E Shtunë, 04.27.2024, 04:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LETËR E HAPUR DHE URGJENTE - QEVERITARËVE TË KOSOVËS DHE OPINIONIT MBARËKOMBËTAR
Nga ILMI TAHIRI

E Mërkurë, 09.17.2014, 07:44am (GMT+1)



Presidentës të Republikës së Kosovës Z.Atifete Jahjaga
Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Z.Hashim Thaqi
Deputetëve të Kuvendit së Republikës së Kosovës
Përfaqësuesve të Partive Politike
Ministrit të Arsimit të Republikës së Kosovës Z.Ramë Buja
Kryetarit të SBASHKU-t Drejtuesve të Shoqërise Civile në Kosovë
Përfaqësuesve të mediave të shkruara dhe elektronike në Kosovë
Prokurorisë së Shtetit të Kosovës
Përfaqësive të Ambasadave të Akredituara në Kosovë
Dhe opinionit mbarë kombëtar shqiptar


Të nderuar të gjithë ju të përmendur më lart Zonja dhe Zotërinj

Më lejoni që nëpërmes kësaj letre të hapur dhe urgjente unë Ilmi Tahiri arsimtar pranë SHFMU "Sami Frashëri" në Zhiti respektivish arsimtar në paralelen e ndarë në Sylevice dhe gjithashtu përgjegjës I kësaj shkolle në Zhiti unë jetoi me vendbanim në strehimoren kolektive të "Lagjes së Kuvajtit" tani "Lagjija e Dëshmorëve" në Podujeve ku jetoi me familjen pesë antarëshe plotë dymbëdhjetë vetë me radhë.

Çështja vijon kështu: Ne punojmë në këtë shkollë që nga viti 2010 në këtë vit shkollor jemi pranuar si mësimdhënës në paralelen e ndarë në Sylevicë nga Drejtoria e Arsimit dhe kemi mbet me gjysmë norme të punës respektivisht me 10 orë dhe paga sillet rreth 180 euro në muaj. I kemi vetëm dy ditë punë në javë mandej në këto mjete as që mund ti marrim nga banka për shkak të kredise qe kemi dhe dënimit të përmbaruesit privat bashkë me KEDS-in që për 22 muaj në formë të prere na ka sjellë vendimin e dhunshëm prej 73.92 cent që për çdo muaj banka urdhërohet të na i ndal këto mjete, ne nuk mund të marrim asgjë nga ajo gjysmë page, madje nuk kemi as mjete për udhëtim për në punë. Kjo gjendje e rëndë na ka shtyrë që të kërkojmë zgjidhje për plotësim orësh nga DKA Podujevë , edhe me 10 orë tjera në mënyra që të kemi bukë për fëmijët që ti shkollojmë ata , kemi kontaktuar thuajse çdo ditë Drejtorinë e Arsimit por vetëm premtime asgjë tjetër mund të them dhe injorim nga ana e Drejtorit te saj , ne jemi dhe përgjegjës i Shkollës "Sami Frasheri" në Zhiti ku ajo është thuajse pa mbikëqyrje shkaku i pamundësisë që të shkojmë, shkaku i mungesës së mjeteve materiale ku ne kemi mundësi që vetëm dy ditë të jemi atje.

Çështja shkon edhe më larg nga padrejtësitë e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Podujevë , ku plotë dhjetë vite me radhë nuk zbaton as vendimet e Ministrisë së Arsimit për kthimin e Emrije Tahiri bashkëshortes sime Profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë shqipe e diplomuar në Universitetin shtetëror të Tetovës plotë 15 vite më parë me katër vite përvojë arsimore e cila me diplome universiteti me nostrifikim diplome dhe me vendim të Ministrisë së Arsimit të Kosovës nuk është kthyer në vendin e punës dhe këtë vendim nuk e kanë zbatuar DKA- Podujevë. Dhe Emrije Tahiri plot tetë vite me këto kushte nuk është pranuar as kthyer në punë.

Padrejtësitë e DKA në Podujevë kanë vazhduar vite me radhë ajo ka aplikuar për punë gjithnjë por nuk është pranuar as në këtë vit shkollor. Dhe Drejtoria e Arsimit ka bërë shumë shkelje gjatë pranimit: s'pari nuk i ka shpallur disa vende pune dhe përbrenda i ka sistemuar njerëzit e vet konkretisht në Gjimnazin "Aleksandër Xhuvani" nuk e ka shpallur vendin e punës për gjuhë dhe letërsi ku mësimdhënësi i deritashëm ka shkuar në pension , e shumë shkelje të tjera që mund dhe ftoi Prokurorinë dhe Ministrinë e Arsimit që të zbardhin të gjitha keqpërdorimet dhe padrejtësitë që na janë bërë dhe me këtë rast të mirret Prokuroria. Dhe shumë shkelje tjera që kulmi i tyre është shkolla jonë "Sami Frasheri" në Zhiti e cila po mbahet në kushte tepër mjeruese dhe që paraqet rrezik potencial për shembje dhe mund të ketë pasoja fatale për nxënës dhe arsimtarë, ku nuk është sjellë asnjë mjet për pastrim higjenik për shkollën dhe ambienti është shumë i dëmshëm për mbajtjen e mësimit për këta nxënës.

Gjithashtu ju ftoj të vini urgjentisht në këtë shkollë dhe ta shihni si trajtohen nxënësit tanë në mënyrë diskriminuese plotë pesë vite e din fare mirë si menaxhohet shkolla jonë. Vetëm unë qe dy vite e kam rikthyer normalitetin në atë shkollë falë punës dhe përkushtimit dhe bashkëpunimit me mësimdhënës, nxënës dhe prindër dhe komunitetin përreth. Unë tani veç viti i tretë që mbaj përgjegjësinë në atë shkollë, i kryej të gjitha punët administrative, menaxhoj shkollën dhe procesin mësimor si është më së miri pa asnjë pagesë vetëm e vetëm që ti ndihmojmë shkollës dhe procesit mësimor dhe vendit në tërësi.

Qeveria komunale e din si e mban atë shkollë pa drejtor pothuajse pesë vite. Ka edhe pa rregullësi të tjera nuk do I bëj publike gjer në bashkëpunimin me organet e drejtesisë dhe të Ministrisë se Arsimit të Republikës së Kosovës. Ne si familje pesë antarëshe duke jetuar në këto kushte pa asnjë të ardhur materiale jemi përballë me një katastrofe humanitare lërë nga padrejtësitë ndaj nesh por nuk kemi as bukë për fëmijët dhe familjen në tërësi. Dhe pse kemi kërkuar nga Drejtoria e Arsimit dhe Komuna në tëresi që të na ndihmojnë me artikujt më emergjent nuk na ka ofruar as bukën e gojës që nga dje dhe sot jemi pa bukë.

Këtë gjendje të rëndë e din edhe Kryetari I Komunës Z, Agim Veliu ku kemi kërkuar ndihmën e tij për zgjidhje në kësaj gjendje të rëndë. Shkaktar i këtyre shkeljeve dhe i kësaj katastrofe humanitare është vet Drejtori I Drejtorisë Komunale në Podujevë Z.Nexhmi Rudari. Dhe kërkoi nga Prokuroria e Shtetit të Kosovës që të marrë masa sa më të shpejta dhe arrestimin e tij për të gjitha shkeljet e bëra dhe ministria e arsimit të bashkëpunojë me prokurorinë në ndriqimin e drejtësisë dhe aktorët të marrin dënimin e merituar.

Sot përfundimisht iu bëjmë thirrje Shtetit të Kosoves dhe të gjitha institucioneve tona dhe mekanizmave ndërkombëtare që të marrin masa dhe veprime urgjente që të na shpëtojë neve si familje nga kjo katastrofë humanitare që të shpëtojë jetën e tyre në kohe paqeje. Ky është një ferr i vërtet tashmë i përjetuar, as në kohe lufte nuk lihen njerëzit pa bukë. Ndërsa institucionet komunale të Podujevës kanë bërë krim të rëndë ndaj nesh që duhet të dënohet nga të gjithë dhe të gjykohet ashpër. Këtu janë shkelur të drejtat bazë të jetës të cilat janë të garantuara me kushtetutë dhe me konventa nderkombetare.

Athua vallë kështu qeveriset shteti nga njerëz që i lënë pa bukë qytetarët e tyre dhe pretendojnë që nesër të jenë pjesë e qeverisjes qëndrore. Nuk duam dhe nuk do te jemi me pjese e asnje politike si familje, duam të drejtat tona, bukë, drejtësi dhe punë si për të gjithë qytetarët e tjerë. Ne ju bejme thirrje sa më shpejtë të na kontaktojnë sepse ne jemi në gjendje tepër të rëndë, pesë anëtar të një familjeje rrezikohen sot të vdesin pa bukë ku është shteti dhe institucionet e tij. Ne nuk jemi kundër shtetit tonë me asnjë veprim, ne i arsimojmë dhe edukojmë brezat tanë që ta duan, të punojnë për kombin dhe atdheun, madje unë jam edhe poet që i shkruaj aq bukur atdheut gjer në Amerikën e largët mike të popullit ton. Plot 40 herë e kemi prezentuar poezinë shqipe dhe Kosovën në mediat ndërkombëtare, gjithashtu jemi bashkautor në tetë antologji poetike ne Tiranë dhe jam autor i tre librave për atdheun që në pamundësi financiare presin gati dy vite për botim. Dhe sot të trajtohemi kështu është absurditet , të mos them çmenduri e atyre që udhëheqin institucionet.

E lusim Zotin që vendit tonë ti japë drejtësi, zhvillim dhe përparim, ta bekojë popullin e tij. Por jemi kundër këtij diskriminimi njerëzor që po bëjnë organet dhe Drejtoria e Arsimit në Podujevë. Poashtu ne sot kemi kërkuar dhe ndihmën e KFORI-it në Podujevë dhe po presim vizitën e tyre. Gjithashtu i lusim qytetarët kudo që janë të na ndihmojnë në mundësitë e tyre brenda dhe jashtë vendit me mjete materiale. Kjo familje është pjesë e gjakut dhe atdheut tuaj, këta fëmijë janë tre nxënës shembullorë, sytë e shpresës së këtij vendi. Dhe që dy ditë thuajse janë në bankat e tyre të shkollës të etshëm për dituri por të pa ngopur e kanë barkun e tyre të thatë, pa veshmbathje, dhe pa asnjë libër në pamundësi të blerjes së tyre. Ne duam bukën që na mban shpirtin siç e duam dhe dijën por sot na mungon gjithçka: Zoti qoftë me ne dhe ju. Faleminderit.

Me respekt arsimtari Ilmi Tahiri "Lagjja e Dëshmorëve " Podujevë tel : 044612800.


ILMI TAHIRI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KU I KANË VARREZAT KËTA BURRA...?!Nga FRITZ RADOVANI (09.17.2014)
KANGJELLA, KALA DHE KAOS UDHËSH...Nga PARTIZAN MYFTARI, Telegraf (09.16.2014)
ALBUMI I PIKTORIT - AKUARELE NGA CIKLI 'KODRAT E HIMARËS' I PIKTORIT TË TALENTUAR HELIDON HALITI (09.16.2014)
Reagim ndaj intervistës së Maks Velos Prof dr ALEKSANDËR DHIMA - NË ASPEKTIN ANTROPOLGJIK NUK KA VERIORË E JUGORË, POR SHQIPTARË (09.15.2014)
21 SHTATORI ËSHTË DOMETHËNËS PËR PAPËN - ËSHTË DITA KUR IU DORËZUA ZOTIT (09.15.2014)
NJI VIZITË E PRITUN PREJ SHEKUJSHNga AT KONRAD GJOLAJ O.F.M. (09.15.2014)
PASIONI DHE PATRIOTIZMI NUK MUND TË BLIHETNga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (09.15.2014)
KUR NË KRYE TË SHQIPTARËVE GJENDEN ELITAT JOVIGJILENTE POLITIKEVështrim nga SKËNDER MULLIQI (09.14.2014)
KOSOVË - REHABLITIMI I VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT ËSHTË NJË SFIDËNë dekadën e fundit në Kosovë, është rritur trafikimi me qenie njerëzore dhe në shumicën e rasteve viktimat janë të mitura (09.14.2014)
POLITIKA PA PARIME DHE INATI POLITIKNga HAMZË MORINA (09.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]