`Jam nga Kosova`, janë fjalët e këngëtares Rita Ora në Moskë.
Popstar-ja e njohur si britanike, ka fluturuar të hënën drejt Moskës për koncertin e saj. Sigurisht kjo delaratë e Ritës, ku tregon rrënjët dhe origjinën e saj bën përshtypje në Moskë, pasi marrëdhëniet mes Rusisë dhe Kosovës nuk janë aspak të mira, për shkak të raportit të ngushtë mes serbëve dhe rusëve.
Këngëtarja e famshme në të gjithë botën ka sfiduar temperaturat e ulëta të Rusisë, duke i vënë zjarrin skenës me performancat e saj.