E Premte, 04.26.2024, 05:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
15 VJET BASHKËPUNIM GJERMANI-KOSOVË

E Enjte, 09.18.2014, 11:20am (GMT+1)



Gjermania që nga përfundimi i luftës e ka ndihmuar Kosovën me mbi 420 milionë euro. Bashkëpunimi gjermano-kosovar dhe ndihma gjermane për Kosovën do të vazhdojë.


15 vjet bashkëpunim gjermano-kosovar, mbi 420 milionë euro investime në Kosovë nga Gjermania dhe shumë projekte të tjera në vazhdim. Ky ishte konstatimi i ambasadores së Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, në një konferencë për media në kremtimin e 15 vjetorit të këtij bashkëpunimi. Në këtë konferencë ambsadorja ishte e shoqëruar edhe nga dy përfaqësueset e dy organizatave gjermane që kanë ndihmuar më së shumti në Kosovë, Esther Gravenkotter, (KfW) dhe Veronika Hofinger (GIZ). Ndër organizatat më të njohura gjermane që veprojnë në Kosovë, janë GIZ-i (ShoqÑ‘ria pÑ‘r Bashkëpunim NdÑ‘rkombÑ‘tar), KfW-ja (Institucioni Kreditor pÑ‘r RindÑ‘rtim), APPK-ja (Agjencia pÑ‘r Promovimin e Punësimit nÑ‘ KosovÑ‘), DAAD-ja (ShÑ‘rbimi Gjerman pÑ‘r ShkÑ‘mbim Akademik). Të gjitha këto organizata gjermane nga data 19 shtator në sheshin kryesor të kryeqytetit shpalosin projektet e tyre sikundër që do të jenë të hapura për pyetjet e qytetarëve.


Ambasadorja e Gjermanisë në Prishtinë Angelika Viets dhe Përfaqësuesja e Bankës Gjermane për Zhvillim, KfW, Esther Gravenkotter

Shoqëria civile në Kosovë vazhdimisht kritikon institucionet e vendit, të cilat nuk kanë arritur të krijojnë kushte të favorshme për investime të huaja, sidomos ato gjermane. Përfaqësuesja e Bankës Gjermane për Zhvillim, KfW, Esther Gravenkotter, pyetjes së DW për këtë çështje iu përgjigj, se institucionet e Kosovës duhet të angazhohen maksimalisht që të krijojnë një ambient më të mirë për investime të huaja. "Ka edhe pengesa sa i përket ndërmarrjeve dhe natyrisht në këtë mes përfshihen edhe institucionet e Kosovës. Institucionet duhet të krijojnë kushte për investime të huaja, siç janë kushtet ligjore të cilat mungojnë, qasja më e mirë në këshillim adekuat dhe financim qoftë përmes granteve qoftë përmes kredive të favorshme", tha Esther Gravenkotter nga KfW.

Në Kosovë tash e disa vjet funksionon Oda Ekonomike Gjermane me pjesëmarrje të rreth 40 kompanive. Ambasadorja Angelika Viets, nga ana e saj tha se Kosova ka potencial për zhvillim. "Unë besoj se potenciali ekonomik që ekziston në Kosovë akoma nuk ka arritur të shfrytëzohet sa duhet. Por kohët e fundit ka pasur iniciativa të ndryshme që fokusi të vendoset sërish në rajonin e Ballkanit dhe këtu dua ta përmend konferencën e fundit që u mbajt në Berlin për Ballkanin Perëndimor dhe që do të vazhdojë edhe viteve të ardhshme", tha ambasadorja Viets.

Gjermania pos ndihmës ekonomike në Kosovë ka të angazhuar në kuadër të misionit KFOR edhe 700 ushtarë. Misioni në Kosovë është i dyti më i madhi i ushtrisë gjermane jashtë vendit, pas Afganistanit.dw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJYQTARI BENDO - 'KUNDËRSHTAR' NË GJYQ NDAJ DJALIT DHE NDAJ NIPIT TË GRUAS (09.18.2014)
A ËSHTË HASHIM THAÇI, LINÇUES, MASHTRUES DHE FALSIFIKATOR I HISTORISË?Opinion nga XHAFER LECI (09.18.2014)
NGA PAK KEMI FASHIZËM, DERI DIKU ERRËSIRË MEDITATIKE, DHE NGA PAK DIKTATURËVështrim nga SKËNDER MULLIQI (09.17.2014)
FABIAN ZHILLA: SHQIPËRIA CILËSOHET SI VEND MAFIOZ-DUHEJ NJË TASK FORCE – IU DRUHEM MARRËVESHJEVE TË POLITIKËS (09.17.2014)
FOTO E DITËS - MARTIRËT E KOMBIT SOT NË BULEVARDIN 'DËSHMORËT E KOMBIT', TË GJITHË TË KOMBIT! (09.17.2014)
LETËR E HAPUR DHE URGJENTE - QEVERITARËVE TË KOSOVËS DHE OPINIONIT MBARËKOMBËTARNga ILMI TAHIRI (09.17.2014)
KU I KANË VARREZAT KËTA BURRA...?!Nga FRITZ RADOVANI (09.17.2014)
KANGJELLA, KALA DHE KAOS UDHËSH...Nga PARTIZAN MYFTARI, Telegraf (09.16.2014)
ALBUMI I PIKTORIT - AKUARELE NGA CIKLI 'KODRAT E HIMARËS' I PIKTORIT TË TALENTUAR HELIDON HALITI (09.16.2014)
Reagim ndaj intervistës së Maks Velos Prof dr ALEKSANDËR DHIMA - NË ASPEKTIN ANTROPOLGJIK NUK KA VERIORË E JUGORË, POR SHQIPTARË (09.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]