësishme për të bërë se sa të të studjonte për drejtësi.

Ai e filloi kolegjin Bogota, por para se të diplomohej vendos të shohë botën për të ndjekur pasionin e tij të vërtetë.

2. Ashtu si shumë shkrimtarë të mëdhenj të tjerë të Amerikës Latine, ai i pati fillimet e tij si gazetar.

Por ai urrenteregjistruarit në kasetë. Ai i tregoi Paris Review më 1981 metodën e tij për të marrë shënime gjatë intervistave.

3. Ai ishte frymëzuar nga Abuela gjyshja e tij.

Një ditë, ndërsa po ngiste makinën duke u kthyer nga pushimet në vitin 1965, García Márquez arriti papritur në përfundimin gjenial: "Unë duhet t'i tregoj historitë në mënyrëngjyshja ime tregoi të sajat." Kur arriti në shtëpi, ai u ul për të shkruar, dhe duke pirë cigaret zinxhir u ndal vetëm kur përfundoi romanin.

4.Ai ishte i dashur nga kolegët e tij, pra gëzonte simpatinë dhe dashurinë e kolegëve.

Duke u bërë eksponenti më i madh i "realizmit magjik", e fitoi këtë lavdi nga kolegët e tij të letrave. Poeti kilian Pablo Neruda, i madhi Pablo Neruda i tha Time Magazine se "Njëqind vjet vetmi" ishte "zbulimi më i madh në gjuhën spanjolle që nga Don Kishoti i Servantesit."

5. Ai u bë një nga tetë shkrimtarët e Amerikës Latine që ka fituar Çmimin Nobel për letërsi.

Pasi e mori vesh se kishte fituar çmimin në natën e 20 tetor 1982, García Márquez sipas të përditshmes kolumbiane El Tiempo, kishte filluar të dridhej i tëri. Meqë ishte vetëm në shtëpi, ai ia msyni në shtëpinë e mikut të tij Alvaro Mutis. Kur Mutis e pa gjendjen e shokut të tij si ishte, ai kujtoi se García Márquez  do të kishte pasur ndonjë luftë me gruan e tij. "Më keq", tha Garcia Marquez. "Ata më dhanë Çmimin Nobel."

6. Ai kishte një grindje epike me laureatin tjetër Nobel të Amerikës Latine Mario Vargas Llosa.

Nobelisti peruan Mario Vargas Llosa e takoi Garcia Marquez një shfaqje teatri në qytetin e Meksikos dhe e goditi në fytyrë. U spekulua rreth kësaj duke thënë se të dy miqtë e patën këtë ndeshje për arsye politike. Por fotografi Rodrigo Moya, i cili e fiksoi grindjen duke e fotografuar Garcia Marquez me njërin sy të nxirë nga grushti që kishte ngrënë, thotë se arsyeja e grindjes ishte gruaja e Vargas Llosas. Të dy autorët, thuhet, kurrë nuk folën përsëri.

7.Ishte mik me Fidel Kastron.

Pavarësisht nga kritikat e tij për autoritarizëm, García Márquez ishte një mik personal i diktatorit kuban Fidel Kastro dhe ka raportuar për Prensa Latina shërbim të qeverisë kubane në vitet 1960.

8. Atij iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara për dekada të tëra.

Sipas The New York Times - qeveria e SHBA refuzoi t'i japë Garcia Marquez një vizë për më shumë se tre dekada, - ka të ngjarë për shkak të mbështetjes së tij qeverive të majta kundërshtuar nga Uashingtoni dhe miqësisë së tij me Fidel Castron. Ishte presidenti Bill Klintone kishte anulluar këtë kufizim mes të viteve 1990.

9. Shija e tij e preferuar për akulloren ishte me níspero, një frutë që rritet në Amerikën Latine.

García Márquez gjatë një vizite vitet e fundit në  Cartagena, Kolumbi, atij i pëlqente të hante në një restaurant me emrin Ohlala. Për desert, ai kërkoi akullore me níspero  - një frutë lokale, të cilën ia sollën aty nga një pastiçeri e njohur e qytetit.

10.Ai ishte i martuar me të njëjtën grua për më shumë se gjysmë shekulli.
Gabriel García Márquez u martua me Mercedes Barcha në vitin 1958.

11. Ai i kaloi të gjithë në shitjen e librave të tij në gjuhën spanjolle, përveç librin e Zotit.

Vetëm Bibla është shiturmë shumë kopje në gjuhën spanjolle se veprat e Gabriel Garcia Marquez./Shqipëroi: Elida Buçpapaj

 

 

Shqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VATIKANI GATI PËR DY SHENJTËRIMET - VËMENDJA KRYESORE E BOTËS TEK PAPA GJON PALI II (04.21.2014)
QENDRA LIFE MË 23 PRILL ORGANIZON CEREMONINË-KOKTAL TË HAPJES TË AKTIVITETIT TË SAJ - JU FTOJMË TË MERRNI PJESË (04.21.2014)
HAPPY EASTER - GËZUAR PASHKËT - FAMILJA OBAMA PËRSHËNDET KALIMTARËT (Fotolajm) (04.21.2014)
SHBA - ISHIN 70 VJET SË BASHKU, VDIQËN NË TË NJËJTËN DITË (Fotoreportazh) (04.20.2014)
BASHKIMI I KOMBIT NIS ME GJUHËNNga ZEF SHTJEFNI (04.20.2014)
NJË PIKNIK NË PRIZRENFotoreportazh nga REXHEP RIFATI (04.20.2014)
FOTOLAJM - PAPA FRANÇESKU ME FLAMURIN SHQIPTAR NË QAFË (04.20.2014)
ZBUKURIMI I VEZËVE PËR PASHKË (Fotogaleri) (04.19.2014)
DY LOT’ E NJI  BETIM...Mbi Eshtën të deshmorve t’ Atdheut Çerçiz Topulli e Mustafa QulliNga At ANTON HARAPIPërgatiti për botim: FRITZ RADOVANI* (04.19.2014)
PAPA FRANÇESKU NË VIA KRUCIS - 'E KEQJA NUK DO TA KETË FJALËN E FUNDIT, POR DASHURIA, MËSHIRA, FALJA!' (Fotoreportazh) (04.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]