E Martë, 05.14.2024, 01:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LAHUTARI JONUZ DELAJ NDËR 'HERONJTË' E FUNDIT TË RAPSODIVE KRESHNIKE
Studim nga QAMIL GJYREZI

E Hënë, 08.04.2014, 07:55am (GMT+1)


Studjuesi Vasil Sofokli Tole shkruan në një punë të tij për instrumentët tonë të traditës sic është lahuta se: "Shqipëria pa trashëgimi shpirtërore nuk është gjë tjetër vecse "shtëpi e lanun". Instrumentët e traditës kanë një rëndësi të madhe për trashëgiminë tonë shpirtërore dhe kulturore. Kulturat që i humbin këto simbole kulturore dhe shpirtërore humbin identitetin "shenjën" e tyre.

Në studimin tim empirik do shkruaj një përshtypje nga disa biseda me lahutarin mitik të Malësisë dhe të gjithë Shqipërisë, Jonuz Delaj dhe disa analiza muzikore dhe letrare psikologjike të bëra në You-tube me punët e tija.

Jonuz Delajt i ka dhënë shansin lahuta, talenti, prejardhja nga Këlmendi, zëri me timbrikë të vecantë, dëshira për të përcjellë brezave të tjerë historinë tonë me këngë dhe vargje mitike, të lozi në një instrument mitik, këndojë dhe transmetojë brezave të ardhshëm histori që e lartësojnë kombin tonë. Jonuzi flet me shumë pasion për këtë instrument me të cilin ka filluar të ushtrohet shumë herët që në fëmijëri, që sic duket i ka mbirë në mendje dhe shpirt. Pasioni, qartësia e tregimit, tingulli me të cilin flet, duket sikur këndon vargjet e kreshnikëve, eposin e kënduar, të cilët janë mitika dhe simbolika e jonë, e kombit dhe kulturës sonë shumë të lashtë. Tingulli i lahutës duket se ka lënë gjurmë të thella në mendjen, vetëdijen e Jonuzit. Tingulli i lahutës dhe mesazhet që ajo transmeton e kanë bërë Jonuzin më të vemendshëm, të përgjegjshëm, për misionin që i ka caktuar historia, fati, Zoti, tradita, familja, gjuha, kultura e maleve kreshnike dhe mitike, të luajë dhe ta cojë këtë traditë lart e më lart, ta ruajë në mendjen e tij si në një kompjuter me shumë mega-bite. Jonuzi nuk ka studjuar muzikë. Çdo element të këngës, melodinë, vargjet, intonacionin i ka të ruajtur në mendje, të mësuara gojarisht dhe repertorin e tij, tashmë të ruajtur në C.D., në site interneti, redaksi radiosh, redaksi televizionesh, artikuj gazetash, mbi të gjitha të ruajtura në vetëdijen e publikut dhe studjuesve të cilët e kanë dëgjuar, studjuar dhe vlerësuar artin e tij mitik. Pjesmarrës në disa festivale folklorike, aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare, festa, ambjente familjare, dasma, emisione televizioni, Jonuzi është personazhi mitik, që lot në një instrument mitik.

Lahuta është instrument muzikor kordofon. Është ndër instrumentet më të vjetra dhe më primitive në Evropë.Trupi i lahutës punohet kryesisht prej drurit të panjës, por mund të punohet edhe nga druri i krekcit, manit, arrës e verrit. Pjesa e lugët e lahutës mbulohet me lëkurë të tërhequr të edhit (kecit), ndërsa harku i saj kryesisht punohet nga degët e thanës me qime të bishtit të kalit. Edhe bishti i lahutës (që dikush e quan edhe tel) punohet duke tërhequr dyzet fije të bishtit të kalit. Koka e lahutës në trojet shqiptare kryesisht gdhendet në formë të kokës së dhisë apo të kalit. Ka edhe lahuta që kanë në kokë të gdhendur përkrenaren e Skënderbeut. Tingulli prodhohet duke përshkuar me hark bishtin e lahutës, ndërsa akordet ndërrohen duke prekur bishtin me gishtat e dorës tjetër. Lahutari luan në lahutë ulur këmbëkryq në tokë. Në Kosovë dhe në trojet e Shqipërisë veriore me lahutë këndohet eposi i kreshnikëve që i përket epikës legjendare po edhe këngë epike historike. Edhe epi më i njohur kombëtar Lahuta e Malcis e Gjergj Fishtës po ashtu këndohet me lahutë.

Ky instrument mitik ka fituar padiskutim mitikën dhe përfaqëson simbolin tonë si kulturë. Lahuta është shenja jonë pse jo mendja e jonë e malësisë dhe të gjithë neve. Repertori i Jonuzit ka këngë kreshnikësh, rapsodi, legjenda, histori të lavdishmme dhe të dhimbshme, mbijetësën tonë si komb, heroj dhe heroina të largëta dhe aktuale, gëzime familjare, këngë për natyrën, epikë dhe romantikë të vecantë, këngë për malet, lulet jetën. Cilado që të jetë tema që Jonuzi lot me lahutë dhe këndon, përfaqëson mitikën tonë, vlerat tona vertikale, të cilat na dallojnë si komb, na identifikojnë dhe na krijojnë element të vecantë psiko-kulturorë. Kur flet me Jonuzin duket si kur ai këndon, rrëfen histori të vjetra dhe të reja me një muzikalitet të atillë sikur përjeton cdo tingull, cdo varg.
Jonuzin e mbaj mend kur isha fëmijë dhe luaja në orkestrën simfonike të Shkodrës, në Teatrin "Migjeni". Jonuzi më dukej një djalë malësie fisnik dhe mitik si vargjet të cilat këndonte dhe prezantonte. Ai ishte i vërtetë aktual, me intonacion, një zë i vërtetë Lahute, zë koke, transmetonte mesazhe kombëtare, patriotike, histori. "Zëri lahutë" i Jonuzit ka më tepër natyrën mitike, vertikale. Por ky zë ishte pa diskutim zë mendorë i Jonuzit që rrëfente histori mendore. Zëri i Jonuzit është një me timbrikën dhe tingullin që nxjerr instrumenti mitik.

Para disa vitesh zhvilluam me Jonuzin një aktivitet për një muzikolog të quajtur Injac Ndoja, në Bibliotekën "Marin Barleti". Ai me shumë përgjegjësi profesionale dhe dëshirë për artin etnik, më luajti dy Studime rasti, këngë të cilat vertetojnë pastërtinë dhe vertëtësinë e artit tonë mitik-etnik, sic është kënga e kreshnikëve, repertori dhe tingulli e lahutës. Piskama e fillimit të këngës së Jonuzit, shoqërohet me gjatësinë e tingullit që nxjerr lahuta, një tingull herë i mbajtur, herë i ndarë, me një eko të vecantë që të ngel gjatë në kujtesë.

Këngë dhe rapsodi të Jonuz Delajt në You-tube

Duke mos qenë i pranishëm në të gjithë aktivitetet e Jonuzit, media globale internet na ka dhënë mundësinë për ti studjuar, shijuar, analizuar, gjuhësisht dhe muzikalisht kontributin e rapsodit mitik Jonuz Delaj. Media globale është fonotekë virtuale, një teatër ku kemi shumë mundësi ta kuptojmë dhe shijojmë artin, mitikën e Jonuz Delaj. Pamjet janë magjespse, malet tona një simbolikë që na përfaqëson, malsorë të veshur për koncerte me cakcirë dhe mbështjellse, shaminë e bardhë në kokë, kreshikë të vërtetë, që i japin në formë simbolike, pa e shkru me fjalë natyrën mitiko-epike të këtij arti natyral etnik.

Zëri i Jonuzit, tenor, sa i ëmbël aq tregimtarë dhe Lahuta ky instrument magjik, mitik, janë shenjat të cilat përcjellin mesazhe epiko-lirike tek dëgjuesit.

Për të bërë një studim të psikoanalizës së muzikës etnike, i ndava këngët e Jonuzit në Studime të thjeshta rasti, të cilat kanë edhe element psikologjikë në strukturën e tyre. Studimi i rastit studjon një gjendje të caktuar shpirtërore dhe mendore të individit dhe përdoret nga studjuesit e psikologjisë. Muzika dhe fjalët janë simbolikat të cilat plotësojnë studimin e rastit muzikorë, për të dhënë lexuesit se cfarë ka dashtë të thotë rapsodi mitik Jonuz Delaj në rastin tonë.

1. Mitika "Kënga e Gjeto Basho Mujit"

Kjo këngë ka element të dukshëm mitikë. Kënga e "Gjeto Basho Mujit", fillon me tingujt e lahutës dhe pastaj fillon Jonuzi këngën:"Tanë kreshnikët e Jutbinës..dhe vazhdon Muji i ka thanë, në hall me Krajla kena ra, jena vra e jena pre, dhamb për dhamb me armikun...etj", lot përsëri dy tri herë introduksionin, përcjellsjen e lahutës dhe rapsodia vazhdon me strofta e tjera. Hyrja me lahutë ka një tingull mitik. Mitika duket qartë tek vazhdimsia e tingullit. Hyrja pregatit natyrshëm fillimin e këngës që ka vargje po mitike. Kjo këngë është tipike mitike, jep mesazhet e mitive kreshnikë, të cilët kanë luftuar "dhamb për dhamb" me armikun. Edhe melodia e lahutës i përgjigjet shumë natyrshëm tesktit të këngës.

2.Simbolika, "Sa krenar me ken malësor".

Edhe në këtë këngë "Sa krenar me ken malsor", në formë rapsodie, rapsodi mitik Delaj, i këndon prejardhjes së tij Këlmendit. Në këtë këngë duket se edhe lahuta vetë i këndon Këlmendit, me male me borë që ndikojnë tek formimi i njeriut, duke i bërë njerëz me zemër të madhe, bardh si bora, sytë që ju shëndrisin si rrezatim i borës dhe shpirt dhe mendje qelibarë. Të gjithë këto përcaktime shumë poetike, përcjellin fuqinë që ka natyra në krijimin e artit. Edhe melodia që fillon me hyrjet tipike me lahutë, zëri i Jonuzit janë të bardhë, shëndrit si ari, të duket si një melodi bore e bardhë. Në tigëllimën e lahutës nëpërmjet zërit të Jonuzit dhe përdorimit me shumë ndjenja i harkut, kemi të bëjmë me një tingëllimë qelibare.

"Jem krenarë me këta malsorë se e kanë zemrën bardh si borë, e kanë shpirtin qelibarë sytë u shëndrisin por si arë, oh sa mirë malsorë Këlmendi, hije i ka fjala te kuvendi..".
Fjalët e rapsodisë e ngrejnë lart figurën mitike të malsorit nga Këlmendi, që edhe fjala i ka peshë mbasi e kontrollojnë. Ky është një simbol model, ose kryemodel që Jonuz Delaj e përjetëson më mirë se mijëra vargje dhe piktori më realist me ngjyrat dhe format që pikturon.

3.Mitika dhe arketipi "Këngë për Norën e Këlmendit"

Edhe në këtë këngë të mrekullueshme me tone epike por edhe me element lirikë, mbasi bën fjalë për një vajzë malësore Nora, një emër natyral, mit, rapsodi që në hyrje të rapsodisë ndryshon gjëndjen emocionale, tingullin, ndjenjat dhe emocionet krijojnë më art figurën tipike të kësaj vajze Këlmendi që nuk gjindet në asnjë vend të globit.
"Në maje të bjeshkëve të Këlmendit, mblidhen burrat në log të kuvendit, ndër ta ishin edhe Burrnesha, ishte Nora sokolesha, Nora ishte një vajzë malsore e kësaj toke arbënore, Pasha turkut fjalë kish cue, Norën për me e marrë për grue, nëqoftëse Norën nuk po e marrë, shkrumb e hi këtë vend po e baj....".

Teksi poetik, shumë mitik i thjeshtë ku metafora Norë kalon përmasat e këtij termi, që në hyrje dhe vazhdim Jonuzi e pikturon figurën e Norës me tinguj dhe emocione të vecanta. Nora ky mit simbol i vajzës shqiptare, tipike, ka edhe natyrën e një figure kreshnike, të një kryemodeli, me përmasa arketipiale.

4. Historia, arketipi "Nalt Plav e Guci"

Edhe tek kënga epike "Nalt Plav e Guci", Jonuzi i këndon me shumë pathos, këtyre bjeshkëve, rëndësisë së tyre, të marra padrejtësisht nga historia. Çdo gjë shqiptare, të grabitura, malet, pllajat, historia, kultura, bora, toka. Kjo duket qartë në melodinë tipike elegji për këto zona. Edhe këtu hyrja me lahutë ka një tingëllimë dhimbjeje, por edhe krenarie për këto zona me rëndësi të vecantë për neve. Edhe zëri i Jonuzit bëhet më i fortë, i vendosur, duke ndjekur tingullin e telave të lahutës, duke akuzuar për këtë padrejtësi historike. Prandaj këtë legjendë e quajta simbol muzikorë dhe në vargje simbol historik, e lidhur me historinë tonë dhe model, pse jo kryemodele të malësisë, të përjetuara nga tingulli i lahutës dhe zëri që akuzon me art i Jonuz Delajt.

5.Historia, malli për vendlindjen "Rapsodi"

Kjo rapsodi epike për Këlmendin fillon me fjalët e lahutarit Delaj që janë pjesë e rapsodisë:

"E marr rrugën për n'Këlmend, m'djersin trupin malli jem, veç ktu shtati më gjen derman, ktu kam le, k'tu jam taman, nuk e ka askund Shqipnija, bash si logun e bjeshkëve të mija".

Që në fillim të kësaj rapsodie epike, shumë domethanse që i këndon Këlmendit, vendlindjes, ujit, maleve, njerëzve, me fjalë zemre dhe mendjeje Delaj shpreh dashurinë për vendin ku ka lindë. Në këtë rapsodi ai këndon trimërisë së këtyre zonave kreshnike, natyrës, njerëzve qëndrestarë dhe rolit që ka lahutari si këngëtarë, por edhe si trim për mbrojtjen e këtyre tokave të shenjta kreshnike. Lahutari jo vetëm këndon për Këlmendin, por edhe është i gatshëm ta mbrojë me jetën e tij tokën ku ka lerë. Melodia e lahutës është shumë epike, me tone të forta dashurie për tokën, me të vërtetë një bio-muzikë, eko-muzikë. Zëri i Jonuzit ju jep jetë fjalëve dhe sëbashku me tingullin e lahutës na japin një mesazh shumë atdhetarë për tokën ku kemi lerë dhe kemi të parët tonë.

6. Historia, arketipi Gjeto Dake Kastrati

Edhe tek kjo rapsodi shumë epike me një pathos të veçantë Jonuzi i këndon një malësori, trim dhe i vendosur për mbrojtjen e trojeve tona. Hyrja e rapsodisë ka elementë tigëllorë, ku shquhet melodia e vecantë që i përgjigjet edhe tesktit. Delaj i këndon me shumë respekt trimërisë së Gjeto Dakës. Këtu hyrja me lahutë përsëritet para cdo strofe dhe zëri i Jonuzit është i vendosur, epik dhe i përgjigjet historisë së Gjeto Dakës që lufton për mbrojtjen e tokave dhe zakoneve tona nga pushtuesit osmanë. Kryemodeli i mbrojtjes së kulturës është pjesë e fjalëve dhe tingujve të lahutës, që dëgjohet jo vetëm tek teksti letrarë, por edhe te interpretimi i rapsodit me shumë talent artistik. Si çdo rapsodi edhe kjo është tipike një simbol i historisë sonë që arti i lahutës e përshkruan me dhimbje por ku duket edhe optimizmi për të ardhmen. Pamjet e videos janë mbresëlënëse. Malësorë me mbështjellse në kokë të bardhë, heroj mitikë në sfond, fëmijë që ruajnë traditën, që i japin kuptim këngës dhe fjalëve të rapsodit. Fjalët e rapsodit janë shumë domethanse: "Malësi kulla e barotit, djemtë e tu me zemër të madhe...Në Bajzë t'Kastratit u ul flaka, thonë e ndezi Gjeto Daka". Jonuzi vlerëson Malësinë, e krahason me kullë baroti, djem me zemër të madhe, tipike për malet dhe fillimin e mbrojtjes së Kastratit e përshkruan me flakën, që dogji armiqtë tonë.

7. Arketipi, legjenda "Kelmendit ju shtua nje legjende e re" (2013)

Në këtë legjendë zëri i lahutarit është i zgjatur hyrja shumë teknike me tingull të gjatë, një tingull i vërtetë legjendë. Lahutari Delaj sjell teknikisht tinguj të ri, të mbajtur fort me gjoks, që kërkojnë ta kthejnë Këlmendin vendin e tij të lindjes në një legjendë më vehte. Fjalët e Jonuzit me O.. të zgjatur...., "Në Këlmend ka lindë legjenda n'bjeshkë dhe male me shumë vlera, e burra të mencëm dhe gra burrnesha, sikur Nora Sokolesha, legjendat nuk janë pralla, por diku kanë kenë të gjalla......"

Duke qenë një krijimtari e re, lahutari Delaj ka krijuar element teknikë, zë të vecantë, fjalë që përligjin Këlmendin dhe këlmendsit si një legjendë, ku arti i lahutës dhe atdhedashuria, ka mitikën, shtëpinë e vet dhe Jonuzi i jetëson legjendat.

Në lojën në instrumntin e lahutës tingulli i lahutës ndihmon fjalët e rapsodit për të dhënë domethanjet e artit të kreshnikëve shumë mitik, por edhe bashkëkohorë si shprehje e ndjenjave dhe emocioneve tona të mëdha për kombin dhe kulturën tonë të lashtë.
Këto ishte një analizë muziko-letrare për Jonuz Delajn, këngëtarin mitik, që i bjen një vegle simbol i shpirtit shqiptarë, sic është lahuta.

Për të treguar rëndësinë që ka ky instrument mitik në trashëgiminë shpirtërore tonë po citoj edhe një herë akademikun Vasil Sofokli Tole që shkruan:

"Lahutarët shqiptarë, heronjtë e fundit të "rapsodive" kreshnike! Një racë e lavdishme krijuesish që po shuhet para syve tanë! Sot Shqipëria nuk ka më shumë se 10 lahutarë dhe vetëm njëra prej tyre femër! Perse vallë?
 
Dikur për shtëpine që s'kishte një lahutë në të thirrej "Shtëpi e lanun"!

Shqipëria pa trashëgimi shpirtërore nuk është gjë tjetër veçse "shtëpi e lanun"! Le të nxisim prodhimin e veglave muzikore popullore që të kemi ende kënge heroike kreshnikësh në jetët tona, pasi kjo traditë dijebërjeje dalëngadalë po humbet bashkë me mjeshtrat e tyre"!

Lahutari mitik Jonuz Delaj është ndër "heronjtë e fundit tonë shpirtërorë", i cili i ka ruajtur dhe po i con më tej me shumë dinjitet, me kontributin e tij intelektual dhe shpirtërorë, rapsoditë tona të kreshnikëve dhe luan dhe këndon në instrumentin mitik të lahutës.

QAMIL GJYREZI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NUSJA NGA TETOVA VDES NË DITËN E DASMËS (08.03.2014)
KUR PATRIOTIZMI ZËVENDËSOHET ME MATERIALIZMIN PRIMITIVNga SKËNDER MULLIQI (08.03.2014)
JO TA SHKARKOJNË POR TA ARRESTOJNË FULLANIN!Nga KOLEC TRABOINI (08.03.2014)
REFORMA TERRITORIALE - JA NDARJA E DETAJUAR E SHQIPËRISË (08.03.2014)
'BALLI SILLET KEQ ME POPULLIN, TORTURAT KANË ARITUR KULMIN'Nga VELI HAKLAJ, studiues (08.03.2014)
DIASPORA - PA ZOT PËR MËSIMIN E GJUHËS DHE KULTURËS KOMBËTARENga NDRIÇIM MEHMETI (08.02.2014)
KOSOVË - DËNOHEN KËRCËNIMET NDAJ GAZETARËVE (08.02.2014)
SHKUP - KËRKESAT E PROTESTUESVE NUK ARRIJNË NË QEVERI (08.01.2014)
PSE HIMARIOTËT FLASIN GREQISHT SIPAS PETRO MARKOS, MOIKOM ZEQOS E KRISTO FRASHËRIT (08.01.2014)
PËRFUNDON E QETË PROTESTA E SHQIPTARËVE NË SHKUP (08.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]