MAJLINDA KELMENDI FITON MEDALJEN E ARTË NË ABU DABI
E Premte, 10.31.2014, 06:32pm (GMT+1)
ARABI- Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në turneut prestigjioz "˜Grand Slam' që po mbahet në Abu Dhabi. Pejania në finale e ka mposhtur rumunen Andreea Chitu.
Majlinda Kelmendi po vazhdon t'i sjell Kosovës medalje. Xhudistja pejanefiton medaljen në turneut prestigjioz "˜Grand Slam' që po mbahet në Abu Dhabi. Ajo në finalen e katrorin deri në 52 kilogram e ka mposhtur rumunen Andreea Chitu.
Xhudistja pejane, në raundin e parë u kualifikua pa luftë, derisa në raundin e dytë e mundi kanadezen Ecaterina Guicia.
Kurse, në duelin e tretë ishte më e mirë se italiania Odette Giuffrida. Ndërsa, në luftën e katërt e ka mposhtur francezen Anabelle Euranie.
www.voal-online.ch
|