E Premte, 04.26.2024, 10:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
A DO TË JETË I SUKSESSHËM KOALICIONI PDK-LDK?
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Premte, 11.28.2014, 09:46am (GMT+1)


  Shqiptarët kurrë nuk do ta harrojnë dhunën e kriminelit serb, Sllobodan Millosheviqit dhe paramilitarëve të tij të cilët, na rrahen, na vranë , na dhunuan, na masakruan dhe na qitën jashtë vendlindjes mbi 1 milion shqiptarë. Një ekzod biblik të  përmasave të tilla bota nuk  e ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Kjo ishte etapa me e dhembshme e shqiptarëve pas kohës së Rankoviqit famëkeq i cili me mijëra shqiptarë i dëboi me dhunë nga Kosova  për në Turqi e vende të tjera . Dallimi i këtyre dëbimeve masive të shqiptarëve nga trojet etnike ishte se racisti Alesandar Rankoviq e bëri në menyrë me përfide, kurse Millosheviqi e bëri  këtë punë me luftë. Ekzodi  i shqiptarëve pat tmerruar botën demokratike dhe i shtyri miqët tanë amerikanë bashkë me aleatet e vet që të intervenojnë ushtarakisht për ta ndalur kasapin e Ballkanit në synimin e tij makabër për çfarosjën e shqiptarëve. Serbia u ndoq më luftë nga Kosova dhe shqiptarët u kthyen në atdheun e tyre në menyrë mahnitëse, për ta rindërtuar vendin  nga germadhat e luftës . Dhe, në vend që sicili vit që kaloi të sjellë përparime në secilën fushë të jetës , fatkeqësisht nuk ndodhi ashtu siq e kan pritur shumica . Shumica e popullates po jetojnë keq dhe  kjo kastë politike pak dert  e ka këtë punë. Këtë  e dëshmuan më se miri  zgjedhjet e fundit nacionale të cilat zgjatën për 6 muaj dhe tek tash u formua koalicioni PDK-LDK. Gjatë kësaj periudhe u shpërfaqën haptazi apetitet përsonale karshi interesit të përgjithshem. Ata të cilët që 15 vite kanë abuzuar më shtetin nuk kan së si të veprojnë ndryshe . Po jetojmë në një shoqëri me gadi krejt të pa punë, e që shumica veq tash janë bërë tepricë teknologjike . Gjithnjë po bëhët numri më i madh i atyre të cilët po e kërkojnë ndihmën mjekësore në të gjithë  ambulancat dhe spitalët e Kosovës. Shumë kush po pret më radhë për tu shëruar ose operuar nga sëmundjet e rënda të cilët kanë lëshuar rrënjë si kurrë më parë. Dhe, bie pyetja pse? Sepse njerëzit të cilët për qdo minutë , orë dhe ditë mendojnë së si ta sigurojnë bukën e gojës ,po goditën pamesherishëm edhe nga sëmundjet të cilat nuk kan shërim . Kjo çka ka ndodhur më pasurinë shoqërore në Kosovë , nuk mund të ndodhë në asnjë vend demokratik të botës.U plaqkitë e  u stërplaçkitë nga ata që i kishin në dorë këto punë .Nese na dëbuan nga vendi për 100 vite me radhë armiqët serbosllavë, tash po i nënshtrohemi dëbimit të dytë masovik  .Emigrimi ilegal nga Kosova po bëhët haptazi, se këtij populli  i ka ardhë thika të fyti  nga pa perspektiva.Nuk është aspak mendim utopik, nese themi së Kosova shumë shpejt do të zbrazet dhe mos të mbesin krejt pak banorë. Deri me tash ndëgjuam gjithëfarë skenarësh për Kosovën e pasur dhe për Kosovën e varfër, por që askush deri me tash nuk bëri asgjë për zhvillimin e ekonomisë dhe mirëqenjes.Këta politikanët tanë nuk kan nevojë ti ikin familjët e tyre dhe ilakat sepse ua kan siguruar ekzistencen edhe për shumë gjenerata. Këta i "largojnë" fëmijët nga Kosova duke i dërguar për tu shkolluar në univerzitet me prestigjioze të Evropës.Nese për shumicën Kosova është bërë ferr, për elitën në pushtet është bërë parajsë e vërtetë.Ky kategorizim i madh i popullatës në të varfër dhe shumë  të pasur është i pa durueshem.  Edhe koalicioni i fundit  nuk ka së si të premton  shumë , kur dihen divergjencat e mëdha  politike të thelluara tash e shumë kohë midis  këtyre dy blloqeve politike.Me kryeminister Isa Mustafën as që do të presim rregullim të gjendjës së rëndë sociale ekonomike. Mustafa ka mentalitet të së kaluarës komuniste dhe nuk ka mundësi proceset ekonomike ti qojë  përpara. Platformat e tilla  të tipit komunist  le ti ruan për vetën.  Jeta është shumë e shkurtër që të pritet edhe 15 vite te tjera ose ndoshta  edhe më shumë që të bëhët mirë...

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DO TË VE BAST PËR NOBELIN E KADARESË, DERISA AI TË JETË GJALLËNga CHRISTIAN LORENTZENThe New York Times, 26 nëntor 2014 (11.28.2014)
ARMA ME TË CILËN LUFTOI ADEM JASHARI SHFAQET SOT NË MUZÉ (11.28.2014)
DITA E FLAMURITNga SKËNDER LUARASI (11.28.2014)
SHQIPTARJA NGA PËRMETI ZGJIDHET MISS MASSACHUSSETS USA - DO TË MARRË PJESË NË GARËN E MISS USA 2015! (11.27.2014)
AMERIKA FESTON DITËN E FALËNDERIMEVE - THANKSGIVING DAY - PRESIDENTI OBAMA FAL GJELAT MAC DHE CHEESE (11.27.2014)
FLAMUR SHQIPTARPoezi nga RRUSTEM GECI (11.27.2014)
“TURQIA NA NXORI NGA EUROPA... ENVER HOXHA NA NXORI NGA KENJA NJERI !”Nga FRITZ RADOVANI (Pjesa V) (11.27.2014)
MESILA DODA - NEVOJA PËR NJË PLATFORMË DEKOMUNISTIZIMI (11.27.2014)
NË SHTËPINË E IMZOT FAN NOLITNga VEHBI BAJRAMI (11.26.2014)
ISA RENEGAT - NGA Elida BUÇPAPAJ (KY OPINION ËSHTË BOTUAR MË 8 DHJETOR 2010 - 4 VITE MË PARË - E RISJELLIM PËR KUJTESË) (11.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]