E Premte, 04.26.2024, 08:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NIS RRUGËTIMIN NDËRKOMBËTAR 'HEROI' I LUAN KRYEZIUT
Fotoreportazh nga AJET NURO

E Premte, 08.29.2014, 09:32am (GMT+1)


Pamje nga filmi "Heroi", 25 gusht 2014

Dy filma shqiptarë nga të dy shtetet shqiptare konkurojnë në Festivalin Botëror të Filmit të Montrealit që mbahet në Montreal, Kanada nga 21 gusht deri më 1 shtator 2014. Me shfaqjen në Montreal, "Heroi" i Luan Kryeziut, fillon shfaqjet në kinematë botërore.

 

Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada

 

Pas Kosovës, filmi i Luan Kryeziut u shfaq për herë të parë në Montreal në datat 25 dhe 26 gusht. Filmi, konkuront në seksionin « Vështrim mbi kinematë e botës » ku konkurojnë vende me shumë tradita në fushën e kinemasë si Italia, Franca, Gjermania, Japonia etj., por edhe nga vende me më pak përvojë në fushën e ekranit të madh. Duke ditur rëndësinë e festivalit të Montrealit, mund të konsiderohet sukses qoftë edhe, vetëm marrja pjesë në një festë të tillë të kinemasë botërore.

Ngjarje e veçantë për kinemanë shqiptare por edhe për dashamirësitë e saj

Kinemaja shqiptare, pavarësihst vështirësive që kalon, ka qenë e pranishme në këtë aktivitet të rëndësishëm botëror. Kjo, përbën një ngjarje të veçantë e të gëzueshme edhe për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Montreal dhe rrethina. Dhe, kuptohet, ata, në raste të tilla, nuk mungojnë të jenë të pranishëm për kënaqësinë që të dhuron një film në gjuhën shqipe dhe pse jo edhe për të ndihmuar sado pak në veprat që paraqisin artistët shqiptar në këtë aktivitet gjithë botëror. Madje sivjet, përveç shqiptarëve nga Montreali dhe rrethinat pati nga ata që erdhën nga Hamiltoni dhe Toronto, pra, disa qindra kilometra larg.

 

Duhet falenderuar Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës për vendosjen e lidhjes mes realizatorëve të filmit (Iliria Film) dhe shqiptarëve të Montrealit. Krijime të tilla ku është investuar kohë dhe para dhe, ku janë përfshirë edhe shumë personalitete shqiptare dhe të huaja ka nevojë për promovim, ne shqiptarët kemi nevojë të jemi të lidhur me atdheun dhe ku më bukur se një film në gjuhën e nënës !

"Heroi"

Para filmit pyeta autorin e tij, Luan Kryeziun nëse filmi kishte skena të dhunëshme me qëllim që edhe fëmijët në merrnin pjesë ose jo. Regjisori dhe skenaristi i "Heroit" më tha që jo vetëm nuk ka dhunë por aty ka edhe një personazh fëmij. Dhe në fakt filmi duke i vendosur ngjarjet në Kosovën e pas luftën nuk kishte dhunë dhe loja e fëmijës në fjalë i jepte bukuri filmit. Pa dashur të bëjë një kritikë të specializuar sepse nuk më duket se është fusha ime, mund të them se vetëm ne shqiptarët mund t'a kuptojmë filmin në çdo detaj qoftë gjuhësor, psikologjik, sociologjik, historik e zakonor.

Në qendër të filmit ishte një hero i luftës çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës ndaj serbëve. Por, pas lufte, përveç fjalëve të bukura, lufta nuk e ndihmoi dot personazhin e filmit të siguronte të ardhmen e tij dhe të familjes. Dhe, kjo n'a sjell para nesh atë realitet të hidhur që shohim aty këtu në Kosovën e pas luftës ku shumë prej luftëtarëve për liri u zhgënjyen. Shumë syresh nga çlirimtarë u shndërruan në biznesmen e politikanë duke parë interesat e tyre. Por, jo pak syrsh, ndonëse dhanë gjithçka për të tjerët dhe mund të kishin dhënë edhe jetën, pas luftës nuk kërkuan shpërblim por pak dinjitet. Luan Kryeziu na e sjell në film një personazh që ne e quajmë të ndershëm, Autori i filmit sikur ka dashur të na transmetoj një vlerë universale siç është ruajtja e integritetit apo ruajtja e pastërtisë së figurës së personazhit. Një njeri që ka disa përcaktime etike, e të cilat, për të paraqesin esencën e karakterit të tij, në filmin e Kryeziut sikur nuk mund të ndryshoj madje as para sfidave më të mëdha të individit para shoqërisë së cilës i përket apo edhe rrethanave të vështira nëpër të cilat reciklohet moralisht dhe fizikisht. Sepse, personazhet si Shkëmbi apo Heroi i L. Kryeziut që vjen si viktimë e mospërfilljes shoqërore, por edhe ndershmërisë së tij, shpërfaq kërkesa minimale: të mbijetojë në kohë horrash dhe transicioni; pra, në një kohë të egër dhe pa rregulla.

Njerëz si « Heroi » në fund të fundit, thuaja se prore ndodhen para dy mundësive për të përzgjedhur: e para, e paramenduar nga personazhi i filmit, e tjetra, e realizuar prej tij. Nuk po ua zbuloj fundin sepse ndoshta do të ishte interesante për ata që nuk e kanë parë.

Gjuha e filmit

Herë-herë i hidhja sytë përkthimeve dhe me vete thosha se nuk ka përkthim që të mund të transmetoj atë që Luan Kryeziu dhe ekipi i tij kanë thënë në këtë apo në atë skenë. Në këtë optikë mund të kuptohet reagimi i një shikuesi të huaj që pas filmit në periudhën e pyetjeve insistonte të dinte se si është e mundur që një hero i luftës të duket aq inertë apo edhe aq i "paaftë" për të mbajtur familjen e tij. Kjo, mbase, do të ishte pyetja të cilën do të mundej të e parashtronte edhe ndonje shikues tjetër joshqiptar, sepse, është e qartë se historia solli aq shume sfida dhe befasi për shqiptarët saq diçka, diçka, ndoshta edhe nuk mund të kuptohet, ndonjëherë, mirë e mirë nga të huajt, por janë gjëra të cilat për ne jane krejtësisht te qarta, kristal, si dita me diell.

Ndonëse gjuha e përdorur është gjuha e folur në rajonet ku ka vepruar UÇKme mjaft nëndialekte dhe krahinarizma, nga dialekti verior, megjithatë, gjuha e peronazheve është e thjeshtë, e artikulau ndaj dhe e kuptueshme prej të gjithëve.

Regjia dhe aktorët

Filmi me skenar dhe regji të Luan Kryeziut është në fakt një prodhim që tejkalon kufijtë e diçkaje lokale, aq më tepër se, aktori kryesor Arben Bajraktari, jeton në Francë dhe ka realizuar role aty, por edhe ne Amerikë; më pas, drejtori i fotografisë Roger Simos që është francez, një nga aktorët, Xhemi Agaj jeton në Kanada, montazhi është bërë nga amerikan, Lary waxman, etj., etj.

Gjithashtu mund të thuhet se filmi është një prodhim i një cilësie të lartë dhe përçon tek shikuesi vlera universale por edhe vlera tipike shqiptare. Kamera, muzika, dialogët dhe sidomos prania e disa këngëve popullore e bënin filmin origjinal ia shtojnë edhe vlerat antropologjike këtij projekti.

Gjithashtu edhe loja e aktorëve ishte në lartësinë e duhur. Përmend protagonistin Arben Bajraktaraj, Adriana Morina, Xhemi Agaj por edhe regjisori, gazetari dhe aktori i pranishëm në festival prof. Haqif Mulliqi.

Të gjitha shpjegojnë atë interesim të publikut për të dialoguar me regjisorin e filmit z. Luan Kryeziu. Seanca e pyetjeve dhe e përgjigjeve u desh të mbyllej në një moment për të liruar sallën për filmin pasardhës. Ndryshe, ka të ngjarë se ky debat do kishte vazhduar shumë, shumë gjatë.

Së fundi, nëse do të kishim ndonjë dilemë dhe do të pyteshim se a thua, me këtë dozë kriticizmi do të ishte më i përshtatshëm për një publik shqiptar dhe jo për të tjerët që do shikojnë edhe ndonjë element të shoqërisë shqiptare që nuk është edhe aq i lavdishëm, megjithkëtë, duhet kujtuar se Kosova dhe Shqipëria, apo shoqëria shqiptare në përgjithësi vazhdon të përballet me probleme serioze të cilat nuk duhet t'i fshehim në asnjë mënyrë. Sepse, po nuk e bëmë ne këtë, atëhërë me këto çështje do të merren të tjerët, të cilët nuk do të hezitojnë të na mveshin edhe gjëra që nuk qëndrojnë si të tilla, do të jenë të ekzagjeruara apo edhe të pavërteta dhe do të na pëcëllojnë.

Fundja, a nuk jemi ne ata të cilët, përditshmërisht shkruajm dhe flasim në media mbi korrupsion, nepotizmin, për shfrytëzim posti etj., etj.?! Ndaj dhe, nuk është e befasishme nëse dikush si personazhi i Kryeziut, Heroi, e refuzon ligësinë dhe deformimet në shoqëri duke mos pranuar të bëhet pjesë e «kësaj mode», paçka se, edhe ne vet mund të kapemi në habi dhe të pyetemi se si mund të ketë heronjë të tillë apo edhe utopistë të tillë në kohërat moderne, siç do t'i quante Çarli Çaplini.

Në këtë kuadër Mendoj se heronjë të tillë, si ky i Kryeziut, nuk janë krejt një krijim artistik, por janë ata që duhet të n'a kthejnë në tokë për t'a parë realitetin në sy. E kjo, ndonjëherë dhemb.

Pa dashur të bëj moral, njeriu i pastër duhet të ngelet i tillë pavarësisht çmimit që duhet të paguaj për këtë. Dhe mendoj se pikërisht mesazhi njerëzor që transmeton ky fim është pikërisht suksesi i tij. Filmi të bënë të reflektosh dhe jam i bindur që çdo shikues ka përjetuar fatin e Heroit dhe jam i bindur që ka dashur t'a ndihmoi atë. Kjo bënë t'i shikosh luftëtarët e lirisë ndryshe. Dhe roli i një filmi është reflektimi ndaj shoqërisë duke u nisur nga ngjarje lokale për të nxjerr mësime globale.

Nisur nga suksesi i filmit në Festivalin Botëror të Filmit në Montreal, shpresoj se filmi do të jetë i suksesshëm në ekrane të tjera botërore.

Filmi i dytë shqiptar që konkuron në Festivalin e Montrealit është filmi « Amanet » i regjisorit Namik Ajazi që shfaqet në datat 30 dhe 31 gusht 2014. I urojmë edhe këtij filmi suksese ashtu si edhe « Heroi ».

Ajet Nuro

Montreal, Kanada 27 gusht 2014

AJET NURO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FESTIVALI I GJINOKASTRËS DHE SHËMTUESIT E KOSTUMIT KOMBTAR  SHQIPTARNga FRITZ RADOVANI (08.29.2014)
PSE GJYKATA KUSHTETUESE E KA GABIM (SËRISH)Nga ANDREA LORENZO CAPUSSELA (08.29.2014)
EDI RAMA - EDHE NE MUND TA NDIHMOJMË EUROPËNFjala e kryeministrit në konferencën për Ballkanin Perëndimor zhvilluar dje në Berlin (08.29.2014)
BRAD PITT E ANGELINA JOLIE JANË MARTUAR (08.28.2014)
AKUAREL 3 - NGA CIKLI 'KODRAT E HIMARËS' I PIKTORIT TË TALENTUAR HELIDON HALITI (08.28.2014)
KUR E KEQJA DHE DËSHPËRIMI BËHEN PJESË E JETËS SONËVështrim nga SKËNDER MULLIQI (08.27.2014)
JANULLATOS - KRYEPISKOP QË MBRON HEREZINËNga ARDIT BIDO (08.27.2014)
NOEL MALCOLM - KOMUNISTËT, JO OTOMANËT, DUHET TË FAJËSOHEN PËR SËMUNDJET E BALLKANIT (Intervistë) (08.27.2014)
PËRMENDORE KUJTIMI DHE DASHURIE ATËRORE PËR SHQIPE HOXHA-GASHINNga AGIM GASHI (08.26.2014)
REPUBLIKA DEMOKRATIKE POPULLORE FULLANISTE E SHQIPËRISËNga ZIRKON DISHA (08.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]