E Enjte, 05.02.2024, 10:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SI TA SHPËTOJMË KOSOVËN NGA PËRBINDËSHAT POLITIKË!
Nga FLORIM ZEQA

E Hënë, 01.05.2015, 09:26am (GMT+1)


Ikja e shqiponjave (të rinjëve) nga trualli atëror duke mallkuar çdo gjë në këtë vend, është një ogurë i zi, ky nuk është mallkim nga Zoti këtë e di, por është "dhuratë" nga korbat e zi (politikajt), të shëndrruar në përbindësha të gjithçkaje në këtë vend.
Politikanët e papërgjegjshëm, Kosovën nga një vendi i shpreses dhe i ardhmërisë e kanë kthyer në një vend ku ënderrat shëndrrohen në iluzione, ku shpresat vdesin akoma palindur, ku vdekja të shoqëron çdo kund dhe në çdo hap të jetës.

Shqiptarët e Kosovës që në të kaluarën e afërt identifikoheshin me heroizmin, trimërinë, krenarinë, atdhedashurinë, solidaritetin, humanizmin, toleranacën ndaj njëri-tjetrit,...nëse deri dje morali njerëzor ishte vlera absolute e shoqërisë sonë, sot maskarallëku dhe poshtrimi njerëzor kanë njollosur imazhin dhe mjegulluar historinë tonë kombëtare.

Edhe pse të gjithë e kemi gojën plot ndryshime, megjithatë nuk po e gjejmë rrugën e ndryshimeve!

Zgjedhjet e fundit parlamentare ishin rasti i fundit për kthimin e shpresave të qytetarëve për ndryshime pozitive përmes votës së lirë,...përderisa lidhja e koalicionit të madhë paszgjedhor PDK-LDK, shënon fundin e iluzioneve!

Koalicioni paszgjedhor erdhi si rezultat i interesave meskine të një grupi të vogël njerëzish pa moral dhe ndjenja njerëzore, dhunoj vullnetin e shumicës për ndryshime...gëlltitën e çka nuk gëlltitën, në fund fashitën edhe shpresat e qytetraëve për jetë në këtë vend.

Hipnotizimi, apo më mirë më thëne, rënja në gjumë e popullatës pas 17 shkurtit 2008-të, ka ndikuar në rritjen e papërgjegjësisë së qeveritarëve; rritjën e shkallës së korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera të shumta negative në Kosovë.
Thellesisht jam i bindur, sikur popullata të ishte treguar më syqelë këtyre viteve të paspavarësisë, në ndëshkimin e së keqës përmes protestave dhe formave tjera deri të padëgjueshmëria qytetare ndaj qeveritarëve, më siguri sot situata do të ishte krejt ndryshe.

Mirëpo në vend të kësaj ndodhi heshtja nga pritja e "mrekullisë nga qielli".
Heshtja ndaj skandaleve serike të qeverisë dhe respekti i tepruar ndaj ndërkombëtarëve na ka prurë në situatë mjeruese.

Varësia e skajshme e politikës kosovare ndaj ndërkombëtarëve dhe heshtja e popullatës garanton stabilitetin politik që kërkojnë "miqt" ndërkombëtarë, përderisa mungesa e zhvillimit ekonomik të vendit ka prodhuar varfërinë e dhe mjerimin social në vend.

Vetëm një popullatë shqiptare e varfër, e heshtur me një klasë politike nënshtruese ua garanton të huajve jetëgjatësinë e tyre në Kosovë!

Andaj më shumë së pushtetarëve aktual, ju intereson ndërkombëtarëve që të mos ketë protesta dhe demonstrata që qojnë në prishjën e "stabilitetit" politik.

Lënja e fatit të vendit në duart e liderëve të korruptuar politik, është më tepër së heqje dorë nga shtetësia dhe sovraniteti politik.

Demonstratat, protestat gjithëpopullore dhe padëgjueshmëria qytetare ndaj pushtetarëve janë instrumente që i shfrytëzon bota demokratike për largimin nga pushteti të klasave politike të dështuara.

Protestat janë forma demokratike të shprehjës së paknaqësisë qytetare ndaj një regjimi apo qeverisje, kur këto të fundit bëjnë shkelje kushtetuese apo abuzojnë më pushtetin, përderisa opozita mbetët kujdestare e përhershme e mbrojtjës së të drejtave dhe lirive qytetare, e mbrojtjës së rendit kushtetues në vend.

Sado e drejtë, paqësore dhe demokratike të jetë një protestë kur numërikisht është e vogë, efekti i saj është minimal. Por kur një shprehje e paknaqësisë dhe demonstrimit bëhet nga një masë e madhe njerëzish, ajo merrë karakterin gjithëpopullor, atëhere reagimi i pushtetarëve është tjetër,...me këtë ndërron edhe qasja e ndërkombëtarëve.
Nëse dëshirojmë ndryshime, duhet t'u bëhemi barrë në qafë pushtetarëve me kërkesa të vazhdueshme për vende të reja pune, ulje taksash, sigurime shëndetësore arsim cilësor,...organizimi i protestave gjithandej vendit për rritje pagash, ulje çmimesh të konsumit të përditshëm, furnizim me energji elektrike dhe ngrohje në këto ditë të acarta të dimrit,...do ta bënin Qeverinë të gjunjëzohej shpejtë para kërkesave popullore.
Sa më parë ta çlirojmë Kosovën nga përbindëshat politik, aq më e afërt do të jetë dita e ndryshimeve pozitive në vendin tonë,...zgjatja e jetës kësaj klase politike do të thotë vdekje e ardhmërisë së shumë gjeneratave në Kosovë.

Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj me një thënje të të madhit Faik Konica e cila i shkonë për shtati aktualitetit politik; Në qoftëse Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të shkruhej: "Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët".
FLORIM ZEQA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ORGANIZATA 'HOPE & PEACE' ME SELI NË NEW YORK MBËSHTET LIGJIN E PARAQITUR NGA DEPUTETËT DODA DHE IDRIZI (01.05.2015)
PSE ISA MUSTAFA NUK BËRI HOMAZHE TEK VARRI I TAHIR ZEMAJT (01.04.2015)
KOLINDA GRABAR KITAROVIC PRESIDENTJA E ARDHME E KROACISË? Ajo është e para grua Asistente e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s (01.04.2015)
VRASËSIT E TAHIR ZEMAJT ME SIGURI ISHIN SHQIPTAR DHE PA DYSHIM ISHIN DORË E HUAJNga HARRY BAJRAKTARI (01.04.2015)
VITI I RI - KATËR FAMILJE KOSOVARE STREHOHEN NË KISHËN E CHÂTEAUROUX (01.04.2015)
PESË PREDIKATARËT MA TË MËDHEJ TË KLERIT KATOLIK SHQIPTAR NË SHEKULLIN XX1945 – 1950 Pushkatohen dhe zhduken 5 kolosët e mendimit Atdhetar, Fetar...Nga FRITZ RADOVANI (01.04.2015)
'COSA NOSTRA'!Është fjala për mafian kosovare të fundshekullit 20-të dhe fillimit të këtij shekulli Nga FLORIM ZEQA (01.03.2015)
HUMANIZËM DHE BAMIRËSINga ADRIANA ASHIKU, New York (01.03.2015)
SHQIPTARËT NËPËR DEKADA - ÇFARË KEMI KALUAR NË VITET 1914, 1924, 1934... DHE 2014Nga AGRON SHALA (01.03.2015)
SI TA DISH, KOLONEL TAHIR ZEMAJ, SE KU KA RËNË LDK-ja DHE KOSOVA?Nga SKËNDER MULLIQI (01.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]