E Enjte, 05.02.2024, 08:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
HËNË, 1969 - 45 VJET MË PARË APOLLO 11 ARRINTE NË ORBITËN HËNORE

E Shtunë, 07.19.2014, 09:34am (GMT+1)



ZBARKIMI: Përpjekjet e kryera prej vitesh nga 400 000 veta kulmuan në misionin APOLLO 11, i cili më 16 korrik 1969 nisi nga Kennedy Space Center i Cape Canaveral (Florida) e më 19 korrik 1969 arriti orbitën hënore. Në orën 22:17 (me orën tonë) të 20 korrikut 1969 Armstrong e Aldrin preknin dheun hënor në bordin e modulit Eagle, teksa kolegu i tyre Michael Collins kontrollonte modulie komandës Columbia. Ndërkaq, nga Toka, mbi 500 milionë njerëz shikonin pamjet e zbarkimit transmetuar drejtpërdrejt nga televizionet në të gjithë botën.


RRUGA PËR NË HËNË: Në 40 vjet nga zbarkimi, të 170 tonelatat e objekteve lënë nga njeriu mbi dheun hënor tregojnë historinë e një udhëtimi për në Hënë shumë të ndryshme nga ajo e sotme. Prekja e dheut hënor ishte objektivi i sfidës midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik, lindur në kulmin e Luftës së Ftohtë dhe në të cilën BRSS kishte afirmuar më 4 tetor 1957 primatin e tij në sytë e botës duke lëshuar me sukses satelitin e parë artificial, Sputnik. Dëshmitë janë ende të shpërndara mbi dheun hënor, midis Detit të Reve dhe Detit të Qetësisë, ku kanë rënë sondat sovjetike të lëshuara në fund të viteve 1950. Në Detin e Kthjelltësisë është simboli i një tjetër primati sovjetik, sonda Hëna 2, objekti i parë ndërtuar nga njeriu që ka prekur për herë të parë dheun hënor. Por në Kraterin Kopernik e në Oqeanin e Stuhive gjenden simbolet amerikane, sondat Surveyor lëshuar midis 1966 e 1977. Liqeni i Shkëlqesës tregon ndërkaq një histori shumë më të afërt e shumë më të ndryshme, në të cilën udhëtimi për në Hënë shfaqen protagonistë të rinj, si Europa: pikërisht më 2006 është "zhytur" këtu sonda Smart 1, e Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA).


NJË HESHTJE E GJATË: Njeriu i fundit që ka ecur mbi Hënë ka qenë, në dhjetor 1972, Eugene Cernan, anëtar i misionit të Apollo 17. Pastaj udhëtimi është ndalur për një kohë shumë të gjatë. Një heshtje që, sipas ekspertëve, mund të shpjegohet me materialet e pamasa që janë marrë (382 kilogramë gurë hënorë) dhe sjellë në Tokë nga misionet Apollo dhe Hëna. Por ndërkohë arritja e Shuttle dhe lindja e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) kishin përqëndruar gjithë vëmendjen, ndërsa misionet shkencore janë përqëndruar mbi planete të tjera të Sistemit Diellor, ende thelbësisht të panjohura.


PROTAGONISTË TË RINJ: "Nga epoka e zbarkimit mbi Hënë gjërat kanë ndryshuar shumë; nuk ka më kundërvënie midis dy blloqeve, por një garë midis kombeve që duan të afirmojnë rëndësinë e tyre në nivel teknologjik, si Kina e India, e kombe, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kërkon të mbajë lidershipin e fituar para 40 vjetësh," vënë re ekspertët e sotëm të vëzhgimit të universit. Mbi këtë bazë janë duke lindur aleanca të reja, të cilat janë larg logjikave të para 20 viteve, me një optikë krejt të ndryshme.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ME VIBER - FLISNI FALAS PËRMES TELEFONIT TUAJ MOBIL (07.19.2014)
PERSEKUTIMI I KATOLIKËVE - PYETJET NGA SIGURIMI I SHTETIT NË VITIN '46Studim nga VELI HAKLAJ (07.18.2014)
I BLEU VILË DASHNORES, MINISTRI I DREJTËSISË E FYEN GJIN GJONIN - AI I MBJELL FLOKËT 50 EURO SECILËN (07.18.2014)
ÇOKE BE, ÇOKE QEBAPI…Rreth rolit të intelektualit në qeverisje dhe në shoqëriNga AJET NURO (07.18.2014)
EMËRTIMET POLITIKE - IDEOLOGJIKE JANË NEVERITËSEBëri përshtypje të keqe emërtimi 'Arbër Xhaferri' i rrugës më të reOpinion nga IDRIZ ZEQIRAJ (07.18.2014)
NJE MINISTRE NDRYSHE…Nga LULZIM LOGU (07.17.2014)
SHKRIMI I PANJOHUR I KADARESË - Ç’MË NDODHI MË 29 PRILL 1994 (07.17.2014)
Portret në 60 vjetorin e kancelaresANGELA MERKEL - E FAMSHME NË BOTË, E ADHURUAR NË GJERMANI (07.17.2014)
BASHKIMI EVROPIAN IA UROI DITËLINDJEN ANGELA MERKELIT - GJERMANIA FESTON 60 VJETORIN E KANCELARES (Tekst dhe fotogaleri) (07.17.2014)
Investigimi 14 Jul 14RRETHI I NGUSHTË I BERISHËS FITOI MILIONA NGA PAZARET E DYSHIMTA ME TOKATNga LINDITA ÇELA dhe LAWRENCE MARZOUK, BIRNTirana, London (07.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]