E Enjte, 05.02.2024, 05:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SERBIA DUHET T'I JAPË QARKUT TË KUKËSIT RRETH NJË MILIARD USD DËMSHPËRBLIM PËR LUFTËN
Kjo duhet të jetë çështje diplomatike, juridike e administrative e radhës edhe në takimin e pritshëm Rama-Vuçiç
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Mërkurë, 09.10.2014, 03:14pm (GMT+1)



1.
Agjensia Serbe e Lajmeve "Danas" ban me dije botnisht se në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka mbrri ftesa e homologut të tij serb, 45 vjeçarit Aleksandër Vuçiç, për një vizitë të pritshme në Beograd në kit' shtator 2014. Prej nga viti 1947 do të jetë i pari kryeministër i Shqipërisë Londineze që shkon në Beograd. Kjo vizitë mund të shtyhet si dhe një herë tjetër apo deri pas formimit e betimit të Qeverisë së re në Kosovë. Ndoshta edhe pas 1 nëntorit kur fillanis zyrtarisht detyrën e tij Jean-Claude Juncker si President i Komisionit Europian dhe do të vijë në BE një "Ashton" tjetër. Sidoqoftë, kryesore është çka do të çojnë në tavolinën e bisedimeve e nënshkrimeve kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Patjetër, "çanta diplomatike" e tij do të jetë mjaft e fryrë nga çështjet e problematikat e prejkohshme e të sotme ndërmjet dy vendeve tona ballkanike dhe (ar)mike. Gjithësesi mendoj se tashma ka ardhë ora e fundme kur të hapet sipari i bisedimeve dypalëshe për damshpërblimet e Serbisë ndaj Shqipërisë, përkatësisht ndaj Qarkut të Kukësit (Tropojë, Has, Kukës) për damet e shkaktueme gjatë e pas Luftës së Kosovës (1999).
2.
Serbia e Millosheviçit përgjatë 79 ditëve të Luftës së Kosovës (mars-qershor 1999), përveçse përballjen me NATO-n, kishte edhe një tjetër "Luftë të (Pa)shpallur" me Shqipërinë Londineze.
Ushtria serbe në vitin 1999, e përqendruar edhe përgjatë 120 km të vijës kufitare Tropojë-Has-Kukës, ka gjuajt me 3.350 predha artilerie deri në 25 km në thellësi të territorit shqiptar sovran.
Serbia gjatë Luftës së Kosovës (1999) i minoi 102 zona në 39 fshatra të Qarkut të Kukësit: 14 në Tropojë, 14 në Has dhe 11 në Kukës.
Kjo zonë e minuar me mina antinjeri, antitank, municione të paplasura, etj. në tre rrethet e këtij Qarku përfshinte mbi 15 km2 apo, ndryshe, pothuaj sa tri herë sipërfaqja e ishullit gjeostrategjik të Sazanit në bregdetin e Vlorës.
3.
Më 25 mars 1999, një ditë pas fillimit të Luftës së Kosovës, ndodhi aksidenti i parë i përgjakshëm në Qarkun verior të Kukësit, i shkaktuar nga ushtria serbe brenda kufirit të shtetit sovran të Shqipërisë.
Nëpër zona të minuara të Qarkut të Kukësit, në 79 ditë të kësaj lufte të madhe, u vranë 23 shqiptarë dhe u plagosën 68 të tjerë.
Nga gjuajtjet e artilerisë serbe në krejt Qarkun u dëmtuan 130 shtëpi, nja 1.000 objekte social-kulturore si shkolla, qëndra të komunave, kabina elektrike, etj., sistemi ujitës, infrastruktura rrugore, etj. Artileria e luftës e minat e hedhuna gjithandej u dëmtuan edhe 800 kokë gjedhë e njëthundrakë, 3.000 kokë bagëti të imta, 1.200 koshere bletësh, etj.
Këto ishin humbje të mëdha në ekonominë shqiptare e të këtyre tre rretheve Tropojë, Has, Kukës. Vetëm në sistemin ujitës shenjohen mbi 26 milionë USD.
4.
Minat e hedhuna në fushëbeteja të luftnave, si në rastin e 39 fshatrave të brezit kufitar të Qarkut të Kukësit, janë "Luftë pas Lufte".
Vetëm në 79 ditë të Luftës së Kosovës e pas saj, përgjatë vitit 1999, sipas të dhanave që i ka OKB e institucione të saj, pati 187 aksidente në mina. Në burime të tjera flitet për numër ma të lartë të aksidenteve të tilla. Sidoqoftë edhe viti 2000 pati shumë: 35 aksidente. Deri në vitin 2006, sipas të njëjtit burim të OKB-së, kemi 272 aksidente. Sigurisht janë edhe ma shumë, pasi kanë kalue plot 8 vite. Ka pasë edhe aksidente të tjera. Në ditën e parë të shtatorit 2014 në Krumë ndodhi një aksident tragjik me pasojë vdekjen. Të tjera aksidente priten të ndodhin në muaj e vitet e ardhshme. Shifra rritet çdo ditë. Ndoshta janë mbi 300 aksidente. Flitet edhe për mbi 60 të vdekur. Sidoqoftë priten saktësime në të ardhmen.
Nga 272 aksidente në Qarkun e Kukësit (1999-2006) numrin ma të madhe ka Tropoja: 133 prej tyre. Hasi ka 93 aksidente, ndërsa Kukësi 40 aksidente. Nga këto 272 aksidente (me listë emërore) i kemi 34 prej tyre me humbje jete: 14 Tropoja, 12 Hasi, 7 Kukësi dhe 1 nga Kosova.
Bota njeh 130 lloje minash. Serbia ka hedhur në Qarkun e Kukësit dhjetra prej tyre gjatë Luftës së Kosovës. Ato ishin edhe të formave të ndryshme si karamele, flutura, stilolapsa, etj. Sipas statistikave që kanë institucione të OKB-së del se nga 272 aksidente të ndodhura në vitet 1999-2006 janë 181 raste apo 67 për qind nga minat antinjeri të Serbisë. Kjo tregon se serbët kanë pasë qëllim kryesor të vetin vrasjen e shqiptarëve në anën tjetër të kufinit, në Qarkun e Kukësit të Shqipërisë Londineze. Vetëm 53 prej rasteve të aksidenteve apo 19 për qind e tyre kanë ardhë nga municionet e paplasura të lëshuara me artileri nga Serbia në rrethet Tropojë, Has, Kukës. Nga këto raste aksidentesh 72 prej tyre janë fëmijë.
Në këto aksidente janë plagosë e vrarë fëmijë, gra, të moshuar, barinj, fermerë, policë, ushtarakë, etj. Thuhet se një aksident kap shifrën mesatare rreth dy milionë USD për rast. Në koft se ecim sipas kësaj llogjike del se duhen shifra tejet të larta.
Minat kanë kosto të vogla në prodhim e të mëdha në dëmtime, për heqjen e tyre, etj. Një minë antinjeri për t'u prodhue kushton nga 3-30 USD, ndërsa për t'u heq nga toka ku është hedhur si në rastin e Serbisë në Qarkun e Kukësit, duhen 1.000 USD për një minë të vetme.
Serbia qyshse në vitin 1998 kur e minoi kufinin Shqipëri-Kosovë me fusha të minuara, grupe minash e mina të veçuara. Vetëm në 79 ditë të Luftës së Kosovës ka hedh me artileri 3.350 predha artilerie... Ushtria serbe nuk i dorëzoi asnjëherë hartat e fushave të minuara prej saj në Qarkun e Kukësit.
5.
Shteti Shqiptar ka projektet e veta edhe në Qarkun e Kukësit, i ka llogaritë e veta për të saktësue damshpërblimet e Serbisë, janë strukturat përkatëse shtetërore për kryerjen e obligimeve të këtilla. Veçse duhet dit' edhe kjo: në 15 vite kjo çështje është ngrit disa herë e nuk ka pasë rrugëzgjidhje astenjëherë.
Thuhet se damshpërblimi që ka për të dhanë Serbia për Qarkun e Kukësit, për tri rrethet Tropojë, Has e Kukës, shkon deri në një miliardë USD (rreth 1.000.000.000 USD). Sigurisht nuk janë pak. Këto rrethe janë në nevojë. Mjaft familje me të aksidentuar janë në kushte të varfërisë ekstreme.
Dihet se Qarku i Kukësit është ma i varfëri në të gjithë Shqipërinë Londineze e veçanarisht familjet që kanë pasë aksidente gjatë e pas Luftës së Kosovës, që iu kanë dëmtue pasuritë hipotekore, etj.
Shqipëria Londineze, qoftë edhe me ndërmjetësi ndërkombëtare si Bashkimi Europian, etj., duhet të fillojnë bisedimet në Beograd e në Tiranë ose në Bruksel e gjetkë për damshpërblimin e Qarkut të Kukësit me rreth një miliardë USD. Tirana zyrtare, qyshse në takimin e parë Rama-Vuçiç duhet të ketë kushtet e saj ballore edhe në kit' çështje tejet të madhe. Shqipëria Londineze duhet të ngrihet në lartësi diplomatike ndërshtetërore të Malit të Zi, që po iu vno kushte Kosovës e Hashim Thaçit tue e lidh njohjen e komunitetit malazez në Kosovë me vendosjen e selive të ambasadave të tyre në Podgoricë e Prishtinë dhe lejimin e Rrugës Deçan-Plavë, pas "demorkacionit" vijës kufitare Mali i Zi- Kosovë, etj. Tjetër kusht i Shqipërisë ndaj Serbisë së Vuçiçit duhet të jetë bllokimi i hyrjes në Shqipëri të mallrave serbe (qoftë dorë e parë apo e dytë ose tretë në tregtimin e tyre), të cilat po e tejngopin e do ta groposin tregun shqiptar në Tiranë e Prishtinë.
Qeveria Shqiptare e Tiranës, kryeministri i saj Edi Rama, duhet t'i kërkojë Serbisë damshpërblimin me rreth një milionë USD dëmtime në njërëz e pasuri gjatë e pas Luftës së Kosovës. Tekefundja nuk ka randësi dhe aq të madhe shuma po akti shqiptar i Tiranës. Sot jemi të vonuar në këtë çështje. Nesër do të jemi të gjykuar nga historia e brezat tanë për mos kryerje të saj. Qarku i Kukësit pret damshpërblimin nga Serbia. Nëse nuk iu dha Çmimi Nobel ti jepet të paktën damshpërblimi që i takon prej mbi një dekadë, që e pret edhe nga Diplomacia e Drejtësia Ndërkombëtare e së parit nga Qeveria e vet.

Tiranë, 9 shtator 2014

RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
INTERVISTA E MAKS VELOS - OSE NJË SONDAZH I MAPO-sOpinion nga ARDIAN VEHBIU, Peizazhet e fjalës (09.10.2014)
FOTO LAJM - JA SKENA KU PAPA DO TË MBAJË MESHËN NË TIRANË (09.10.2014)
FESTIVALI I GJINOKASTRËS DHE SHËMTUESIT E KOSTUMIT KOMBTAR SHQIPTARNga FRITZ RADOVANI (Pjesa V) (09.10.2014)
TUBIM KOMEMORATIV ME RASTIN E NDARJES NGA JETA TË MUSA LIMANIT (09.10.2014)
ALBUMI I PIKTORIT - AKUAREL 5, NGA HELIDON HALITI (09.09.2014)
Rreth intervistës së Maks VelosSHTYP I LIRË APO SHTYP I SHTHURUR...Opinion nga ILIR SECI (09.09.2014)
URREJTJA E SHPIKUR E MAKS VELOS NDAJ VERIORËVEOpinion nga REXHEP SHAHU (09.09.2014)
MAKS VELO - PSE JAM ANTIVERIOR DHE ANTIMYSLIMAN (Intervistë) (09.09.2014)
INFORMACIONIN DHE TË VËRTETËN PO E ZËVENDËSON SHUMË PROPAGANDAVështrim nga SKËNDER MULLIQI (09.08.2014)
AVANGARDA E POEZISË SË RRUGËS - SULM POETIKPërgatiti: FASLLI HALITI (09.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]