E Enjte, 05.16.2024, 03:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KUR PATRIOTIZMI ZËVENDËSOHET ME MATERIALIZMIN PRIMITIV
Nga SKËNDER MULLIQI

E Djelë, 08.03.2014, 04:48pm (GMT+1)


Fjala patriotizëm komentohet në mënyra të ndryshme ne Ballkan. Disa thonë së Patriotizem është një lloj me i bute i nacionalizmit, përkunder termit shovenizem që sipas logjikës interpretohet si ndjenja të tepruara nacionale. Disa e barazojnë patriotizmin me nacionalizëm në kuptimin negativ të fjalës.Nese shtetet sllave më të cilat rrethohemi e keqpërdorën me të madhe fjalën patriotizëm , të shqiptarët ishte krejt e kundërta. Serbo-sllavet në emer të gjoja patriotizmit pushtuan tokat e huaja sistematikisht gjatë historisë. Dhe, kjo nuk ka lidhje me fjalën patriotizëm. Kjo është fashizem i kulluar.Te shqiptarët patriotizmi është dashuria ndaj atdheut dhe kombit, pa i ba keq askujt.

Dihet së çfarë dëmi solli nacionalizmi agresiv serb ne hapsirat ballkanike. Ish-Jugosllavia si krijesë artificiale që ishte ka mundur shumë lehtë të shpërbehët pa luftë, sikur mos të ishin serbët të cilët nuk e lejuan një gjë të tillë, sepse janë me kod gjenetik të prishur. Jugosllavia e Titos u shpërbe në menyrë të përgjakshme  duke mbetur të vrarë , të masakruar, dhe të zhdukur me mijera myslimanë të Bosnjës dhe shqiptarë të Kosovës.E bëra një hyrje këtu  ,sepse shqiptarët pothuaj krejt e qitën në harresë patriotizmin që atyre ua solli lirinë dhe pavarësinë pas shumë vitesh  të okupimi  klasik nga Serbia.   

Po thuaj gadi krejt u qitën në harresë së gjatë historisë sonë të dhembshme por edhe krenare për këtë tokë u flijuan me mijera atdhetarë. Për çlirimin e Kosovës u investua teper shume historikisht edhe në luftën e fundit , për tu nepërkëmbur e gjithë kjo aq lehtë.Një fjalë e popullit të cilën e dim të gjithë thotë" me veshtire është te ruhet  së sa të fitohët". Shumë jemi dëshmitar së gjithë ai patriotizem padyshim i madh karshi atdheut dhe kombit po venitet koha- kohës, që në fakt nuk ishte dashur kurrë të ndodhë. Fatkeqësisht po e përjetojmë një kohë kur nese dikujt i fletë për patriotizem , do të tallet me ty ose të klasifikon si të qmendur. A ka diq me tragjike së kjo ? Sigurisht se nuk ka .

Të gjitha shtetet me demokraci të zhvilluar i formuan dhe po i mbajne ne këmbe shtetet ne saje të patriotizmit, nese edhe dikujt  kjo i duket qesharake .Rasti i fundit kur Gjermania u bë kampion bote në futboll, gjithe ai manifestim i fitorës dhe prezenca e kancelarës, Angela Merkel nuk ishte gjë tjeter veq një manifestim i madh i shfaqur patriotik  edhe përmes futbollit.Për të gjithë neve të cilët e përcollëm këtë ngjarje të madhe sportive nuk mund të themi së nuk ishte ashtu. Mu për ata gjermanet  edhe janë kombi dhe shteti me i avansuar ekonomikisht në planet. Ata janë model për të mirë.Ne shqiptarët duhet të mësojmë shumë çka nga miqët tanë gjermanë  dhe nga miqët tanë amerikanë të cilët historikisht na dolën në krahë , pa të cilat shtete zor e kemi pasur ta ruajm qenjën tonë kombëtare, kur dihet se në të kater anët jemi të rrethuar me armiqët tanë shekullor, të cilët edhe sot nuk po heqin dorë nga pushtimet e tokave shqiptare.Të gjithë shqiptaret  kudo në botë të cilët i kontribuan ne forma të ndryshme çlirimit të vendit, dita ditës gjithnjë po janë më të zhgenjyer me të arriturat e vogla  në Kosovë. Të gjithë  ata qe ranë në altarinë e lirisë ,ranë vetëm që Kosova te jetë shtet i lirë dhe sovran.Edhe ata atdhetarë të shumtë  të gjallë dhe mbarë populli,  nuk janë të kenaqur më ata të cilët që 15 vite e drejtuan shtetin.

Dihet së vendin për këto vite e udhëhoqën LDK, PDK,AAK me koalicine të ndryshme , por që të tria këto subjekte politike pak treguan së si bëhët shtetndërtimi i vendit. Të gjithë Kosovën e kemi  paramenduar me ndryshe. E kemi paramenduar që shumë më shpejt do të zhvillohemi ekonomikisht . E kemi paramenduar që shqiptarët do të duhen ne mes veti si kurrë me parë . Kemi menduar se nuk do të vjen në pyetje tërsia territoriale e Kosovës. Veriu i Mitrovicës më shumicë serbe me ndihmën e Beogradit zyrtar po e sfidojnë  gjithnjë e më shumë shtetësinë e Kosovës , me Asociacionin e Komunave Serbe.Të gjithë kemi menduar se tiparët e mira nga tradita që i kishim nuk do të flakën kaq shpejt. Ne, gjithmonë i kemi dalë në ndihmë njeri-tjetrit, e tash e gjithë ajo ka mbetur më shumë si një ënder e mirë .Të gjithë kato që i përmenda më duket mua së janë pjesë e patriotizmit, që po zëvëndësohet me materjalizem primitiv. Tash ka filluar të quhet patriot ai apo ata të cilët kanë ba kapital të madh pa e ditur preardhjën e tij.

Patriotizmi nuk matet vëtem më një përiudhë kohore , patriotizmi matet për çdo minut dhe për çdo ditë. Tashmë kur jemi të lirë ,  ne vend të unitetit aq të nevojshem , e mbollëm farën e përçarjës e cila po na sjell dëme të pariparueshme. Veq shikoni situatën politike në të cilën jemi katandisur sot. Dikush po thotë së e gjithë kjo çka po ndodhë për tu formuar Qeveria e re dhe Parlamenti i ri është demokratke. Unë do të thosha së kjo është një maskaradë e turpshme që po luhet në kurriz të popullit dhe  të ardhmes se shtetit .Rrotacioni i pushtetit nuk po kuptohet ,ose me mirë të themi nuk dëshirohet të kuptohet  si proces normal . Këtu të ne si duket pluralizmi në kokat e shumëkujt  ekziston vetem si nocion apstrakt.Kur  shteti më shumë mbetet farsë , atëherë këtë e shfrytëzojnë rrymat ekstreme nga me të ndryshmet, të cilat rryma janë duke na sjellur dëmin më të madh të mundeshem si shtet.

Me kujtohet një deklaratë kohë më parë e ambasadorit anglez në Kosoëv, Jan Klif i cili thotë së' Ekstremizmin fetar në Kosovë po  e sjellë gjendja e rëndë sociale dhe ekonomike". Është shumë e vërtetë së armiqët e të gjitha ngjyrave e shfrytëzojnë mirë këtë , kur shteti nuk intersohet për miërqenje të qytetarve, atëherë të rinjët po mashtrohen edhe për pak groshë.Sikur kjo dikujt po i leverdisë të përfitojë edhe më shumë pa marre para sysh cenimin e interesave vitale shtetërore dhe kombëtare. Shqiptarët gjithmonë u shquan për  tolerancën fetare.Ky imazh ka filluar të zvetnohet.Por, kështu e ka puna kur ata që sot po drejtojnë shtetin janë të "˜zënë' për të përfituar përsonalisht , pa e pasur dert funksionimin e shtetit ligjor, zbutjen enorme të papunësisë,luftimin e krimit të organizuar dhe korrupcionit etj. 

Patriotizmi nuk matet me sasinë e parave që i ka dikush siq po mendohet, por më punët që bahën për mirëqënjën e të gjithëve.Kjo  i bie në ketë kohë krize së atdhetarët janë vetëm biznismenet edhe ata që janë kontraverz dhe njerëzit e fortë të politikës , së ata janë gjoja shpetimtarët tanë, Kjo është vetëm një pargjykim dhe një mashtrim i madh që po i servohet popullit .Vetëm një zhvillim  i gjithmbarshem ekonomik mund të sjellë mirëqenje dhe ti heq iluzionet  nga koka së ndryshe mund të bëhët mirë.Patriotizem është kur ti dalësh zot pensionistit, bujkut, të hapësh vende te reja të punës për gjeneratën e cila ka mbetur në mëshirën e kohës, patriotizëm është të avansosh arsimin dhe shëndetësinë si shtylla të rëndësishme të shtetit, patriotizëm është të sjellësh invetitorët e huaj duke i punësuar njërëzit e shumë të mira të  tjera...

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JO TA SHKARKOJNË POR TA ARRESTOJNË FULLANIN!Nga KOLEC TRABOINI (08.03.2014)
REFORMA TERRITORIALE - JA NDARJA E DETAJUAR E SHQIPËRISË (08.03.2014)
'BALLI SILLET KEQ ME POPULLIN, TORTURAT KANË ARITUR KULMIN'Nga VELI HAKLAJ, studiues (08.03.2014)
DIASPORA - PA ZOT PËR MËSIMIN E GJUHËS DHE KULTURËS KOMBËTARENga NDRIÇIM MEHMETI (08.02.2014)
KOSOVË - DËNOHEN KËRCËNIMET NDAJ GAZETARËVE (08.02.2014)
SHKUP - KËRKESAT E PROTESTUESVE NUK ARRIJNË NË QEVERI (08.01.2014)
PSE HIMARIOTËT FLASIN GREQISHT SIPAS PETRO MARKOS, MOIKOM ZEQOS E KRISTO FRASHËRIT (08.01.2014)
PËRFUNDON E QETË PROTESTA E SHQIPTARËVE NË SHKUP (08.01.2014)
MOTRAT ISLAMI PEZULLUAR NGA PUNA MBAS 30 VITESH PUNE TEK ZËRI I AMERIKËSOpinion nga MËRGIM KORÇA (08.01.2014)
MAQEDONIA ASIMETRIKE NUK MUND TË EKZISTOJËNga FEJZI LILA (08.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]