E Martë, 05.14.2024, 02:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BRAÇE: "BATON TI JE RASTI MË I NDYRË KU MUND TË PËRDOREN GËRMAT E SHQIPES"

E Shtunë, 10.11.2014, 01:42pm (GMT+1)


erion_brace5426

Je pjesë e një grupi të tërë që ka kthyer median në makinën më të madhe që korrupton në Kosovë e në Shqipëri. I vë gjoba politikës e arkëton paratë nga biznesi që përfiton nga politika që i nënshtrohet gjobvënies.  Vetëm këtë dini të bëni!! Gazetari jo!! Deputeti socialist, Erion Braçe, ka replikuar sërish me Baton Haxhiun, në lidhje me importin e miellit kosovar në Shqipëri.  Braçe e quan Haxhiun si një turp të gazetarisë, që mbron interesa të biznesmenëve të ndryshëm dhe vë gjoba.

 «Baton!!  Të korruptosh është e ndyrë, shumë e ndyrë. 
Rrënon një komunitet, një qytet, një shoqëri, një vend, një komb!! Për këtë do më vinte turp t'i përdorja gërmat e gjuhës shqipe! 
Është rasti më i ndyrë ku mund të përdorësh gërmat e shqipes që mund të të ndodhë. 
Ti nuk e ke rast, ti e ke zanat këtë. 
Je pjesë e një grupi të tërë që ka kthyer median në makinën më të madhe që korrupton në Kosovë e në Shqipëri. I vë gjoba politikës e arkëton paratë nga biznesi që përfiton nga politika që i nënshtrohet gjobvënies. 
Vetëm këtë dini të beni!! Gazetari jo!! 
Nëse e juaja quhet gazetari, atëherë të tjerë njerëz që kanë sakrifikuar çdo gjë për të thënë të vërtetën, veçanërisht kundër trafikut të influencës, konfliktit të interesit, korrupsionit në nivelin më të lartë vendimmarrës, në Kosovë apo në Shqipëri, janë pasqyra ky ju dukeni rraca më e poshtër që ekziston diku. 
Sa për thellësi mendimi e dije, njohuri edhe për çështjen ku t'i ishe angazhuar në formën moderne të lobimit klientelist, mos u mundo më; ka njerëz në këto anë që e dinë shumë mirë se çdi ti e çdi unë! Lëre se i bën të qeshin. 
Megjithatë, kemi kohe të flasim për këtë dhe po ta them, kam që në dhjetor të 2013 që dëgjoj, lexoj, mësoj, provoj lidhur me të. Dhe duhet ta dish, unë nuk e përdor miellin dhe as blihem e shitem me miell e për miell. E tregon qartë të menduarit e vepruarit këtë. 
Pikërisht për këtë, nuk jam bërë hiç pishman për ç'kam shkruar, jo në profilin tim (të kërkoj ndjesë që se kam bërë në Frangaj all inclusiv-Klan, Abc, Shkumësi, Lapsi, Penda, Kallamarja, Ushtria, Reklama, banka etj), por në statusin e një djali të cilin e respektoj shumë për çka shkruan herë pas herë. Ja që zakonisht je dhe tërësisht i painformuar. 
Kaq për sot!! 
Për miellin që shitet e konsumohet, flasim nga Kuvendi së shpejti, pa mbajtur anën e kujt në këtë biznes, por duke mbrojtur interesin publik, interesin e ushqimit të shëndetshëm të fëmijëve në këtë vend. 
Natyrisht jo për Batonin!! Asfare për të. 
Ky vend duhet të ndryshojë shumë duke luftuar korrupsionin, klientelizmin, konfliktin e interesit dhe interesat që rrënojnë publiken për të pasuruar një grusht njerëzish që në Kosovë e Shqipëri kanë një tipologji: pasurohen nga favoret e politikës!! 
Aaaaa po më dole këtu Baton, do kthehem sërish, siç kur ti i shërbeje gjithkujt që kishte e ka akoma pushtet e ka bërë dëme të pashembullta në Kosovë e në Shqipëri», shkruan deputeti socialist.

Akuzave të Braçes se po mbron interesat e një oligarku, Haxhiu iu përgjigj me një shkrim «Të lexosh si i palexuar». 
«Është një hegjemoni e supozuar por, njëkohësisht, është edhe «ngjarje e pashembullt»: ajo e shndërron mendimin e leximit në një situate te guximit te papergjegjshem. Kur fjalitë s'kanë kuptim dhe mendimi dhe të lexuarit janë keqkuptim. Te dyja i kishte Erioni në postimin e tij» shkruante Haxhiu. 
Ai e këshillon deputetin socialist që në reagimet e tij kundër të jetë më i kamufluar dhe më me shumë shije, sasi sipas tij leximi në Parlament duke bërë opozitë për vite, ia ka bërë shkrimin të hutuar, statik dhe pa vlerë.

Haxhiu ndër të tjera i kujton deputetit socialist se është deputet dhe duhet të jetë në nivelin e njeriut te politikës. 
«Duke argumentuar dhe mbrojtur, pa dinjitet, një situatë nga veprimi i humbësit, bënë veprim me shkronja për të mbrojtur diçka dhe asgjë njëkohësisht. Nuk bëhet fjalë vetëm për poshtërimin reagues që bëjnë dy në Prishtinë dhe një në Tiranë anëtarët e bashkuar të kotësisë, por bëhet fjalë edhe për poshtërimin që ata i bëjnë situatës, shkrimit dhe shkronjave»./bw/dp

 

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SOT ËSHTË DITA NDËRKOMBËTARE E VAJZAVE (10.11.2014)
13 TETOR 1943 - ALEATËT BOMBARDOJNË TIRANËN...Në 70 vjetorin e përmbytjes komuniste...Nga FRITZ RADOVANI (10.11.2014)
REFORMA NË DREJTËSI DHE DOKRRA E HINITNga FABIAN ZHILLA (10.10.2014)
GËZUAR DITËLINDJEN, GËZIM ALPION!Nga XHEMAIL PECI (10.10.2014)
FASADA E MARTIRËVENga EUGJEN MERLIKA (10.09.2014)
MENTALITETI PERANDORAK I RUSISËNga ARSHIN XHEZO (10.09.2014)
CURRAJ I EPËRM - SEKRETI I FUNDIT I SHQIPËRISË (10.09.2014)
QYTETARËT E KANË HUMBUR BESIMIN NË KËTË KASTË POLITIKENga SKËNDER MULLIQI (10.08.2014)
BBC - DJALI NGA KOSOVA I CILI U RRIT PËR T'U SHNDËRRUAR NË NJË SULMUES VETËVRASËS (10.08.2014)
HARTA FETARE E BOTËS (10.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]