E Enjte, 05.02.2024, 01:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KUJTESA KOMBËTARE PO ZGJOHET - AUTOQEFALIA SHQIPTARE TË NDAHET NGA TRANZICIONI 20 VJEÇAR
Nga RASIM BEBO

E Martë, 01.06.2015, 09:07am (GMT+1)


Kanë kaluar 73 vjet, që nga koha e vendosjes së degÑ‘s të Partisë komuniste Jugosllave në Tiranë nën drejtimin emisarit të Titos Miladin Popoviçit dhe deri sot nuk ka dalë ndonjë artikull nga bordet e presidentave si ky i sotshmi: "Tradita jonë e krishterë dhe sfida e autoqefalisë", nga Ndriçim Kulla. Gazeta "Mapo" 24 12 2014. Shkruan: "Është në dobinë imperative të Shqipërisë që edhe kjo "aventurë" e autoqefalisë si periudhë afatgjatë e historis së saj, të përfundojë me ndarjen njëherë e përgjithmonë nga tranzicioni mbi 20 vjeçar". Mbas dy ditëve të ktij artikulli Janullatosi i tronditur shkruan më 26 12 2014: "Të mahnitshme janë ndërhyrjet e Perëndisë, kapërcimi i së pamundurës". Ndërmjet të tjerave shkruan duke i dhënë kurajo vetes.

Janullatosi shkruan: "Shpesh edhe ne përballemi me kundërvënie të pakapërcyeshme, Le të mos e humbasim mëndjen. Besimi në Krisht fal bindjen se nuk jemi të vetëm në një botë të ashpër". ... Me sigurinë se "të pamundurat për njerëzit janë të mundura për Perëndine". (Lik.18:27). (Gazeta ILLYRIA "˜"Të mahnitëshme jane nderhyrjet e Perendise, ..." 26 dhjetor 2014, f. 24). Pas dy ditve me 28 -12 2014, MAPO boton artikullin pa emÑ‘r e mbiemÑ‘r, nga "kalemxhiu": "Pse e dua dhe I jam mirnjohÑ‘s pafundsisht Kryepeshkopit Janullatos". Këtë artikull do ta shikojmë më poshtë. Unë përmbahem te artikulli I Janullatosit: "Ai thekson faktin se misteri I madh I Lindjes lidhet me mbar krijesën: "Në fillim ishte fjala... dhe fjala ishte perëndi... dhe fjala ubë mish dhe qendroi ndër ne" (Jn. 1:1,14). Ungjillori hedh dritë mbi misterin e MishÑ‘rimit qÑ‘ pÑ‘rbÑ‘n kapÑ‘rcimin e sÑ‘ pamunduÑ‘s nga ana njerÑ‘zore... Por duke qÑ‘n pa pÑ‘sim, pa kurrfar tjetÑ‘rsim mori mish, pa ndryshuar natyÑ‘n e tij hyjnore" (Migne P.G.56:385-386). NÑ‘ personin e Krishtit u bashkua natyra hyjnore dhe ajo njerÑ‘zore". Ai chel udhÑ‘n vende tÑ‘ vÑ‘shtira pÑ‘r tÑ‘ kaluar..." UÑ‘ nuk jam teollog por kÑ‘to mÑ‘ duken lojra fjalsh pÑ‘r tÑ‘ mbuluar poshtÑ‘rsit qÑ‘ bÑ‘jnÑ‘ disa priftÑ‘rinjÑ‘.

Pak histori nga tradita e jonÑ‘ e krishtere e ka zanafillen qÑ‘ prej fillimit tÑ‘ krishtÑ‘Ñ‘rimit. Farlati shkollari Jezuit shkruan: "Shën Pali vet predikoi Ungjillin e Jezu Krishtit në Durrës dhe pagëzoi shumë njerëz në fenë kristjane. `Në vitinë 58 e. j., në Durrës ndodheshin 70 familje të krishtera dhe si kryepeshkop kanë patur Shën Astin, I cili u martinizua për arsye se mbronte traditn e krishtërimit më 7 korrik 98 e. j. Më von për nder të Krishërimit u zgjod nga Nikopoja e Çamërisë Papë Eleutheri në vitet 174 189, (Enciklopedia Britanike Almanuku f. 730).

Kostandini i Madh Ilirian nga Kosova, ka zënë vend në histori si një nga mbretërit më të mëdhenj të njerëzimit. Ky lëshoi një proklamate që I dha fund persekutimit të kristjanëve, që vazhdoi nga viti 50 pas Krishtit deri në vitin 312 e. j., në histori quhet "Martirologjia e hershme", sa që autoritetet, ndërtuan një monument, me fjalët Latine: "Extincto nomene Cristianorum". (Emri I të krishterëve është shuar). Me dekretin e Milanit në vitin 312, vuri themelet e supremacis spirituale të Kishës Katolike në botën perëndimore. Në vitin 325 ai thirri Këshillin e Krishterë të Nikesë, ku morën pjesë 318 peshkopë. Në vazhdim të kësaj tradite të konsolidimit fetar jepet me fakte: Shën Albani nga Iliria, i cili, në shek III-të (286), në hapësirën gjermane kishte përhapur krishtërimin e që kisha gjermane e kishte shpallur të shënjtë, duke ia ngritur dhe tempullin si shënjë nderimi. (Ali Podrimja).

Shën Martini (316-397), ilirjan nga Panonia. Varri I tij dhe bazilikaku prehej u bënë vend brojtje dhe pelegrinazhi, më I nderuari në gjithë Galine dhe më vonë kulti I tij u përhap në të gjithë Francën. Më shumë se 500 komuna mbajnë emrin e tij. (Ramadan Sokoli, gazeta ILLYRIA, 21-3-2008). Kryeqyteti I besimit ortodoksë në Shqipëri kishte qënë Ohri. Juridiksioni I tij kishtar shtrihej mbi metropolitet e Kosturit, Manastirit, Përlepit, Vodenës, Korçës, Beratit, Kaninës etj. Kryepeshkopi I Ohrit ishte një nga dy prelatet në të gjithe lindjen. Në vitin 1711 shërbenin nën patrikun e Kostandinopojës. Ndërsa ishin Kryepeshkopët e Durrësit, Janinës, Kolonjës dhe Korçës, hiearkia ortodokse në Shqiperi I gëzoi të drejtat kishtare e civile. (E. J. "Shqiptarët", f. 232).

Fan Noli shkruan: "Për ndikimin e fesë katolike në Shqipëri pas ardhjes së kryqtarëve, dominantëve, venecianëve e napolitanëve, kundër veprim ndaj bizantëve dhe sërbëve, shek XV-të, kishte rreth 18 peshkopata të ritit latin. Kjo luajti një rol të madh për kombin shqiptare, si komb i shpërdarë që u bashkua dhe u lidh me botën e krishtere evropiane. Në këtë kohë përqafohet katolicizmi nga Zenebishët e Gjirokastrës, Mazrekët e Çamërisë me Shpatajt e Nartës. ("Historia e Skënderbeut" bot. 1949, f. 6-22). Malsorët të cilët ishin aq të suksesshëm në ruajtjen e besimit katolik, ruajtën organizimin e tyre fisnore dhe vetë qeverisjen sipas kanunit të pashkruar të Lek Dukagjinit.

Mbi themelet e kishave të vjetra kur më 1856 erdhi si guvernator në Shkodër më liberal Abdi Pasha lejoi ndërtimin e kishave në Shkoder, Tirane, e Durres, kjo pasqyron se tradita vazhdon kundra furisë së lëvizjeve helenizuese te murgut Kozma dhe per kete u ekzekutua nga Pashai I Beratit.

Vendoset bariera kundra grekut. Kisha greke refuzoi varimin e të riut shqiptar. Kështu më 8 mars 1908, Theofan Noli u dorëzua prift. Po atë dite, këndoi meshën e parë në gjuhën shqipe. Faik Konica thotë: "... ka qënë pikë kthimi historik I Rilindjes Kombëtare. Ne nuk duhet ta harrojmë dhe nuk duhet të lëmë të tjerët ta harrojnë".

KOASH u shpall Autoqefale fillimisht nga Kongresi I Beratit, më 10 9- 1922, në shkurt 1929 u formua Sinoidi i shënjte i përbërë nga Visarion Xhuvani Kryepeshkop i Shqipërisë dhe mbikqyrës i mitropolisë së Korçës, mitropolit Beratit, mitrpolit Drinopolit. Më 29 qershor 1929, në kongresin e dytë kleriko-laik që u mbajtë në Korçë, u votua "Statuti i KOASH". Më 17 prill 1937 nuk e njohu Patriakana e Stambollit, e njohu mbreti i Shqipëris Ahmet Zogu, më vonë iu dha Tomos-i Patriarkal dhe Sinoidal. Visarion Xhuvani, arriti të vijoi traditën tonë autonome nga viti 1919 deri në maj 1936, prej këndej erdhi Hirësia e tij Kristofor Kisi.

Kryepeshkopi i parë i autoqefalisë të KOASH. Visarion Xhuvani,u burgos dhe u torturua mizorisht nga regjimi komunist. Vdiq I izoluar në manastirin e Shën Gjonit. Kryepeshkop Kisi, bëri një punë të madhe për pastrimin e aparatit kishtar nga elementët antikombëtar (greke). Në vitin 1947, në darkën e Pashkës së Madhe, në katedralen e Tiranës u kurdis një provokacion, një grup sigurimsash u futën në Kishë, filluan të thërasin, e të tallen dhe të gacmonin besimtarët. Atëhere një nga epitropët u tërhoqi vëmëndjen ... se aty ishte tempulli dhe duhej repektuar... por menjëherë e arestuan. Të nesërmen Kryepeshkop Kisi shkoi të protestonte te Ministry i Brëndshëm , Koçi Xoxe, i cili nuk e pranoi. Fundi tragjik I Kisit ndodhi kur nga SHBA-ja erdhi më 1964 një prift amerikano-shqiptar që të kurrorëzohej peshkop në Shqipëri. Peshkopi I ri parashtroj një lutje të Fan Nolit, që ti jepej leje e të largohej për në Amerikë kryepeshkop Kisi. Fuksionarët shtetëror iu përgjigjën, se për këtë duhej pyetur vetë Kisi. Të nesërmen në mëngjes kur shkuan ta pyesnin e gjetën të vdekur në mes të laboratorit të tij. E vranë? Enver Hoxha, kur vret dy autoqefale, dy kombëtarë që vazhduan traditën tonë autoqefale me vendosmëri, kjo është tradhëtia e Enverit që vazhon për 70 vjet nga tradhëtarët që ka lënë pas.

Një kalemxhi i Janullatosit, pa emër dhe mbiemër, se e ndien frikën e trdhëtisë, shkruan: "Pse e dua dhe jam mirënjohës pafundësisht I Kryepeshkopit Janullatos?". Mëso Kalemxhi, Vendosja e Janullatosit në krye të KOASH-it është padyshim më fatalja e veprave antikombetare te kryera ne këto 100 vjet jetë të shtetit tonë nga politikanët shqiptarë. Ju kalemxhi e quani Janullatosin ambasador i Shqipërisë në botë. Jo Kalemxhi, Janullatosi Me qënien e tij në krye të KOASHI-it, si klerik grek, ai ka vepruar qëllimisht për të indetifikuar si grek qoftë I kishës ortodokse shqiptare qoftë i besimtarëvet ortodokës shqiptarë.

"Në Greqi, në Europë apo në Amerikë, Janulltosi prezantohet si kreu grek i kishës ortodokse "greke" dhe I besimtarëve ortodokës "grekë" të Shqipërisë". ( P.Xhufi, ILLYRIA, 18-10-2010,f. 31).

"Janullatosi, si një përfaqësues i lartë i shtetit grek Brenda shtetit shqiptar I ka vënë kryqin përfundimisht trashëgimisë kombëtare të ortodoksisë së shquar Fanoliane". (E. Y.).

Ankohet kalemxhiu, "Se ata që shkruajnë janë joortodoksë. Po çfarë duan këta joortodokës me ne ortodoksit"? E keni gabim Kalemxhi, se për kundra juve ka shqiptar Ortodokes si zoti Petro Luarasi , Elida Jorgoni etj. Ne shqiptarët kryefe kemi Fenë Shqiptare, fetë, myslimae,ortodokse dhe katolike janë simotra nën Fenë Shqiptare.
Janillatosi nuk është vetëm kryepeshkop, por edhe drejtor ndërtimi në një shtet brenda shtetit. Që bën gjithë këto ndërtime . Pyesim, ku I gjën këtë shumë paresh apo mafia që drejton në Shqipëri një banker vritet tjetri burgoset dhe paret shkojnë te guvernatori Janullatos.

Janullatosi justifikohet: "Shpesh edhe ne përballemi me kundërvënie të pakapërcyeshme, Le të mos e humbasim mëndjen. Besimi në Krisht fal bindjen se nuk jemi të vetëm në një botë të ashpër". ... "të pamundurart për njerëzit janë të mundura për Perëndine".

Kalemxhiu na tregon, punën madhështore të Janullatosit që bën vetëm në stilin gekë: Ngriti Kishën gjigande, organizoi 400 famulli, themeloi Akademinë Teollogjike "Ngjallja e Krishtit" në Durrës (1992), ngriti dy lice kishtare, shkollë të muzikës byzantine, me konvikte, dorëzoi 168 klerike dhe 4 peshkopë nënshtetas shqiptare. Themeloi 50 qendra rinore, ndërtoi 150 kisha të reja, restauroi 70 kisha-manastire, rikonstruktoi më tepër se 160 kisha egzistuese, si dhe 70 godina për qendra kishtare si: selia e Kryepeshkopatës dhe e mitropolive, shkolla, qendra mjekësore, shtëpi pritje. Vepra totale arrin në 450 ndërtesa, një gazetë te përmuajshme dhe tri revista, një stacion radiofonik. Themeloi qëndren mjekësore Diagnostike me 24 specialitete dhe 3 qendra mjekësore, Universitetin "Logos" në Tiranë, dy Institute të Formimit Profesional, tre shkolla fillore, një gjymnaz, një konvikt shkolle për vajza dhe 17 kopshte fëmijësh në qytete të ndryshme. Ai përkujdeset për ndertimin e rrugëve, ujësjellësve, urave, riparimin e shkollave publike etj etj. Kalemxhiu thotë: Të gjitha këto arritje I mbeten Shqipërisë dhe shqiptarëve ... ortodoksit shqiptare jane mirënjohës pafundësisht. Pa emër, ("Pse e dua...Janullatosin, MAPO 28-12-2014)".

Janullatosi merret me çdukjen e tradites kishtare shqiptare: Udhëtarë ndalojne dhe hedhin leke pranë Kishës se Shën Ilias, në afërsi të fshatit Lin (pranë Pogradecit). Kisha është më e vjetra në rajon. Por çfarë po ndodh me këtë kishë? Sa po futesh në oborrin e saj ndesh me ca mbishkrime greqisht, shkronja të stamposura në beton, që kalojnë mbi 20 centimetra çdo shkronjë. Pyesim një banor të Linit. Ai ngre supet dhe nën zë tregon, duke I premtuar anonimatin, se: "kanë ardhur para disa kohësh nje grekë që ndërton kisha, së bashku me disa djem nga fshati Gështënjas rrethi Pogradecit, pasi shtruan këtë plate në oborr të kishës me beton, me nga një daltë të mprehur ata shkruan një tekst që ua dha pronari me shkronja greke. Pak kohë më vonë në një buzëmbrëmje kishës ia ndruan të gjitha ikonostaset e saj me mbishkrime shqipe dhe u vendosën inkonostase që erdhën nga Greqia, me mbishkrime të dukshme greke. (T. Blushi gazeta ILLYRIA "Shkolla greke "mbyll" shkollën e vjetër të Boboshticës" 4-6-2007).

Ky është Janullatosi që çdo ndërtim që bën i jep stilin grek për shkatërimn e traditës shqiptare në një deshqiptarizim dhe ta quaj më vonë ShqipÑ‘rinë Greqi. Janullatos, kënaqet kur shikon ne TV radhën e madhe të shqiptarëve në Kakavie, që presin se greku hap vetëm 2 sprtele dhe shqiptarët hapin 5 sportele, duke pritur me orë e ditë të tëra me gra dhe fëmijë në pikë të vapës për gjatë festave. Janullatosi vrapoj të dalë I pari në media për të lajmëruar "përplasjet etnik" pas rastit të fatkeqit Guma. Por nuk tha asnjë fjalë keqardhje, kur tri gra me mbiemrin Guma, gjithashtu, por të besimit mysliman, u hodhën në greminë nga një shofer grek me sjellje kriminale. Pse nuk ndërhyri te qeveria greke kur shpalli se Çamëria nuk egziston, Pse nuk flet kur sportelistët grekë I kthejnë çamët mbapa. Pse nuk ke mbajtur asnjë meshë për masakrat që bëri Zerva Çamëve. Pse nuk ke folur asnjëherë për qindra shqiptarë që janë vrarë në Greqi bile duke u marë jetën me masakër të ngulur shkop druri në anus. Pse ke shprehur se do të luftosh Rilindjen Shqiptare. Pse ke bërë kisha me emrin Shën Kozma në Shqipëri kur ai ka qene armiku I Shqipërisë dhe për këtë është vrarë. Pse kur ke nxjerë 168 prifterinj dhe 4 peshkopë dhe asnje nuk pranove te ju zevendesoje qe jane shqiptare dhe flasin shqipen e bukur mijera vjet me e vjeter se greqishtja juaj. Ju Janullatos punoni për helenizmin shumë herë më teper se murgut Kozma, e keni të vështirë ne mos paçi fati etij, keni per te lene shollet nga vrapi largimit nga ky "tranzicion" 20 vjeçar.

Me 5 prill 1941 armata gjermane pushtoi Selenikun, qeveria e Athinës I kërkoi kapitullimin me një kusht, ti njihej Greqisë kufiri aktual. Hitleri pasi pyeti se cili ishte kufiri aktual, mësoi se ky kufi kalon nga Pogradeci në Karaburun. Hitleri nuk e kujtoi kufirin e 1828, por tha për momentin të kalojë në kufirin e 1913. Kështu të 15 divizionet greke që ndodheshin në Shqipëri u kthyen me vrap për 14 ditë duke lënë armatimin në pikat e kufirit dy gjermanëve. Greku si I pabesë shkeli aktin e kapitullimin, pse priti në Kretë parashutistat gjermanë me luftë të shtyrë nga loja angleze. Kur mori vesh Hitleri këtë pabesi urdhëroi shtetëzimin e plotë të flotës dhe gjithë magazinat e ushqimit, atëhere në Greqi pati me mijëra dvdekje nga urija. Kur I thanë hitlerit se historia do na denojë për gjith ato vdekje, ai u përgjigj "Hitorinë do ta bëj vetë". Janullatosit duhet ti kujtohet.
Shkoqur: Turqia, e cila qysh nga koha e themelimit të shtetit shqiptar më 1912, ka afruar gjithmonë gjeste e qëndrime miqsore ndaj tij.

Zonja Ollbrajt sekretare e SHBA-se, jo rastësisht i tha z. Pangallos: "Nëse ju do ti bini Shqipërisë, ne nuk mund ta ndalojmë Turqinë t'ju bjerë juve". Kështu u ndalua vrapi I "mikut të shtrenjtë", Th. Pangallos, "për të çliruar 600.000 grekë". Ndërsa. ( Pakica greke në Shqipëri përbën 2% sipas regjistrimit të pranuar nga departamenti Amerikan. (E. J., f. 233). Tani është 0.87%.). Grekë të Shqipërisë së Jugut, që konsiderohen prej tij "Zonë e pa përcaktuar".

Më datën 17 mars1997, Kryeministrja Çiler deklaron para gazetareve në Ankara: "Turqia nuk mund të qëndrojë spektatore ndaj përpjekjeve për të përçarë Shipërinë".
Gazeta turke "Hyrrjet", 18 mars1997. Ndërsa administrate shtetërore turke filloi aktivizimin e saj optimal dhe nxori në shesh planin grek për coptimin e Shqipërisë. Greku me renegatin Kiço Mustaqi me 400 andartë u kthye mbrapa me bisht ndër shalë.
Kjo "aventurë" e autoqefalisë, duhet të përfundojë me ndarjen njëherë e përgjithmonë nga epoka e "˜tranzicionit mbi 20 vjeçar. Visarion Xhuvani thotë: "Kisha nuk është një vend vetëm për t'iu lutur Zotit, por është një vend ku ungjilli me gjuhën e vet tregon se si duhet të punojmë për kombin".

Addison IL. USA. Dhjetor 2014.

RASIIM BEBO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RISHKRIMI I HISTORISËDisa përjetime dhe mendime për të ashtuquajturën luftë antifashiste nacional-çlirimtareNga NIKO KIRKA, New York (01.05.2015)
Në kujtim të kolonel Tahir ZemajtPËR NJERËZIT E MËDHENJ KA VETËM DITËLINDJE, SEPSE VEPRAT E TYRE I BËJNË TË PAVDEKSHËMNga SAIM TAHIRAJ (01.05.2015)
FOTOGALERI DIMËRORE PËR POGRADECIN (01.05.2015)
SI TA SHPËTOJMË KOSOVËN NGA PËRBINDËSHAT POLITIKË!Nga FLORIM ZEQA (01.05.2015)
ORGANIZATA 'HOPE & PEACE' ME SELI NË NEW YORK MBËSHTET LIGJIN E PARAQITUR NGA DEPUTETËT DODA DHE IDRIZI (01.05.2015)
PSE ISA MUSTAFA NUK BËRI HOMAZHE TEK VARRI I TAHIR ZEMAJT (01.04.2015)
KOLINDA GRABAR KITAROVIC PRESIDENTJA E ARDHME E KROACISË? Ajo është e para grua Asistente e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s (01.04.2015)
VRASËSIT E TAHIR ZEMAJT ME SIGURI ISHIN SHQIPTAR DHE PA DYSHIM ISHIN DORË E HUAJNga HARRY BAJRAKTARI (01.04.2015)
VITI I RI - KATËR FAMILJE KOSOVARE STREHOHEN NË KISHËN E CHÂTEAUROUX (01.04.2015)
PESË PREDIKATARËT MA TË MËDHEJ TË KLERIT KATOLIK SHQIPTAR NË SHEKULLIN XX1945 – 1950 Pushkatohen dhe zhduken 5 kolosët e mendimit Atdhetar, Fetar...Nga FRITZ RADOVANI (01.04.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]