E Premte, 04.26.2024, 11:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHQIPTARËT E KOSOVËS E DUAN FLAMURIN KOMBËTAR - NUK E PËLQEJNË FLAMURIN E KOSOVËS

E Premte, 11.28.2014, 03:56pm (GMT+1)



Në shkurt të vitin 2008, kur është shpallur pavarësia e Kosovës, Kuvendi dhe institucionet tjera për flamurin, stemën dhe himnin e Kosovës, qenë pajtuar që të mos jenë një-etnike, por më shumë të përmbajnë karakterin e simboleve që tregojnë orientimin e Kosovës si shtet pro-integrimeve euroatlantike.

Por, simbolet e Kosovës pëlqimi apo kundërshtimi i tyre pas pavarësisë, vazhdojnë të jenë çështje të diskutimeve të ndryshme.

Flamuri kombëtar me shqiponjë, ngjyra kuq e zi dhe ai i Kosovës, i kaltër me hartën në mes dhe 6 yjet që simbolizojnë të gjitha komunitetet në vend, nga qytetarët trajtohen në mënyra të ndryshme.

Disa nga qytetarët thonë se janë shumë të lidhur me flamurin kombëtar dhe nuk mund ta krahasojnë me flamurin e Kosovës.

Në një anketë për Radion Evropa e Lirë, për festën e 28 Nëntorit, qytetarë japin mendimet e tyre lidhur me atë  se a e duan më shumë flamurin kombëtar shqiptar apo flamurin e Kosovës.

Diellza Kryeziu, ekonomiste me profesion jep mendimin e saj.

"E duam flamurin kombëtar. E simbolizon tamam popullin tonë, dhe jemi rritur me të. Flamuri simbolizon për mua shpirtin nacionalist".

Edhe Mirsad Fazliu, punëtor i sigurimit tregon se cili flamur ka më shumë vlerë për të.

"Flamurin kombëtar e dua më shumë. Jemi rritur me një frymë shqiptare dhe flamurin si simbol i shtetit e respektoj, por e dua flamurin kombëtar".

Derisa Besa, 20 vjeçare thotë se fare nuk i pëlqen flamuri i Kosovës.

"E dua flamurin kombëtar shqiptar. E dua më shumë. Nuk më pëlqen flamuri i Kosovës".

Suzana Gashi 24 vjeçare, e sapodiplomuar në Universitetin e Prishtinës, më e afërt ndjehet me flamurin kuq e zi.

"E dua flamurin kuq e zi, flamurin shqiptar kombëtar. Jemi mësuar me atë flamur. Jemi rritur me të. Sa i përket flamurit të Kosovës, respekt, por e dua më shumë flamurin kombëtar".

Rina, 19 vjeçare, thotë se flamuri i Kosovës nuk i ngjallë ndjenja kombëtare.

"E dua flamurin kombëtar. Flamuri i Kosovës, kaltër, verdhë e bardhe nuk simbolizon për mua asgjë, flamuri kuq e zi më ngjallë ndjenjat kombëtare".

Edhe Besim Kastrati e do më shumë flamurin kombëtar.

"Flamurin i Kosovës dhe flamurin kombëtar i dua. Por kam ndjenja për flamurin kuq e zi, sepse babë e gjysh janë rritur me atë flamur dhe e kanë dashur atë".


Derisa Luan Lama, jurist me profesion, thotë se flamurin e Kosovës e respekton, derisa me zemër e do flamurin kombëtar shqiptar.

"E dua flamurin kombëtar shqiptar, flamurin e gjithë shqiptarëve. Flamurin e Kosovës e respektoj".


Sidoqoftë, sociologët në vend thonë se simbolet shqiptare nuk shprehin vetëm një refleksion politik të organizimit shtetëror, por aty ka traditë, histori, emocion, ndalesa dhe mallëngjime.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KARIKATURA E DITËS OSE HUMOR PËR 28 NËNTOR - HASHIMI, ISA DHE LUTFIU NË ALTAR (11.28.2014)
A DO TË JETË I SUKSESSHËM KOALICIONI PDK-LDK?Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (11.28.2014)
DO TË VE BAST PËR NOBELIN E KADARESË, DERISA AI TË JETË GJALLËNga CHRISTIAN LORENTZENThe New York Times, 26 nëntor 2014 (11.28.2014)
ARMA ME TË CILËN LUFTOI ADEM JASHARI SHFAQET SOT NË MUZÉ (11.28.2014)
DITA E FLAMURITNga SKËNDER LUARASI (11.28.2014)
SHQIPTARJA NGA PËRMETI ZGJIDHET MISS MASSACHUSSETS USA - DO TË MARRË PJESË NË GARËN E MISS USA 2015! (11.27.2014)
AMERIKA FESTON DITËN E FALËNDERIMEVE - THANKSGIVING DAY - PRESIDENTI OBAMA FAL GJELAT MAC DHE CHEESE (11.27.2014)
FLAMUR SHQIPTARPoezi nga RRUSTEM GECI (11.27.2014)
“TURQIA NA NXORI NGA EUROPA... ENVER HOXHA NA NXORI NGA KENJA NJERI !”Nga FRITZ RADOVANI (Pjesa V) (11.27.2014)
MESILA DODA - NEVOJA PËR NJË PLATFORMË DEKOMUNISTIZIMI (11.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]