19 TIFOZË TURQ TË ARRESTUAR PËRPARA LOJËS NË BEOGRAD
E Hënë, 10.27.2014, 02:04pm (GMT+1)
BEOGRAD - B91 - 19 tifozë të klubit turk të Beshiktash u "sollën" të enjten në mbrëmje në policinë e Beogradit, konfirmoi MUP për agjensinë e lajmeve Tanjug.
15 prej tyre janë arrestuar për përdorimin të mjeteve piroteknikë, ndërsa të tjerët sepse kanë shkelur rendin publik.
Huliganët kanë shkatërruar disa autobusë që i përkasin kompanisë të transportit GSP të qytetit të Beogradit, që janë përdorur për transportimin e tyre nga Hotel Jugoslavija. Ata gjithashtu shkaktuan incidente, sepse në hotel ndezën fishekzjarre. Sipas raportimeve, ata u sollën "dhunshëm" në autobuzë.
Anëtarët e njësisë MUP të Xhandarmërisë "arritën të qetësojnë situatën" duke i çuar tifozët në stadiumin Partizani, ku një pjesë e stadiumit ishte hapur "vetëm për ta, për arsye sigurie"
Ndeshja për Europa League midis Partizanit dhe Beshiktash përfundoi 0: 4. Burimi: Beta, Tanjug
www.voal-online.ch
|