E Djelë, 04.28.2024, 11:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MOSKA I TUND BULLGARISË TAPITË E SKADUARA SOVJETIKE
Nga PETRIT HALITI

E Hënë, 10.13.2014, 08:52am (GMT+1)


Nëse do të shkëputesh nga koha dhe të dëgjosh deklaratën e zëvendëskryeministrit rus, Dmitri Rogozin, në 6 tetor, se "Bullgaria po tradhton Rusinë", do të duket sikur është akoma koha e Bashkimit Sovjetik, kur Moska i kishte satelitë të saj të gjithë shtetet komuniste të Europës Lindore. Është një gjuhë tipike komuniste dhe prej padroni, një mentalitet, i cili zbulon qartë se si Rusia i koncepton sot marrëdhëniet me shtetet e tjera europiane dhe sidomos me shtetet, që kanë qenë dikur në vartësi të Moskës, si sferë e influencës së Rusisë në kuadër të ish-perandorisë komuniste.

"Tradhtia" e Bullgarisë ndaj Rusisë ësh-të vendimi i qeverisë bullgare në ditët e para të tetorit për të nxjerrë jashtë përdorimit kontingjentet e avionëve gjuajtës dhe bombarduesve rusë, që ndodhen në arsenalin e armatimeve të forcave ushtarake bullgare. Është një kontingjent i vjetruar prej 36 gjuajtësish Mig-21 dhe Mig- 29 dhe bombarduesish Su-25, të cilët deri në vitin 2020 do të dërgohen për skrap dhe do të zëvendësohen me avionë modernë perëndimorë, që nga Jas Grippen suedezë e deri tek F-16 amerikanë. Në planin tregtar është e kuptueshme pakënaqësia e qeverisë ruse, që tregu ushtarak ajror i Bullgarisë po i ikën nga dora, bashkë me fitimet përkatëse. Por në planin politik dhe diplomatik është në kufijtë e absurdit qëndrimi i qeverisë ruse, e cila e klasifikon si tradhti vendimin e qeverisë bullgare, sikur Bullgaria ka tradhtuar një aleancë, një pakt ushtarak apo një martesë politike shtetesh. Çdo logjikë minimale e kupton se është e drejta sovrane e çdo shteti që të marrë vendimet, që i quan më të përshtatshme për forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë së tij. Mbrojtja, ashtu si dhe politika e jashtme, janë ndër atributet themelore të sovranitetit të një shteti, ku ndërhyrja e një pale të tretë si Rusia cenon bazat e pavarë sisë së vetë shtetit. Siç iu përgjigj sulmit rus ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Danail Mitov, "kjo është mungesë respekti për institucionet dhe shtetin bullgar. Dua t'i kujtoj se Bullgaria është anëtare e BE dhe e NATO-s, e cila nuk është e detyruar t'i japë shpjegime një pale të tretë për vendimet e saj sovrane". Qëndrimi agresiv i qeverisë ruse ndaj një vendimi sovran të qeverisë bullgare nuk ka të bëjë fare me elementin tregtar të çështjes, sepse vetë gjuha dhe klasifikimi i përdorur janë të karakterit politik, diplomatik, ideologjik dhe strategjik. Koncepti dhe mentaliteti i njërit prej drejtuesve kryesorë të qeverisë ruse evidenton disa elemente interesante për të kuptuar më mirë përmbajtjen negative dhe
drejtimet e rrezikshme, në të cilat po lëviz politika e jashtme ruse në marrëdhëniet me shtetet europiane. Kremlinit i kanë ngecur orët në kohën e Traktatit të Varshavës, kur ai përcaktonte se çfarë duhej të bënin dhe si duhej të silleshin shtetet anëtare dhe me kë duhej të zhvillonin marrëdhënie. Kremlini përcaktonte në atë kohë aktet e besnikërisë dhe të tradhtisë së çdo shteti të bllokut lindor ndaj kauzës së komunizmit dhe ndaj Rusisë. Kremlini harron se Europa e sotme gjeopolitike nuk është ajo e 25 viteve më parë dhe as mund të kthehet më atje, ku ishte 25 vite më parë. Bullgaria dhe të gjitha shtetet ish komuniste të Europës janë anëtare të NATO-s dhe ndjekin politikën dhe kursin e përbashkët për standardizimin e sistemeve të armatimit të krejt Aleancës Atlantike. Kremlini, me mendimin dhe qëndrimin e kthyer mbra pa në kohë, kërkon që vendet ish komuniste të NATO-s, që kanë qenë dikur anëtarë të Traktatit ushtarak të Varshavës, të sunduar nga Moska, të ruajnë në një formë apo tjetër lidhjet e dikurshme strategjike me metropolin rus.

Mbajtja e armatimeve apo e teknikës luftarake ruse krijon vartësi nga Rusia dhe politika ruse. Për kontingjentin e saj të aviacionit të marrë nga Rusia, Bullgaria është e detyruar t'i drejtohet Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë për mirëmbajtjen e avionëve, për riparimet e tyre dhe për pjesët e këmbimit dhe nivelin e gatishmërisë luftarake të atyre avionëve. Kjo krijon një formë vartësie në një fushë tepër delikate, siç ësh- të mbrojtja e vendit. Ndaj dhe ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Velizar Shalamanov, duke shpjeguar vendimin e qeverisë bullgare për nxjerrjen jashtë përdorimit të avionëve rusë, deklaroi se vendimi u miratua, sepse është e domosdoshme që vendi të shkëputet nga vartësia e Rusisë. Pikërisht kjo i djeg qeverisë ruse. Deklaratat e zëvendëskryeministrit rus janë interesante për të kuptuar më mirë përmbajtjen e politikës së jashtme ruse në drejtim të vendeve ish-komuniste të Europës Lindore. Moska vazhdon t'i konsiderojë ato shtete pjesë të influencës së saj, pavarësisht se gjitha shtetet ish- komuniste të Europës Lindore janë sot anëtare të Bashkimit Europi an dhe të NATO-s. Moska e konsideron anëtarësimin e vendeve ish-komuniste në BE dhe në NATO si një akt të përkohshëm dhe formal politik, i cili nuk duhet të përjashtojë vartësinë e këtyre shteteve ish- komuniste nga vartësia energjetike dhe ushtarake ruse. Kremlini, dhe sidomos presidenti Vladimir Putin, nuk e pranojnë divorcin gjeopolitik të Europës Lindore nga Rusia dhe vazhdojnë ta quajnë të vlefshme martesën e prishur dhe të detyruar gjeopolitike të vendeve ish- komuniste të Europës Lindore me Bashkimin Sovjetik, që ka ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore, kur pas çlirimit të këtyre shteteve nga pushtimi gjerman, ushtria ruse i pushtoi vetë ato shtete dhe i futi nën kontrollin dhe influencën e Moskës. Ndaj qeveria ruse vazhdon të flasë me një terminologji kaq absurde edhe 23 vjet pas prishjes së Bashkimit Sovjetik dhe shembjes së komunizmit dhe të protestojë për "tradhtinë" e Bullgarisë ndaj Rusisë. Këto qëndrime politike të Moskës kanë brenda tyre edhe kërcënimet e reja ndaj shteteve, që e kanë "tradhtuar" Rusinë dhe u bashkuan me familjen europiane. Këtë vit këto kërcënime u shndërruan në një agresion të armatosur dhe aneksim të dhunshëm rus të territorit të Ukrainës, pikërisht për shkakun se Ukraina, me aspiratën e saj për t'u bashkuar me familjen europiane, po "tradhtonte" Rusinë.

Një fushatë rrethuese ruse po zhvillohet edhe kundër Bullgarisë. Kërcënimet ndaj saj kanë mbushur mediat ruse, të cilat u kujtuan papritur se Bullgaria ka qenë aleate e Gjermanisë fashiste në Luftën e Dytë Botërore, se në Bullgari hasen shenja të kryqit të thyer nazist, se ajo është ndër vendet më rusofobe të NATO-s, etj. Akuza tipike të propagandës zyrtare ruse, që u përdoren dhe po përdoren kundër Ukrainës. Fakti që qeveria ruse flet me këtë gjuhë absurde prej padroni vjen edhe nga realiteti se në Bullgari ka një lob të fuqishëm prorus, i cili nuk i ka shkëputur lidhjet me Moskën edhe pas anëtarësimit të vendit në NATO dhe në BE. Moska dhe shërbimet e fshehta ruse kanë krijuar disa herë situata të turbullta në Bullgari gjatë dekadës së fundit dhe jo rrallë kanë qenë protagonistët e zgjedhjeve të parakohshme.


Presioni rus është shtuar sidomos pas luhatjes së Sofjes për të vazhduar me ndërtimin e gazsjellësit rus "South Stream", për të cilin udhëheqja bullgare ka nënshkruar marrëveshje me udhëheqjen ruse, pa e përputhur me legjislacionin e BE-së dhe me politikën energjetike të BE-së. Tani ndërtimi i "South Stream" në Bullgari është i pezulluar, por Moska po vë në lëvizje të gjitha levat e saj që ky instrument i vartësisë energjetike europiane nga Moska të vazhdojë, ashtu siç është planifikuar. Vendimi i qeverisë bullgare për shkëputjen e vartësisë nga teknika ushtarake ruse është një vendim i drejtë dhe sovran. Madje, mund të quhet i vonuar. Ai duket të jetë influencuar shumë nga ngjarjet tragjike në Ukrainë, ku Bullgaria e pa qartë se Moska nuk ngurron të ndërmarrë agresion edhe ndaj shteteve vëllezër sllavë e ortodoksë si Ukraina. Në Sofje me sa duket po bëhet e qartë pas krizës ukrainase se nuk mund të vazhdohet pa rreziqe politika e dy karrigeve, edhe me NATO-n, edhe me Rusinë. Deri në pushtimin rus të Krimesë ishte iluzioni se mund të ndiqej kjo politikë, sepse Rusia nuk përbënte ndonjë kërcënim ushtarak për vendet europiane. Por pas ndërhyrjes së armatosur ruse në Ukrainë u pa se politika e jashtme ruse ka kaluar në një fazë të re agresive, ku nuk përjashtohet më ndërhyrja në shtetet sovrane europiane. Doktrina putiniane e "integritetit territorial të kufizuar", që u vu në zbatim në Ukrainë, qëndron si re e zezë kërcënimi mbi Europë. Dhe objektivi kryesor i kërcënimit rus janë vendet ish-komuniste europiane, që kanë qenë dikurzonë e influencës ruse, si Bullgaria. Sofja po bëhet e ndërgjegjshme se, siç deklaroi edhe presidenti Rosen Plevneliev në datën 4 tetor në një intervistë me gazetën gjermane "Frankfurter Algemajne Cajtung", "Rusia është një shtet agresiv dhe nacionalist, me një president, që nuk e sheh Europën si partner, por si kundërshtar". Bullgaria po kupton se duhet të ndryshojë regjistrin e sigurisë së saj kombëtare dhe se kjo siguri nuk mund të realizohet edhe me NATO-n, edhe me Rusinë.

Është një situatë, që e nxjerr si urgjencë pakësimin dhe ndërprerjen e çdo varësie strategjike, ushtarake dhe politike nga Rusia. Kjo është jetike për vetë Bullgarinë si shtet i pavarur dhe si anëtar i BE dhe i NATO-s. Rusia është një shtet konservator dhe mungesa e demokracisë së brendshme institucionale e ka bërë edhe më agresive ndaj ndryshimeve pozitive në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Europë dhe në botë. Ajo ka mbetur e zhytur në të kaluarën e lavdishme gjeopolitike të Bashkimit Sovjetik dhe mbi këtë ëndërr po ndërton marrëdhëniet e saj me shtetet europiane. Ndaj dhe qeveritarët e saj po nxjerrin tapitë e skaduara sovjetike, duke u përpjekur që të krijojnë situata shantazhi në vendet e ish-perandorisë komuniste të drejtuar nga Moska dhe drejt të cilave Rusia punon dhe aspiron të rivendosë kontrollin dhe influencën e saj.

PETRIT HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEMIRE XHYDOLLARI-DUROLLARI, NËNËMADHJA QË JETOI KOMBËTARISHT PËR TË GJITHË SHQIPTARËTNga DUKAGJIN HATA (10.13.2014)
POPULLI SLLOVEN FESTON 2000 VJETORIN E QYTETIT EMONA TË THEMELUAR NGA ILIRËT NË LUBJANËN E SOTME!Nga ASLLAN DIBRANI (10.13.2014)
AGIM HUSHI - MË PËRJASHTUAN NGA OPERA SE ISHA RIVALI I SALI BERISHËSIntervistoi: FATMIRA NIKOLLI (10.12.2014)
ALIDA HISKU - PLAGËT E PASHËRUARA TË NJË ARTISTEJE TË MADHEIntervistoi: ALBINA GJERGJI (10.12.2014)
SHQIPËRIA, DUAJE OSE LËRE!Nga GIDEON LEVY, Haaretz, Izrael (10.12.2014)
BAZE - NJË SMS E 21 JANARIT ME RAMËN, ÇIFTI 2F DHE LUBONJAVangjeli: Një emër enigmatik tek përgjimet (10.12.2014)
LIQENI I OHRIT MË I VJETRI NË EUROPË, 1 MILION VJEÇ I ËSHTË LLOGARITUR MOSHA (10.11.2014)
KOSOVA SHËNON DITËN NDËRKOMBËTARE TË VAJZAVE NËN MOTON 'SHKOLLIMI MPOSHT DHUNËN' (10.11.2014)
BRAÇE: "BATON TI JE RASTI MË I NDYRË KU MUND TË PËRDOREN GËRMAT E SHQIPES" (10.11.2014)
SOT ËSHTË DITA NDËRKOMBËTARE E VAJZAVE (10.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]