E Premte, 04.26.2024, 12:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ISA RENEGAT - NGA Elida BUÇPAPAJ
(KY OPINION ËSHTË BOTUAR MË 8 DHJETOR 2010 - 4 VITE MË PARË - E RISJELLIM PËR KUJTESË)

E Mërkurë, 11.26.2014, 09:55am (GMT+1)



 
(Ky opinion është botuar më 8 dhjetor 2010, pra është shkruar 4 vjet më parë. E sjellim për të treguar se Isa Mustafa është recidiv në gabimet e tij dhe i pajustifikuar sepse është e dyta herë që mashtron elektoratin)

Isa Mustafa do të kujtohet si lideri që u dominua nga ai krah i LDK-së, të cilin ai e dominoi dhe e mposhti me votën e elektoratit që votoi për të në Kuvendin e Shtatë të LDK-së me qëllim reformimin e partisë. Sot në LDK nuk ka ndryshuar asgjë,  veç largimit të Fatmir Sejdiut, i cili u zëvendësua me Isa Mustafën.  Pjesa tjetër ka mbetur si më parë. Sot Fatmir Sejdiu ngjan me një viktimë, ndërsa Isa Mustafa me një renegat. Sepse Isa Mustafa i mashtroi ata që e votuan në Kuvendin e Shtatë, i hëngri me bukë fjalët e tij për reformim të partisë e doli krejt nga fjala që dha.

Problemi i LDK-së nuk ishte Fatmir Sejdiu, por lidërshipi, klani, bajraku, organizimi tribal që e çoi LDK-në në katastrofë në zgjedhjet e 2007, që mbeti po aq i fortë edhe në zgjedhjet e 2010. Sot Isa Mustafa është në të njëjtin rol që kishte Sejdiu, me ndryshimin se këtë pozicion e merr nga pozitat e renegatit, pasi i ndryshoi idealet, fjalët dhe flamujt, duke u shitur e trafikuar tek kundërshtarët. Sepse nëse Isa Mustafa ishte kundërshtar me Fatmir Sejdiun, ai do të duhej të ishte kundërshtar edhe me Ekrem Kryeziun apo me ata me të cilët sot del krah për krah e qafë për qafë në fushatë.

Isa Mustafa në  vend të ringjalljes të partisë, zgjodhi të kthehet në renegat, sepse iu përvodh premtimeve, i mashtroi ata të cilëve u premtoi reformim e ndryshim, dhe dezertoi duke u bashkuar me ata me të cilët ishte kundër deri në momentin kur u votua si kryetar i LDK-së, çka do të ketë çmimin adeguat për Mustafën si lider e për partinë që ai e udhëheq.

Çiftëzimi i Isa Mustafës me Ekrem Kryeziun, duke iu kundërvënë Ukë Rugovës, është mjerimi më i madh për ish-partinë më të madhe të Kosovës, e cila në këtë mënyrë shkon e sigurt drejt një humbje të re, që do ta detyrojë Isa Mustafën të japë dorëheqjen, por do t'i sigurojë atij dhe klanit që mban partinë me dorë të hekurt, ndejtëse në Kuvendin e ri të Kosovës, që do të dalë prej këtyre zgjedhjeve.

Orientimi i fushatës së LDK-së në sulme gjoja kundër PDK-së është farsë e mjerë, pasi klani që ishte prapa Sejdiut sot vazhdon të jetë prapa liderit të LDK-së dalë nga Kuvendi i Shtatë dhe ishte pikërisht ky klan  që e qeverisi bashkë me PDK për tre vjet Kosovën, dhe nëse kjo qeverisje ka dështuar, me të ka dështuar edhe klani, i cili e detyron Isa Mustafën  të harrojë se është Isa Mustafa, personi që i premtoi elektoratit reformim dhe ndryshim të LDK-së.

Isa Mustafa nga kritikues i metodave përçarëse dhe klanore të Sejdiut, u kthye në trashëgimtar dhe vijues i këtyre metodave dhe këtij stili, të cilat do të vazhdojnë ta tkurrin LDK-në dhe nuk do t'i japin më 12 Dhjetor veç disfatën.

E kam thënë edhe në një shkrim më parë, dhe e përsëris, se Isa Mustafa e kishte fitoren në dorë, se fitorja e Isa Mustafës do të ishte më e lehta, nëse do të distancohej nga kasta e vjetër e do të mjaftohej të shtrinte dorën për bashkëpunim e të hapte derën e partisë e të mirepriste, si zot i shtëpisë.

Por ai në vend se të jetë zot i shtëpisë zgjodhi rolin e maxhordomit ( maggiordomo ) shërbyesit; në vend që të zgjidhte rolin e liderit ndryshe nga ai i humbësit pararendës, liderit me ide dhe vizion gjithëpërfshirës,  ai zgjodhi të dalë nëpër fushatë në një duet të papërshtatshëm, bajat dhe anakronik me Ekrem Kryeziun, figurën më të shplarë dhe më intrigante të klanit të Sejdiut. Isa Mustafa zgjodhi të kthehet në renegat. Në vend që ta bënte këtë fushatë me sa më tepër aleatë e me sa më tepër miq, të cilët i zgjatën dorën, ai zgjodhi të jetë kryetari solitar i LDK-së, duke vazhduar e mbajtur në izolim e karantinë LDK-në, e duke zgjedhur të presë biletën e humbësit.

(Ky opinion është botuar tek VOAL - ZËRI I SHQIPTARËVE - www.voal-online.ch dhe tek Bota Sot më 8 dhjetor 2010 )


Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PSE VERIU I SHQIPNISË NUK HYNI NË LUFTË CIVILE? (Pjesa IV)Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...Nga Fritz RADOVANI (11.25.2014)
GAZETARI GJERMAN VIKTOR MEIER - NJË MIK BESNIK I SHQIPTARËVE (11.25.2014)
BANAKIERJA E BUNKERIT - SI U VODHËN MË '97 SENDET E LUKSIT NGA DHOMA E DIKTATORIT (11.25.2014)
SOT MBUSHEN 2 VJET KUR DIPLOMATI DHE VEPRIMTARI I SHQUAR GANI AZEMI KALOI NË AMSHIM - E KUJTOJMË ME NJË SHKRIM QË AI IA KA KUSHTUAR KOSOVËS - DITA E PAVARËSISË SË KOSOVËS - 17 shkurt 2008 Parlamenti i Kosovës sapo shpalli pavarësinë (11.25.2014)
LULËKOSOVE E SHTYLL FLAMURI(Kushtuar Sebahate Tolajt e Isuf Haklajt vrarë më 24 nëntor 2003 në krye të detyrës)Nga AGIM GASHI (11.24.2014)
E DASHURA ANGELA MERKEL, KUR DO TË ZGJOHET EVROPA? KUR TË JETË TEPËR VONË?DAÇIÇ - PITBULL I KRIMINELIT TË LUFTËSNga STEFAN SCHWARZ, ish-deputet i CDU-së në Bundestagun gjerman  (11.24.2014)
KISHA DHE USHTRIA NË AUSTRI BASHKOHEN PËR TË NDIHMUAR FËMIJËT KOSOVARË (11.24.2014)
SPARTAK NGJELA - BUNK'ARTI U HAP NGA ITHTARËT E ENVER HOXHËS, TË MBYLLET SA MË PARË (11.24.2014)
BANDITIZMI POLITIKNga ZEF MULAJ (11.24.2014)
EDITH DURHAM - SI E HARROI BRITANIA BIJËN E SAJNga BEN ANDONI (11.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]