E Premte, 04.26.2024, 10:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KOSOVË - DËNOHEN KËRCËNIMET NDAJ GAZETARËVE

E Shtunë, 08.02.2014, 07:28am (GMT+1)



Në Kosovë shoqatat e gazetarëve dënuan kërcënimet ndaj gazetarëve të së përditshmes "Bota Sot".

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton nëpërmjet një komunikate se ka marrë me shqetësim lajmin se kryeredaktori i gazetës "Bota Sot "Idriz Morina dhe gazetari i kësaj të përditshmeje Nehat Shaqiri, janë kërcënuar me jetë.

Në njoftim thuhet se një person i njohur për këtë shoqatë ka kërcënuar sistematikisht kolegët e gazetës "Bota Sot", fillimisht përmes telefonit dhe pastaj gojarisht duke kërkuar që t`i qëroj hesapet fizikisht.

"AGK e dënon ashpër çdo përpjekje të kujtdo që me konfrontim fizik, shantazh apo kërcënim, mendon se mund ta ndal raportimin profesional të gazetarëve dhe i bënë thirrje Policisë së Kosovës që ta hetojë sa më shpejt këtë rast, me të cilin përveç pengimit të punës së gazetarit, fyhet dhe poshtërohet liria e shprehjes në vend, duke e rrezikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe vetë jetën e gazetarëve. Ky rast është i patolerueshëm, prandaj AGK i bënë thirrje të gjitha palëve që t`u përmbahen normave ligjore për zgjidhje të kontesteve të çfarëdo natyre qofshin ato".

Në njoftim u bëhet thirrje gazetarëve të mos ndikohen nga raste të tilla në punën e tyre ndërsa shprehet shqetësimi për rritjen e rasteve të raportimit për kërcënime, shantazhe dhe forma tjera të keqtrajtimit të gazetarëve gjatë muajve të fundit.

Organizatat ndërkombëtare e radhisin Kosovën ne mesin e vendeve me liri të pjesshme të medies.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHKUP - KËRKESAT E PROTESTUESVE NUK ARRIJNË NË QEVERI (08.01.2014)
PSE HIMARIOTËT FLASIN GREQISHT SIPAS PETRO MARKOS, MOIKOM ZEQOS E KRISTO FRASHËRIT (08.01.2014)
PËRFUNDON E QETË PROTESTA E SHQIPTARËVE NË SHKUP (08.01.2014)
MOTRAT ISLAMI PEZULLUAR NGA PUNA MBAS 30 VITESH PUNE TEK ZËRI I AMERIKËSOpinion nga MËRGIM KORÇA (08.01.2014)
MAQEDONIA ASIMETRIKE NUK MUND TË EKZISTOJËNga FEJZI LILA (08.01.2014)
SOT RIKTHEHEN PROTESTAT TONA NË MAQEDONI PËR RASTIN 'MONSTRA' (08.01.2014)
KUR MUNGON VIZIONI PËR TË ARDHMEN E VENDIT, VALORIZIMI I PUNËS, PROCESET TEKNOKOLOGJIKE DHE SHKOLLIMI I MIRËFILLTËVështrim nga SKËNDER MULLIQI (07.31.2014)
'7 MILIARDË LEKË SHKUAN, KTHEJENI DHIMBJEN NË FORCË, HAJENI TURPIN ME BUKË'Nga ARTAN HOXHA (07.31.2014)
GJERGJI GORO - HIMARA NUK ËSHTË ZONË MINORITARE (Intervistë) (07.31.2014)
ARDIT BIDO - HIMARA NË KUFIJTË NATYRALË, KËRCËNIMET E GREQISË S'DUHET TË TREMBIN ASKËND! (Intervistë) (07.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]