E Enjte, 05.16.2024, 07:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ARKIVAT AMERIKANE NXJERRIN FILMIME TË AHMET ZOGUT DHE SHQIPËRISË SË VITIT 1930

E Djelë, 11.16.2014, 09:13am (GMT+1)



Arkivi i Qendrës së Historisë Hebraike në New York ka publikuar një video ku shfaqet Ahmet Zogu.

Fillimisht shihet një vizitë e ambasadorit amerikan të asaj kohe në Tiranë, Herman Bernstein, në qytetin e Krujës. Më pas ambasadori takohet për pak minuta me vetë Mbreti Zog I. Në vitin 1930 presidenti amerikan Hoover, caktoi Herman Bernstein, ambasador  të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, një post që e mbajti deri në vitin 1933. Gjatë mandatit të tij, ai ka punuar në negocimin midis SHBA dhe Shqipërisë për ratifikimin e shumë traktateve, ku edhe kishte marrë një çmim nga Mbreti Zog për shërbimin e tij në Shqipëri, ai ishte shpërblyer me dekoratën "Urdhri i Skënderbeut".

Bernstein ka shkruar disa libra me vlerë, mes të cilëve "Celebrities of Our Time" një përmbledhje intervistash me krerë shtetesh dhe figura të tjera të njohura botërore. Ai njihet gjithashtu si mik i Ajnshtajnit dhe si njeriu që hodhi në gjyq për fyerje industrialistin e famshëm Henry Ford në vitin 1923.

Bersteini e fitoi gjyqin dhe gjykata i akordoi 200 mijë dollarë. Ai ka hartuar edhe një biografi në anglisht të Zogut, në bazë të pyetjeve që i dërgoi Mbretit dhe përgjigjeve që mori prej tij.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LUFTA E FTOHTË NËPËRMJET 30 FOTOGRAFIVE (11.15.2014)
GEORGE WASHINGTON - LEGJENDA E PACËNUESHME (11.15.2014)
FOTO E DITËS - RAMA SHËTIT SI QYTETAR I THJESHTË NË STOKHOLMNdryshe nga Beogradi ku delegacioni shqiptar u desh të shoqërohej nga mijëra policë (11.15.2014)
NË TURQI JETOJNË 700 MIJË ÇAMË (11.14.2014)
HUMBJA E DYTË E DIPLOMACISË SERBE NË BEOGRADVështrim nga SKËNDER MULLIQI (11.14.2014)
KOSOVA - BETEJA PËR NJOHJE* Botuar për herë të parë në Conflict Studies (Londër), nr. 137/138 (1982), f. 23-43.Marrë nga libri 'Shqipëria dhe shqiptarët në rrugën e rimëkëmbjes' i ELEZ BIBERAJT (11.14.2014)
MUÇI FEZGA - GJITHÇKA QË MUND TË BËJMË, TË JETË PËR TË MIRËN E BREZAVE QË NA PASOJNËIntervistoi: KUJTIM MATELI (11.13.2014)
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...PKSH E DREJTUEME NGA TERRORISTI ENVER HOXHA ISHTE NË SHERBIM TË KASAPËVE SHOVENISTË SERBË...Nga FRITZ RADOVANI (11.13.2014)
TAKIMI RAMA-VUÇIÇ, ZOR SE MUND TË JESH ENTUZIASTNga FATOS LUBONJA (11.13.2014)
Një ditë në PrishtinëSHIKIM I VARUR NË DEGË LISIReportazh nga AGIM GASHI (11.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]