E Mërkurë, 05.01.2024, 01:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BAZE - NJË SMS E 21 JANARIT ME RAMËN, ÇIFTI 2F DHE LUBONJA
Vangjeli: Një emër enigmatik tek përgjimet

E Djelë, 10.12.2014, 07:12am (GMT+1)


Ka ngjallur shumë reagime emisioni i fundit Opinion në TV Klan mbi temën e përgjimeve. "Përgjuesit tanë publikë u shfaqën në një emision që të fyente inteligjencën për shkak të spekulimit ordiner me përgjimet, dhe dëshirën për t'iu dukur pushtetit të ri aleat, për shkak të përgjimeve" shkruan gazetari Mero Baze.

Pasi i quan çifti 2F, A.Frangajn dhe B.Fevziun e TV Klan, Baze tregon një detaj nga 21 Janari:

"Kur protesta mbaroi dhe Berisha po hamendej të vriste, më erdhi një SMS nga Edi Rama dhe Preç Zogaj njëkohësisht, të cilët mund ta kishin dërguar në kohë të ndryshme, por telefonat ishin bllokuar. Më pyesnin se çfarë po ndodhte para dyerve të Kryeministrisë, meqë unë po rrija bashkë me kolegët e mi tek "Kullat Binjake" përballë derës. U ktheva përgjigje me humor të zi, duke u thënë se njerëzit po largohen prandaj "dërgoni dikë t'i bëjë shurrën tek dera e Kryeministrisë dhe ikni". Ky ishte pak a shumë teksti i shkruar. Disa javë më vonë, Fatos Lubonja, i cili për shkak të punës i duhet të rrijë në mjediset e TV Klanit, bëri një shkrim ku akuzonte Edi Ramën për 21 Janarin, duke e akuzuar se mori mendtë e atyre që e këshillonin "të bënin shurrën tek dera e Kryeministrisë". Megjithë kontekstin banal ku e kishte përdorur, më duhet të them që unë nuk e kisha bërë publike SMS-në. Nga e dinte Fatos Lubonja çfarë kisha komunikuar unë me SMS me Ramën? Vetë Lubonja është tipi i publicistit që ka neveri për shërbimet sekrete. E vërteta ishte se SMS ishte përmendur në mjediset e TV Klanit, d.m.th që përveçse ishte përgjuar Rama, ose unë, ajo dhe ishte qarkulluar nga përgjuesit dhe shantazhuesit publik të regjimit. Kjo më gëzoi shumë, se të paktën kishte mbërritur mesazhi tek Berisha, por më trishton tani kur shikoj që përgjuesit tanë publik dhe denoncuesit tanë, bëjnë rolin e viktimës së të përgjuarit shkruan Baze.

bazee

Publicisti i njohur që drejton faqen popullore online TemA, i akuzon drejtuesit e Tv Klanit si "spiunë publik të regjimit të Berishës, që frikësonin shoqërinë në emër të pushtetit dhe abuzonin me të".

"Një kështjellë e pakonkurueshme e përgjuesve publik të regjimit kanë qenë gazetarët dhe drejtuesit e TV Klanit. Mes tyre, më të shquarit kanë qenë çifti "2F", Fevziu-Fragaj. Frangaj ishte ai që mbante nën terror çdo menaxher reklamash apo kompani që guxonte të çonte një reklamë tek TemA, Dita apo për një farë kohe dhe tek Top Channel. Çifti "2F" ishin ata që denonconin kush ministër i foli kujt gazetari armik, apo ku u pa duke pirë kafe.... Këta ishin ata që i mbushnin mendjen se Sokol Olldashi komunikonte me mua apo dikë tjetër nga media kritike kundër Berishës (çka nuk ishte as e vërtetë), për t'u dukur të rëndësishëm pranë tij. Këta ishin përgjuesit publik të regjimit, ata që e përdornin pushtetin e frikshëm të Sali Berishës për përfitme personale, për të terrorizuar drejtorët e kthimit të pronave që kanë rrëshqitur hartat e pronave nga Kodrat e Manzës, në bregdet në Gji të Lalzit, që kanë kthyer qindra hektarë tokë të diskutueshme në Farkë dhe Dajt..." shkruan Baze.

fff

 

Një debat më vete ka hapur në rrjetet sociale fakti që dy nga të ftuarit e emisionit të sipërcituar kanë qenë vetë të lidhur me ish-Sigurimin famëkeq të para "˜90-s. Artan Hoxha dhe Preç Zogaj, të dy kanë bërë më herët nga një rrëfim publik ku kanë pranuar bashkëpunimin me ish-Sigurimin.

Edhe deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar mbi të njëjtin emision "Opinion" duke shkruar në FB:

"Nga gazetat po mësoj për emisionin mbi përgjimet të B.F dje. Dua t'u them dy gjëra: E para, lista e të përgjuarve jo vetëm që nuk është e plotë, por edhe nuk është e saktë. Është i painformuar apo ka zgjedhur të jetë politikisht i rremë, këtë nuk e di, por është zgjedhje e tij. Natyrisht, zgjedhje në funksion të alibisë së poshtër që paska patur i gjithe emisioni. E dyta, alibia se "kundërshtarët e Berishës nuk janë përgjuar, por ata kanë folur me kriminelë që janë në përgjim", është më e ndyrë se vetë përgjimi..."

hosaa

 

Lidhur me përgjimet e SHISH, detaje nga të cilat DITA publikoi dy javë më parë dhe pjesa tjetër e medias iu bashkua këtij denoncimi së fundmi, ka shkruar edhe gazetari i njohur Lorenc Vangjeli.

Në numrin e kësaj të shtune të së përjavshmes JAVA, ai flet për një personazh enigmatik afër Berishës të përgjuar gjithashtu, por nuk e zbulon identitetin e tij.

Shkruan Vangjeli: "...Skandali i SHISH ka dhe një surprizë pothuaj të pabesueshme: në listën e emrave të përgjuar nga SHISH është dhe një individ shumë i njohur në Tiranë për shkak të marrëdhënies së tij të veçantë me ish-kryeministrin Berisha".

Veç tij Berisha ka përgjuar edhe një nga besnikët e tij më të zëshëm, ish-zëvendësdrejtorin e përgjithshëm i policisë Agron Kuliçaj. Vangjeli shkruan gjithashtu se nga 20 biznesmenët më të mëdhenj të vendit, 6 janë përgjuar.dita

visho ajazi likaaa

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LIQENI I OHRIT MË I VJETRI NË EUROPË, 1 MILION VJEÇ I ËSHTË LLOGARITUR MOSHA (10.11.2014)
KOSOVA SHËNON DITËN NDËRKOMBËTARE TË VAJZAVE NËN MOTON 'SHKOLLIMI MPOSHT DHUNËN' (10.11.2014)
BRAÇE: "BATON TI JE RASTI MË I NDYRË KU MUND TË PËRDOREN GËRMAT E SHQIPES" (10.11.2014)
SOT ËSHTË DITA NDËRKOMBËTARE E VAJZAVE (10.11.2014)
13 TETOR 1943 - ALEATËT BOMBARDOJNË TIRANËN...Në 70 vjetorin e përmbytjes komuniste...Nga FRITZ RADOVANI (10.11.2014)
REFORMA NË DREJTËSI DHE DOKRRA E HINITNga FABIAN ZHILLA (10.10.2014)
GËZUAR DITËLINDJEN, GËZIM ALPION!Nga XHEMAIL PECI (10.10.2014)
FASADA E MARTIRËVENga EUGJEN MERLIKA (10.09.2014)
MENTALITETI PERANDORAK I RUSISËNga ARSHIN XHEZO (10.09.2014)
CURRAJ I EPËRM - SEKRETI I FUNDIT I SHQIPËRISË (10.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]