E Premte, 05.17.2024, 02:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Rreth intervistës së Maks Velos
SHTYP I LIRË APO SHTYP I SHTHURUR...
Opinion nga ILIR SECI

E Martë, 09.09.2014, 04:33am (GMT+1)



Ka ngjallur jo pak reagime nje interviste e Maks Velos publikuar ne gazeten MAPO",interviste qe i eshte marre atij nga gazetari i kesaj gazete Alfred Lela...Intervista perveç tjerash ngjalli reagim sepse Maks Velo eshte shprehur që "eshte antiverior dhe antimysliman"...Dhe nje deklarim te tille intervistuesi i gazetes "MAPO" e vendos edhe si titull te shkrimit:"Maks Velo: Pse jam antiverior e antimysliman"!?...Intervistuesi kujton se do intrigoje lexuesit me kete titull provokativ,nje praktike e shpeshte kjo ne shtypin shqiptar ku sensacioni perdoret si zevendesues i aftesise profesionale...Nuk eshte hera e pare qe i ashtequajturi "intelektual" Maks Velo miklohet nga shtypi dhe ben kesi deklaratash...Ne interviste dhene "MAPO" e paska thene cope qe urren mbi tetedhjete perqind te shqiptareve!Sepse mbi tetedhjete per qind i bie kur thote se "eshte antiverior" pasi kjo do te thote qe urren nje krahine te tere gjeografike,pa perjashtim me te gjithe banoret e asaj krahine,me myslimane e katolike qe jane nga Veriu,kurse kur thote se "eshte antimysliman" atehere urren bashke me verioret edhe te gjithe shqiptaret e besimit mysliman ne Jug te Shqiperise...Intervistuesi Alfred Lela ne Hyrje te intervistes eshte munduar te percjelle artikullin e vet me njefare "shfajesimi" se kjo "intervistë do të mrrolë shumë fytyra ose do të anashkalohet me togfjalëshin "prapë ky i çmenduri!"...Perpjekja e sforcuar e Leles per te shfajesuar deklarimin skandaloz te Maks Velos te kujton perpjekjen e sforcuar te atij njeriut te sapodale nga banjoja qe mundohet te justifikoje eren e rende!?...Me nje dallim se ne kete interviste Maks Velo nuk ka ndyer atje ku duhet,ne banjo,por ka ndyer publikisht kurse gazetari Alfred Lela eshte personi qe i ka mbajtur uturakun...Mirepo kot s'kane thene intervistuesit i fusin hundet kudo!

Shtypi shqiptar mund te jete rast unikal ne bote per sa i takon abuzimit me fjalen e lire dhe papergjegjshmerise!...Nje shtyp qe ishte mesuar gjithe kohen e diktatures te ishte i diktuar e pati shume te veshtire te vlkeresonte lirine e te shprehurit edhe kur e me ne fund e pa veten te lire...Fjala e lire u kuptua si fjale me te lire!Lirine e te shprehurit shume nga gazetaret dhe gazetat e kuptuan jo si liri por si shthurje te shtypi!Nje papergjegjshmeri e madhe per rolin demtues te medies dhe pasojat qe mund te sjelle fryma e urrejtjes dhe percarjes qe percohet nga publikime si kjo interviste e Maks Velos...Maks Velo mund te kete gjithfare idesh e mund te ushqeje gjithfare urrejtjesh,pune e tij sa kohe i mban per vete...por kur idete e tij amplifikohen ne meida e behen publike atehere kemi nje problem si shoqeri.Sepse urrejtja e tij po kerkon audience dhe kete audience po ja siguron nje medie e shkruar...Ne vitin 2007 ne USA Don Imus nje Gazetar mjaf i njohur amerikan perdori nje nofke me ngjyrime racore kur kritikoi nje ekip basketbolli femrash edhe u be nami!?E "kryqezuan"...televizioni ku punonte e shkarkoi menjehere,vete Imus doli e kerkoi falje disa here publikisht por qe prej asaj dite ai nuk ka pare me dite te bardhe ne karriere...

Per Maks Velon si i ish-burgosur i ndergjegjies mund te thuhet vetem kaq se me keto çfare shkruan e deklaron ne publik ai nuk paska dale ende nga Burgu!Maks Velo vazhdon te jete i burgosur!Ai eshte liruar vetem fizikisht por shpirterisht ka mbetur mbrapa Hekurave!...Eshte eshte I prangosur ne prangat e urrejtjes me primitive!...Sa figure e trishtë!...Atyre qe e njohin dhe kane mundesi kontakti me Maks Velon vetem nje keshille u kisha dhene:"Mbani femijet larg prej tij!Ne asnje menyre mos i lini fëmijët vetem me te!"...Problem nuk eshte ajo çfare thote Mals Velo ne kete interviste te ekspozuar si artikull ne shitoren "MAPO"...Problem eshte hapësira mediatike qe u jepet ketyre urrejtesve!?Ne te gjjthe boten ka urrejtes dhe te urryer por mediat qe kane pergjegjesi publike nuk i amplifikojne idete e tilla urrejtese dhe perçarese!.Me sa shihet gazeta shitore "MAPO" si duket qenka ne krize perderisa ka zbritur çmimet e artikujve deri ne kete pike!

Maksi nuk duhet trazuar shume ne urrejtjen e tij...Ndersa gazeta-shitore "MAPO"...po duhet shkundur mire!Shqiptaret ende nuk e dine mire forcen qe kane!Sikur te ndergjegjesohen te gjithe shqiptaret qe hyjne te "Verioret" e urryer dhe te "Myslimanet" e urryer fare lehtë mund t'ia kthejne nderin Shitores "MAPO"...Thjesht duke e bojkotuar!Thjesht duke mos e blere neper kioska apo duke mos e klikuar online!Ndeshkim me i madh nuk u duhet!U mjafton!...

Ne vitin 1989 ne numrin e dates 19 Prill 1989 gazeta angleze "The Sun" pati publikuar nje artikull me titull fyes,"Llumi",(The Scum")...ku sulmonte tifozet e skuadres se njohur "Liverpool" ...Edhe pse kane kaluar 25 vjet qe nga ai artikull,kjo gazete jo vetem qe nuk blihet ne Liverpool por ende sot e kesaj dite nuk guxojne as ta nxjerrin ne vitrinat e kioskava te gazetave ne qytetin e Liverpool-it...

ILIR SECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
URREJTJA E SHPIKUR E MAKS VELOS NDAJ VERIORËVEOpinion nga REXHEP SHAHU (09.09.2014)
MAKS VELO - PSE JAM ANTIVERIOR DHE ANTIMYSLIMAN (Intervistë) (09.09.2014)
INFORMACIONIN DHE TË VËRTETËN PO E ZËVENDËSON SHUMË PROPAGANDAVështrim nga SKËNDER MULLIQI (09.08.2014)
AVANGARDA E POEZISË SË RRUGËS - SULM POETIKPërgatiti: FASLLI HALITI (09.07.2014)
ARRESTIMI I FULLANIT, MBLIDHET SHOQËRIA CIVILE - MBI 13 MIJË FIRMA PËR SHKARKIMIN E GUVERNATORIT (09.06.2014)
NATA E PARË E FULLANIT NË QELI - KËRKON MEDIKAMENTET E TENSIONIT (09.06.2014)
MAQEDONI - KOMISIONI I LUSTRIMIT, QASJE NË DOSJET E UDB-së DHE TË KOS-it (09.06.2014)
ATA, BIJTË E SHQIPES... 3Fotoreportazh nga AJET NURO, Montreal, Kanada (09.06.2014)
REPORTAZH I BBC - BUKURIA E MALEVE TË SHARIT (09.05.2014)
FESTIVALI I GJINOKASTRËS SHEMTUES I KOSTUMIT KOMBTAR SHQIPTAR (Pjesa IV)Nga FRITZ RADOVANI (09.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]