E Djelë, 04.28.2024, 01:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BOTOHEN SHËNIMET E OSMAN KOKËS RRETH GOLI OTOKUT - KOMUNIZMI ISHTE FATKEQËSIA E MADHE E SHQIPTARËVE NË SHEKULLIN E NJËZETË

E Hënë, 08.25.2014, 08:38am (GMT+1)



"Komunizmi ishte fatkeqësia e madhe e shqiptarëve përgjatë shekullit njëzet", u tha në promovimin e veprës "Në ankthet e Goli Otokut" të autorit Osman Kokaj, i dënuar në disa burgje gjatë kohës së ish Jugosllavisë. Në vlerësimet e tyre të njëpasnjëshme, Arbnora Dushi-redaktore, Sami Repishti-recensent, dhe Migena Arllati-kritike arti, vunë në dukje vlerësimet e tyre për këtë botim të rrallë në letrat shqipe, siç e quajtën ata, një libër jo edhe aq i zakonshëm, një libër i rrallë për nga brendia dhe dëshmia e asaj që përcjell deri tek lexuesit.

"Për të ardhur sot ky botim deri në duart tona, iu desh një rrugë e gjatë, mbushur me përjetime të errëta dhe krajata sfilitëse për autorin dhe dëshmitarë të tjerë, përjetues të të njëjtit ferr, mbyllur në burgun më famëkeq të ish Jugosllavisë komuniste, në Goli Otok- ishullit të zhveshur. Rrëfimet janë shumë interesante, aq sa në lexim e sipër të marrin me vete ngjarjet, kohërat, njerëzit dhe proceset të cilat ne shqiptarët sot i perceptojmë nga larg, por jo me më pak dhimbje dhe emocione. Efekt të veçantë sjell shkrimi në gegnishte që e bën rrëfimin edhe më origjinal", tha në fjalën e saj publicistja Migena Arllati.

Osman Koka ishte njëri nga ata mijëra shqiptarë të tjerë, që qëndruan të pathyeshëm ndaj torturave serbo-sllave, ndaj torturave barbare dhe ç'njerëzore, të cilat ia dërrmuan trupin por nuk mundën t'ia thyejnë shpirtin e fortë prej shqiptari. Ish student i Akademisë Ushtarake në Romë, pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore e më vonë i dënuar në burgjet jugosllave, ai ka lënë pas vetes një pasuri të vërtetë dorëshkrimesh në fletë të zverdhura e copëtuara nga koha, të cilat u mblodhën dhe u botuan nën kujdesin e veçantë të birit të tij, Jahja Koka. Nacionalisti Osman Koka mbijetoi në sajë të forcës së tij morale, karakterit të fortë dhe të kryelartësisë për më qenë "shqiptar", për idenë e dinjitetit njerëzor e kombëtar dhe për frymëzimin nga historia kombëtare shqiptare. Osman Koka u lirua nga burgu dhe jetoi deri në vitin 1987, tri vjet para shembjes së perandorisë sovjetike dhe humbjes së turpshme të komunizmit në Evropë. Para së të mbyllte sytë, ai na dhuroi kujtimet e një jete plot plagë të pambyllura.

"Libri nuk është autobiografi, nuk është as histori, nuk është roman e as tregim i zgjatur", shkruan me dorën e tij autori tashmë i ndjerë, i cili ishte viktimë e kohës së mbrapshtë dhe e vendit të destinuar me vuajte pafund. "Vuajtja, në esencën e saj është dhimbje, është mjerim. Është një përvojë që kalon vuajtjen: ai e duron atë, i nënshtrohet asaj nga bindja e plotë me karakter fetar: kështu ka qenë shkruar! Por, kjo bindje rrjedh nga paaftësia e shumicës për të konceptuar vuajtjen si një gjendje që nuk duhet toleruar, sepse diktaturat nuk rrëzohen pa u kundërshtuar. Në rastin e librit tonë, kemi të bëjmë me kufizimin e lirisë së mendjes dhe trupit, me qëllim të shkatërrimit të njërit ose tjetrit, ose të të dyve bashkë. Ky fenomen shtazor dhe i dënueshëm pa kompromis, është burgosja, heqja e lirisë për vite të gjata, ose të përhershme", përmend në fjalën e tij Sami Repishti, edhe pse vetë nuk mundi të ishte i pranishëm në ceremoni.

Redaktorja Arbnore Dushi vuri në dukje se lexuesit do të mbeten të mrekulluar nga Shënimet e Osman Kokës, njeriu të cilin politika e përplasi në dallgë të vrullshme, por pa ia dobësuar asnjëherë forcën e karakterit, ndërsa ai nuk hoqi dorë për asnjë çast nga identiteti i tij. Mes kujtimeve të njëpasnjëshme që lidhen në mënyrë direkte më Goli Otokun, renditen edhe disa krijime në vargje, të cilat bartin vlera epike dhe historike.
Promovimi i cili u mbajt në ambientet e Bibliotekës Kombëtare Universitare "Pjetër Bogdani" në Prishtinë, me organizimin e Shoqatës së Intelektualëve "Jakova" të Gjakovës, u shoqërua me recitimet e aktorëve të merituar të skenës shqiptare, Hadi dhe Jahja Shehu.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EKSTREMIZMI FETAR NË KOSOVË - Ç'ËSHTË KY?Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (08.25.2014)
AKUAREL NGA PIKTORI I TALENTUAR HELIDON HALITI - NGA CIKLI 'KODRAT E HIMARËS' (08.24.2014)
BASHKËPUNIMI I SIGURIMIT TË SHTETIT ME OZNA-n KUNDËR NACIONALISTËVE SHQIPTARËNga VELI HAKLAJ (08.24.2014)
JA SI U DËMSHPËRBLYEN BYROISTËT NGA QEVERITË SOCIALISTENga MIRA KAURI, anëtare e kryesisë së Gruaja Demokratike, Durrës, PDSH (08.24.2014)
PELLAZGO-SPARTANËT, SHQIPTARËT E SOTËMStudim nga RASIM BEBO (08.24.2014)
SARANDË - DEPUTETJA BOSHNJAKE BËN 'SHQIPONJËN' (08.24.2014)
ERINA RRAHMANI - FËMIJËT NË KOSOVË NUK LEXOJNË MJAFTUESHËM (Intervistë) (08.24.2014)
XHEVAT KORÇA, I BURGOSUR POLITIK, I DHA FUND JETËS ME GREVË URIE NË BURGUN E BURRELIT (08.23.2014)
ETËR DHE BIJ NË DITËN EVROPIANE TË VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT...Nga ILIR SECI (08.23.2014)
ARKIVAT E SIGURIMIT TË SHTETIT - VEPRIMI ANTIKOMUNIST NË QARKUN E TIRANËSNga VELI HAKLAJ (08.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]