E Hënë, 04.29.2024, 11:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
VIKTOR MARTINI - QEVERITARËT TA DINË SE SHQIPËRIA NUK HYN NË EVROPË ME LIGJET KOMUNISTE
Intervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ

E Djelë, 07.20.2014, 02:52pm (GMT+1)



"Atdheu na ndjek kudo që të jemi edhe në andërr na thërret e na thotë: kur po vini?"

PYETJE: I nderuar Z.Viktor, ju nuk i shkëputni dot lidhjet me Atdheun, këto ditë ishit përsëri në Shqipëri dhe sapo jeni rikthyer nga udhëtimi apo jo?
VIKTOR MARTINI:
Zakonisht njerëzit kur ndodhen larg nga atedheu i tyre, e kanë një boshllëk përmbrenda se vendi ku janë lindur e rritun ju mungan,pra të gjithë ne emigrantët pothuaj në pergjithësi ndjejmë nostalgjinë e vendlindjes,ku kemi marrun frymë e hapun sytë për të parën herë, ku kemi qeshun e kemi kja. Atdheu na ndjek kudo që të jemi edhe në andërr na thërret e na thotë: kur po vini?

Kjo ndodh dhe me mu.Unë për çdo vit kthehem në Shkodër e pereferoj të udhëtoj në stinën e pranverës s'bashku me dallndyshet. Tash 23 vite kam 26 udhëtime.Kur u ktheva për herën e parë në Shkodër, një shok i imi si me të qeshun, duke hjedhun sytë nga gropat plot me lloq e ujë më tha-he Viktor si po të duket Shkodra?- Unë ju përgjigja, e kam ditun se çfarë gjej, por gjithësesi Shkodra asht e ambël. Sa herë udhëtoja në vazhdim, Shkodra po zbukurohej. Kapitalizmi ban punë e vet pamvarësisht se shikoj një kapitalizem të korruptuem, ai e zbukuron qytetin, çdo dite shikon diçka ndryshe me të djeshmen. Kështu çdo vit unë i shfrytëzoj tre muaj në Atdheun tim.

"ky ngerç ndodhet në ndërgjegjen e politikanve të sëmurë e nëse nuk bahen këto, e djeshmeja nuk ndryshon dhe e sotshmja po vazhdon si dje."

PYETJE: Qëndrimi juaj në Shqipëri përkonte me 300 ditëshin e parë të qeverisë së re dhe me njëvjetorin e zgjedhjeve të 23 qershorit 2013. Si e shikoni ju bilancin e kësaj periudhe në përgjithësi?
VIKTOR MARTINI:
Kësaj here që isha asht e vërtetë se perkoi me 300 ditshin e pushtetit të ri dhe me 1 vjetorin e rotacionit të datës 23 Qershor. Rotacionin e kam duartrokitun, jo se kam gja të përbashkët me partinë socialiste, por sepse kulti i individit Berishian (Stalinian ) kishte kalu çdo cak për një demokraci të vërtetë. Gjate 23 viteve demokraci të pastër që kemi andërru i mungon njeti i mirë, për ta vendosë në piedestalin ku meriton e kjo do ta rreshtonte ma shpejt me shtetet Europiane.

Politikanët e pandërgjegjeshëm u banë të gjithë milionerë, Parlamenti Shqyptar u kthy një lopë pjedhore ku mjeljet e produktet kryesore i shfrytezojnë politikanët, duke ia lanë popullin të mjerë veçse hirrën e, inshalla, kjo hirra ka për t'jau qorru sytë.

E djeshmja Berishiane nuk i dha demokracisë atë që duhej dhanun, nuk i dha pronat, nuk realizoi shpërblimin e të persekutumve, nuk ndërtoi një shtet juridik ku ligji të zbatohej me rigorizitet. Çdo ditë nigjohen nëpër stacionet televizive e në mjetet e ndryshme të komunikimit fshamje e ankesa nga populli i ynë i shumëvujtun për premtimet e parealizueme.

E di se 300 ditë janë tepër pak në qeverisje për të ndryshu shkatërrimin që gjetën, po ato kishin mundësi të fillonin nga dosjet që po zanë myk te zyrat e kthimit të pronave, me të gjitha tapitë e vjetra e krejt të rregullta që hezitojnë t"˜i kthejnë.

Po sjell një shembull timin, kam 8 vite që kërkesa ime qendron e pashqyrtueme e sa herë që shkoj më thojnë "po asht një ngërrç" e unë si popull i shkretë nuk po kuptoj se ku asht ky ngerç. Po për një gja jam i sigurt, se ky ngerç ndodhet në ndërgjegjen e politikanve të sëmurë e nëse nuk bahen këto, e djeshmeja nuk ndryshon dhe e sotshmja po vazhdon si dje.


PYETJE: Ndërkohë Shqipëria mori statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian. Dihet se politika nuk e meriton dhe nuk ka për ta merituar. Si ju duken zhvillimet e tjera të atjeshme në optikën e integrimit tonë të plotë në Evropë?
VIKTOR MARTINI:
Po Shqipnija e mori statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian dhe si unë ashtu edhe Europianët e dijnë fare mirë se politika në përgjithësi nuk e meriton, po me sa duket ato e kuptuen ma në fund se po hynin në gjynah me popullin e pafajshem.

Këtë status e dhanë si shpresë popullit shqiptar për t'i treguar se po afrohen edhe për te ditët që të gezojmë dhe ne ato të drejta që kanë vendet Europiane. Unë mendoj se në kjoftë se qeveritarët nuk kanë me plotësu ato çka unë thash ma sipër nuk futemi dot në Europë. Prandaj ta kenë të kjartë qeveritarët se nuk hyhet në Europe me ligjet komuniste ku pronat e popullit mbeten akoma të grabituna. Ky ashtë ndryshimi që kërkohet çdo ditë. Një njeri që nuk dinte as shkrim e as këndim, për të numru ditët se kur vinin Pashket, përdorte kokrra bathe. Kur e pytën se kur binin Pashket, ai u përgjigj: me sa po numroj bathët janë janë larg Pashkët e kështu po thom dhe unë, sipas bathve vonë do hyjmë në Europe. Inshalla don Zoti e të jem gabim unë.

"sa të vështirë e kam kur zbres në Rinas, ku punova si invalid për ndërtimin e aeroportit e kur ulem nga avioni nuk e di se ku e ve kambën, ndoshta e vë mbi vorrin e ndoj shoku që vdiq barbarisht nga të mallkuemit."

PYETJE. Natyrisht, ju jeni posaçërisht i interesuar për përmirësimin e gjendjes së shtresës që ju i përkisni - ish të burgosurve dhe ish të përndjekurve politikë. A është bërë diçka në këto 300 ditë dhe si duket perspektiva ndaj shtresës suaj?
VIKTOR MARTINI:
Ka vite që unë pres nga dita në ditë që të zbatohet ligji i pafajësisë që u dha më `91 kur isha n/kryetar në shkallë kombëtare dhe ishte një shoqatë e fortë dhe e pandarë, ku në grevën e urisë që kryesohej nga unë, fitumë 5 pikat e kërksave tona, që besoj se e kujtojnë të gjithë dhe pika e parë, kryesorja ishte pafajësia. Me pafajësinë fituan paratë të gjithë anëtarët e Komitetit Qendror që kishte dënuar Enver Hoxha. Ndërsa shtresës të të përndjekurve përse jo? Edhe ne t'i fitonim të drejtat tona si Fatos Nano, apo ne ishim ma të largët se këta nga qeveritarët 23 vjeçar të tranzicionit.

Ah, sa vështirë e kam, kur flas për para, sepse jam plotësisht i bindun se mbarë populli asht po thuaj i varfën e besa ka edhe ma të varfën se ne.

I detyrohen popullit shqiptar një shpjegim që ta kenë parasysh, se janë këto të persekutum nëpër burgje e kampe pune që kanë tharë këneta e kanë ndërtu pallate pa shpërblim, duke ushqy ushujzat e kënetave të Maliqit e të tjera e të tjera, me kërbaç shpinës e duke humbun në vorre pa emra që as sot nuk gjinden.
Ma besoni se sa të vështirë e kam kur zbres në Rinas, ku punova si invalid për ndërtimin e aeroportit e kur ulem nga avioni nuk e di se ku e ve kambën, ndoshta e vë mbi vorrin e ndoj shoku që vdiq barbarisht nga të mallkuemit.

Pra, mos t'ju duket çudi o popull që ne po kërkojmë veç shpërblimin e punës kurrë të shpërblyme, të cilën 300 ditëshi i ndryshimit akoma nuk na e ka dhanun.

Ndryshimi inshalla vjen,po kësaj ndryshim i thançin.


"Tek qeveritari duhet me u bashku vetmohimi, sakrificat e ndershmëria, pa këto asgja nuk realizohet."

PYETJE: A duhet të tregohet Brukseli më trysnues ndaj Tiranës që ajo të zgjidhë përfundimisht çështjen e ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, çështjen e pronarëve dhe pronave të ligjshme, çështjen e dosjeve e të tjera, të cilat konsiderohen kardinale për ndarjen përfundimtare prej komunizmit?
VIKTOR MARTINI:
Nuk kam pa e as po shikoj ndoj kambngulje serioze nga ana e Brukselit se në te kundërtën do të ishin të kryme me kohë.Kurrkush mos të mendojë se parajsa vjen nga diplomatet e huaj, ato veçse kërkojnë nga qeveritarët nënshkrim kontratash simbas interesave të tyre.Kamngulja i takon popullit Shqiptar për të fitu të drejtat e tyne. Detyrë të shejtë e ka individi që mos të shitet për interesa vetjake. Tek qeveritari duhet me u bashku vetmohimi, sakrificat e ndershmëria, pa këto asgja nuk realizohet.


"Ruhuni nga paraja, se ju jep diçka, por ju merr rrëshqan e ju len me faqe të zezë e pa emër."


PYETJE: Lexova se kanë shkarkuar nga detyra Bedri Blloshmin, dhe në vend të tij kanë emëruar kurt Kolën, si e shihni këtë lëvizje?
VIKTOR MARTINI:
Me këtë pyetje, unë vihem në pozicion të vështirë, kur flas për bashkëvuajtësit e mi. Z.Miraka që ishte në këtë detyrë rrjedh nga një familje me dinjitet dhe e persekutueme. Berisha e vuni në atë post, dhe kam bindjen se ai asht mundue me realizu, se sa ka realizu, veç ndërgjegjia e tij. E di se në çfarë rrethana të vështira ka qenë, ku jam i bindur se pushtetarët nuk i ka patun në favor të kësaj shtrese.

Të flasim për Blloshmin, edhe ky vjen nga një familje e persekutume. Unë nuk mund ta gjykoj Blloshmin nga komentet e gazetave e nga intrigat politike, kjoshin këto edhe nga ngatërresat familjare. Sot Miraka e Blloshmi janë të larguem nga ky post dhe sinqerisht më vjen keq.

Sa për zotin Bilal Kurti nuk di se çfarë të thom. Nuk kam ankesë për të, se ai vjen nga një familje e nderueme. Bilali asht i shkolluem, por posti ju dha si shpërblim i kontributit të të jatit tek socialistat. Një e drejtë e tij të zgjedh pozicionin e tij, por ama tek socialistat. Inshalla e gëzon.

Por ky post asht i zgjedhun në vazhdimësi me partishmëni, sipas të njohunës, më sherbe, të të shërbej, si në kohën e Diktaturës.

Po cila asht zgjidhja e arsyeshme sipas meje lind pyetja.

Sipas mendimit tim në këtë post duhet të emërohet një njeri i njohur për karakterin e tij prej organizatës, ku asht i njoftun jo nga qeveritarët në pushtet, sepse kështu kurrë nuk do t'i kenë duart e lira me ba atë që i thotë ndërgjegjia.

Ruhuni nga paraja, se ju jep diçka, por ju merr rrëshqan e ju len me faqe të zezë e pa emër.


"Kërkuan leprin, por në Lazarat gjetën arushën"


PYETJE: Gjatë qendrimit tuaj në Shqipëri ndodhi edhe operacioni në Lazarat, si e vlerësoni?
VIKTOR MARTINI:
Lazarati. I shkreti popull i tij. Lazarati nuk ishte një çerdhe që lindi gjatë qeverisjes Rama. Ai kishte kohë që shfrytëzohej nga pronarët e panjoftun.
Politika krijoji një skenar duke gjetun një avion në Divjakë, duke dashtun të rrëzojnë pushtetin me te. Kërkuan leprin, por në Lazarat gjetën arushën.


"Zoti, inshalla, i ruen shqiptarët nga Mafia"

PYETJE: Po vrasja e Artan Santos, themeluesit të Bankës të parë shqiptare?
VIKTOR MARTINI: Sa për Z.Anton Santo nuk e njoh, por sipas gojdhanave, ishte krijuesi i bankës të parë në vendin tonë dhe nuk kishte armiqësi me njeri.
Po këto vrasje mafioze, në asnjë rast nuk bahen pa mbështetjen e mafies qeveritare të djeshme o të sotshmit.
Zoti, inshalla, i ruen shqiptarët nga Mafia.

"ka ardhë koha që shqiptarët e Maqedonisë t'i fitojnë të drejtat e tyne që i kanë në letër të shkrueme me Marrëveshjen e Ohrit e ne të mos rrijmë indiferentë"

PYETJE: Z. Viktor, ju i ndiqni me përparësi zhvillimet edhe në hapësirat e tjera shqiptare. Si i shikoni ju tensionet që ka krijuar Maqedonia ndaj shqiptarëve? Cili duhet të jetë roli i faktorëve shqiptarë për mbarëvajtjen kombëtare në gjithë hapësirën tonë?
VIKTOR MARTINI:
Tensioni në Maqedoni ka kohë që ndihet. Qeveritarët e Maqedonisë kanë kohë që kërkojnë nënshtrimin e shqiptarëve. Por jo, shqiptarin nuk ka gja që e nënshtron. Shqiptarëve të Maqedonisë u mungon edhe përkrahja nga qeveritarët shqiptarë që populli ka votu si përfaqësues të tyne, po kështu për shqiptarët e Maqedonisë nuk pyesin fare as Tirana e Prishtina. Por tash ka ardhë koha që shqiptarët e Maqedonisë t'i fitojnë të drejtat e tyne që i kanë në letër të shkrueme me Marrëveshjen e Ohrit e ne të mos rrijmë indiferentë, sepse nuk kërkojmë asgjë të veçantë, veç të drejtat tona me qenë të barabartë si sllavët në Maqedoni.

"Kambngulja me majtun pushtetin me çdo kusht i përngjet një koshi me plehra ku as gja nuk del e bukur dhe e dobishme,perveç erës të qelbun"

PYETJE : Në Kosovë po ashtu janë zhvilluar zgjedhjet dhe pritet qeveri e re, çfarë mendimi keni ?
VIKTOR MARTINI:
Po dhe tek shqiptarët e Kosovës po shihen ato aspkete si tek zgjedhjet në Shqipëri, plot gërrindje e ngatërresa. Lufta për të mbajturn apo marrun pushtetin me çdo kusht asht fenomen i popujve të paqytetënum, dhe këta lloj politikanësh u përngjasinë deridiku diktatorëve.

Popujt e shtypun nën sundimet e të tjerëve e të okupum me shekuj e kanë vështirë e ripërtrihen e të gjejnë vetveten për një kohë të gjatë. Thaçi kambngul se ka shumicën e votave, kryeministri i nominuar zoti Haradinaj kërkon t'i njihet koalicioni, ashtu si ka ndodh edhe në Shqipëri. Kjo e dyta me duket ma e arsyshme natyrisht. Kushtetuta ka dalun nga parlamenti e këtë kushtetutë që doli nga parlamenti duhet ta njofin e ta zbatojnë të gjithë pa pasur nevojë ma me pyetun tjetër kund sepse kështu do të venë në dyshim veten e tyne që as nuk e njofin demokracinë dhe as nuk janë të denjë për një demokraci të vërtetë, për ndryshe duhet të njohin kompromisin.

Kambngulja me majtun pushtetin me çdo kusht i përngjet një koshi me plehra ku as gja nuk del e bukur dhe e dobishme,perveç erës të qelbun.

Përfundoj duke i uru popullit Shqiptar të jetë i bashkum kunder padrejtesive kudo kjofshin për të pa ditë ma të bukura e ma të begateshme.

Biri i dej i tokës Nane Shqiperi, falnderoj edhe zonjën Buçpapaj në përpjekjet e saj në emër të një demokracie të pastër për vendin tonë jashtë mentaliteteve komuniste.

Intervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PERSEKUTIMI I KLERIT KATOLIK - MERREN NË PYETJE AT FRANO KIRI DHE AT ÇIRIL CANIStudim nga VELI HAKLAJ (07.20.2014)
EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT (VIII)Studim nga BRAHIM AVDYLI (07.20.2014)
DITARI I GJON MARK NDOJIT - SI U BË GJENOCID NË MIRDITË PËR VRASJEN E BARDHOK BIBËS (07.19.2014)
KATËR BURRA NGA GJILANI KRYEJNË ECJEN EPIKE - KUNDËR REGJIMIT TË VIZAVENga RIKARD JOZWIAK, Radio Evropa e Lirë (07.19.2014)
MISIONET APOLLO GJATË KATËR VITEVE TË EKSPLORIMEVE HËNORE (07.19.2014)
HËNË, 1969 - 45 VJET MË PARË APOLLO 11 ARRINTE NË ORBITËN HËNORE (07.19.2014)
ME VIBER - FLISNI FALAS PËRMES TELEFONIT TUAJ MOBIL (07.19.2014)
PERSEKUTIMI I KATOLIKËVE - PYETJET NGA SIGURIMI I SHTETIT NË VITIN '46Studim nga VELI HAKLAJ (07.18.2014)
I BLEU VILË DASHNORES, MINISTRI I DREJTËSISË E FYEN GJIN GJONIN - AI I MBJELL FLOKËT 50 EURO SECILËN (07.18.2014)
ÇOKE BE, ÇOKE QEBAPI…Rreth rolit të intelektualit në qeverisje dhe në shoqëriNga AJET NURO (07.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]