E Enjte, 05.02.2024, 05:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
A DO TË HAPEN VËRTET DOSJET E AGJENTËVE?
Nga SPARTAK NGJELA

E Martë, 12.16.2014, 10:08am (GMT+1)


Kjo çështje është shumë e ngatërruar, sepse, si rregull, në rast se bashkë me përmbysjen që i bëhet një diktature, nuk ndëshkohen me sistem të gjithë aktivistët legalë të policisë sekrete; është e pamundur që të ekspozohen edhe agjentët ilegalë të kësaj policie. Në Shqipëri kjo nuk ndodhi. Një regjim totalitar, komunist apo nazist, nuk mund ta imagjinosh dot pa një polici sekrete që ka gjithçka në dorë dhe që drejtohet direkt nga diktatori. Kështu ka qenë edhe Sigurimi i Shtetit në Shqipëri. Ai në fakt ka qenë vetë Enver Hoxha, pavarësisht nga ministrat që e kanë drejtuar sipas arsyeve politike që Hoxha bënte për garantimin e pushtetit të tij. I gjithë amoraliteti, terrori, banditizmi dhe krimi shtetëror, që janë kryer në regjimin hoxhist në Shqipëri, dhe kudo nëpër shtetet totalitare: në Moskë apo në Berlin; janë ekzekutuar nga policitë sekrete respektive, sipas urdhrit të diktatorit. Hoxha në Shqipëri bënte analizat e tij për "armiqtë", pastaj këto duhej t'i vërtetonte Sigurimi i Shtetit. Po agjentët e fshehtë të tij çfarë bënin? Ata përgjonin realisht dhe nuk kishin lidhje me Enver Hoxhën. Ata i drejtonte Sigurimi që përgjonte me anë të tyre, provokonte kë dëshironte dhe, njëherësh, mbante me ta frymën e terrorit shtetëror në Shqipëri. Po ta shohësh në një prizëm strikt moral, këta agjentë janë pasojë e gjendjes; por, me dashje apo pa dëshirë, ata kanë marrë pjesë në terrorin shtetëror në 45 vjet në Shqipëri. Për këtë arsye, nëse shoqëria duhej vërtet që të ndryshonte jetë, duhej që, që në hapat e para të përmbysjes së komunizmit dhe hoxhizmit në Shqipëri, të ishin bërë publike emrat e agjenturës së Sigurimit shqiptar. Por kjo nuk u bë asnjëherë në këta 22 vjet. Dhe pyetja është shumë e thjeshtë: Pse?

Por përgjigjja është shumë e rëndë për t'u dëgjuar. Sepse, ata i mbajti të pazbuluar regjimi që erdhi në Tiranë në vitin 1992. Ishte lidershipi i Partisë Demokratike, që kurrë nuk e lejoi hapjen e dosjeve të ish-agjentëve të Sigurimit. Dhe promotori i kësaj ndalese ka qenë Sali Berisha, sepse në lidershipin e Partisë Demokratike, 75 për qind e liderëve ishin ish-agjentë të Sigurimit të Shtetit. Dhe pyetja që bëhet normalisht në këtë rast është pa dyshim kjo: si ka mundësi? Po, ka mundësi, por ajo është politike.

Ramiz Alia është krijuesi i politikës "me agjentë të Sigurimit". Ai nuk mendonte se mund të rrëzohej ndonjëherë nga pushteti, por në të njëjtën kohë, kërkonte kohë për të rimarrë veten. I duhej pluralizmi për të gjetur para në Perëndim, dhe, njëherësh, i duhej se pluralizmi politik u bë frymë e kohës. Atëherë çfarë bëri? Meqë realisht ishte drejtuesi i gjendjes, dhe, meqë i duhej një opozitë, mendoi që atë ta krijonte me njerëz të kapur nga Sigurimi, në mënyrë që me ta ta kontrollonte realisht opozitën e re shqiptare. Dhe ashtu bëri, nxiti këta agjentë që të rreshtoheshin që në fillim në Partinë Demokratike, e cila do të ishte opozita legale e Shqipërisë "kundër" Partisë së Punës. Por Ramizi nuk e kishte llogaritur mirë këtë çështje, sepse populli, si uragan, e përmbysi thellë, me gjithë Enver Hoxhën. Por agjentët ama, mbetën në Partinë Demokratike. Ata u treguan më të egrit kundër regjimit komunist në Shqipëri, sepse tanimë nuk kishin frikë, dhe gjendjen e tyre si agjentë apo si spiunë e kujtonin me trishtimin e njeriut të poshtëruar. Dhe ndoshta kishin të drejtë, por kjo ishte e përkohshme, se të gjithë këta që i hodhi Ramizi në PD, i kapi Sali Berisha, dhe, atë që donte të bënte Ramizi me një opozitë fiktive e të kapur, e bëri Sali Berisha, duke ua mbajtur gjithmonë si sëpatë mbi kokë të gjithë bashkëpunëtorëve të tij në PD, që ishin realisht ish-agjentë të Sigurimit. Prandaj, nëse Ramizi kërkonte të krijonte një opozitë fiktive në Shqipëri me anë të ish-agjentëve të Sigurimit të Shtetit; Berisha krijoi një demokraci fiktive në Shqipëri, përsëri me anë të ish-agjentëve të Sigurimit të Shtetit. Natyrisht, kjo është politikë, por kjo u bë shkak për krijimin e autokracisë Berisha, e cila nuk e la kurrë një zhvillim shqiptar demokratik. Që nga viti 1992, të gjithë liderët kryesorë që mbajtën Saliun në pushtet, kanë qenë ish-agjentë të Sigurimit të Shtetit, madje edhe ata që e zgjodhën atë kryetar të PD-së në shkurtin e vitit 1991, kishin qenë agjentë të Sigurimit të Shtetit.

Kjo është historia banale e ish-agjentëve të Sigurimit të Shtetit, dhe sigurisht që i ngjitet ndërkohë edhe deklaratës së Kryeministrit shqiptar për "hapjen e dosjeve". Nuk ka mundësi ky kryeministër që ta bëjë këtë! Dhe ja provat: i pari që i doli kundër ishte Ilir Meta. E dini pse? Sepse ka tepër gjasë që bashkëpunëtorët e tij dhe të tjerë që e mbajnë me forcë, duhet të jenë ish- agjentë të Sigurimit të Shtetit; sepse ndryshe, si mund të bashkëpunonin me një individ që s'ka asnjë gjë morale në karakter, dhe asnjë gjë logjike në intelekt? Por s'është vetëm pengesa Meta. Rama ka edhe pengesa të tjera: ata janë "mbrojtësit" e tij; dhe pastaj, a e ka në interes të tij vendosjen e moralitetit ky kryeministër? Unë mendoj se jo. Atëherë, mendoj gjithashtu që ajo ka qenë një deklaratë që do të mbetet e tillë e do të harrohet. Më mirë le të presim; sepse një gjë është e sigurt: nëse hapen ato dosje famëkëqija, në Shqipëri nis një erë e re drejt moralitetit shoqëror. Por këtë mund ta bëjë vetëm një burrë shteti të cilit, më shumë i dhemb moraliteti shoqëror i shoqërisë së tij, sesa pushteti personal, qoftë dhe me hapsat e kashtës në dorë.

SPARTAK NGJELA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUKULLAT E DHJETORITNga ARTUR ZHEJI (12.16.2014)
SHTETI I RI ME SHUMË PLAGË!Nga FLORIM ZEQA (12.16.2014)
70 VJETORI I ÇLIRIMIT TË BISHËS KOMUNISTENga SULEJMAN GJANA (12.16.2014)
PSE KANË FILLUAR TË EMIGROJNË SHQIPTARËT MASIVISHT NGA KOSOVA?Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (12.15.2014)
AMBASADORI HILL - IU HODHËN NË PËRQAFIME RUGOVËS, I RANË NË GJUNJ SI TË ISHTE PAPËPashë se Ibrahim Rugova ishte forcë që duhej bërë hesap – ndoshta arsyeja pse UÇK-ja dhe të tjerë ishin aq të ashpër me të (12.15.2014)
MAJLINDA KELMENDIT I DORËZOHET ÇMIMI XHUDISTJA MË E MIRË E BOTËS PËR VITIN 2014 (12.15.2014)
RITA ORA DORË PËR DORE ME BARACK E MICHELE OBAMAN (12.15.2014)
PROJEKTI I NJË BLLOKU RUSI-SERBI-MAQEDONINga PETRIT HALITI (12.15.2014)
ULIKSI RREFEN HISTORINE E TE ATIT, BEKIM FEHMIUTI biri i Bekim Fehmiut: Historia e sagës që lindi intelektualë e patriot (12.14.2014)
TAKIMI IM ME POETIN ESENIN -BIRINga ROZI THEOHARI—Boston (12.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]