E Premte, 04.26.2024, 01:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SUKSESET E MUNDSHME TË QEVERISË DO T'I PËRSHKRUHEN THAÇIT, KURSE MUSTAFËS DËSHTIMET
Analizë nga SKËNDER MULLIQI

E Mërkurë, 01.07.2015, 08:04am (GMT+1)


Z. Kryeminister i Kosovës, Isa Mustafa, nese Qeveria që sa po e keni formuar ka vetëm 4 ministri më pak së Kina dy miliardeshe siç e permendi dikush ne nje shkrim, ishte dashur për ata të cilët të kanë mbetur jashtë, të formojsh diçka, se kanë mbetur pa e marrë ndonjë pagë më shumë. Kryeminister qmisto diçka për këta liderë, ose per kundërshtarët nga radhët e LDK së të cilët ishin të paknaqur më koalicionin qe e formove . Hashimi, është ai që do të dirigjon dhe do te pyetet për gjithçka , kur të mundi në zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale te 8 qershorit pa u munduar shumë. Nuk e pate guximin ti fitosh zgjedhjet edhe pse ekzistonte disponimi që LDK-ja pas 7 vitesh te jete partia e parë. Pas gjithë këtyre manovrimeve , e fitove postin e kryeministrit , por krejt në një formë tjetër. Dhe, kjo puna e kryeministrit që u bane , pakë gjë do të thotë . Pse bie pyetja? Sepse PDK-ja si fituese e zgjedhjeve për gjithqka do të pyetet e para, ndërsa LDK-ja pyetet e dyta. Dhe, dihet së cili vendim që merret nxanë vend, ai vendim që e merr partia fituese .Ti z. Kryeminister zor e ke me i shpëtuar dështimit .Veq nga PDK-ja po rrjedhin zera së Thaqi duhet te bëhet president me 2016, ose shkohet ne zgjedhje te jashtëzakonshme.Ose nuk prishte koalicioni hiq, veq PDK-e i deshiron dyja postet edhe të presidentit edhe ate të kryeministrit të vendit.Mos u hatro z. kryeminister , Isa Mustafa , së Hashimi është ai që i merre vendimet më të rëndësishme për vendin .Ty sigurisht do të mbësin veq llafet. Pasha Zotën si partia e dytë e ti të pyetesh për hesapet e Kosovës para Hashim Thaqit që është zëvendëskryeminister dhe Minister i Punëve të Jashtme do të jetë pak sa e vështirë, apo jo kryeminister. Por, ma merr mendja së nuk merzitesh ti për atë punë fortë . Postin e ke pranuar përpos interesave të disave juve aty, edhe për ta ruajtur rejtingun politik të rënë përtoke pas gjithë asaj së qka ndodhi në skenen tonë politike kohën e fundit. Pastaj , u kujdese për ti rehatuar edhe do jarana e miqë të tu nëper ministri . Z.kryeminister, je futur midis dy zjarreve .Midis opozitës e cila është shumë e revoltuar në ty jo pa arsye, dhe do ta kesh gjithmon Thaqin aty . Do ti paguash të gjitha faturat bashkë . Si njeriu i parë i Qeverisë zor së do ta dërgosh mandatin deri në fund. Thaqi zor se mund ta duron edhe formalitetin që të jesh kryeminister për katër vite.

Kosova sikurse deri me tash do të përballet veq me lojëra politike të ndryshme në mënyrë që koha të kalon diqysh, së punë të hajrit për mirëqenje dhe zhvillim të gjithmbarshem vështirë do të kemi. Gjatë gjithë fushatës e humbe kohën duke thënë "Duhet ta hekim këtë qeveri te keqe të Hashim Thaqit".Fushata jote paraprakisht është ditur së do të dështon .Vet me vete sigurisht thua po more qashtu është, por duhet njeriu të folë diqka para opinionit të gjerë publik. Le tash spo hym në detale , sepse u bane më Hashimin pas gjithë atyre akuzave .Sigurisht arsyetohesh edhe 100 herë së faktori ndërkombëtar të ka ba presion, e shumë marifete të tjera që nuk i han hiq pazari. A e din pse nuk i hanë pazari z. kryeminister ? Sepse tash të gjithë po marrin ngapak vesh në politikë.

Kjo qeveri do te krijon parreshtur afera të ndryshme, do të ngritë tensione politike, debate dhe polemika tylifare , per tu qitë hi syve popullit . Duke vepruar kështu sigurisht së u kalon me lehtë edhe mandati. Në fund do të lavdëroheni se keni bë gjoja punë të mëdha. E sa për dështime edhe nese merrni kritika , ato kritika do tu hyn në njërin vesh e do tu dalin për tjetrin.Sa për media të cilat në vendet me demokraci të avansuar i ndrrojnë pushtetet ju as qe e keni dert atë punë së kush qka shkruan dhe thotë. Prandaj, z. kryeminister i Kosovës, Isa Mustafa nese ti e qon disi mandatin deri në fund është e arritura jote më e madhe.Edhe diqka për fund të këtij shkrimi. Sfida e bisedimeve me Serbinë do te jete barrë shumë e rëndë për ty z. kryeminister, kur dihet se Asociacioni i Komunave Serbe do te marrin ingerenca vendimarrese sipas të gjitha gjasave.Pastaj formimi i Gjykatës Speciale është një sfidë tjeter . Sukseset eventuale të Qeverisë pa asnjë dyshim do të na gëzonin të gjithëve, por ato në rast se ndodhin, Thaçi do ti përshkruaj si suksese te veta , kurse Ty z. kryeminiter Mustafa do të përshkruhen dështimet...

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TIRANA - 'QYTETI MODERN' APO 'QYTETI I BRAKTISUR'?Nga PËRPARIM KABO (01.06.2015)
KUJTESA KOMBËTARE PO ZGJOHET - AUTOQEFALIA SHQIPTARE TË NDAHET NGA TRANZICIONI 20 VJEÇARNga RASIM BEBO (01.06.2015)
RISHKRIMI I HISTORISËDisa përjetime dhe mendime për të ashtuquajturën luftë antifashiste nacional-çlirimtareNga NIKO KIRKA, New York (01.05.2015)
Në kujtim të kolonel Tahir ZemajtPËR NJERËZIT E MËDHENJ KA VETËM DITËLINDJE, SEPSE VEPRAT E TYRE I BËJNË TË PAVDEKSHËMNga SAIM TAHIRAJ (01.05.2015)
FOTOGALERI DIMËRORE PËR POGRADECIN (01.05.2015)
SI TA SHPËTOJMË KOSOVËN NGA PËRBINDËSHAT POLITIKË!Nga FLORIM ZEQA (01.05.2015)
ORGANIZATA 'HOPE & PEACE' ME SELI NË NEW YORK MBËSHTET LIGJIN E PARAQITUR NGA DEPUTETËT DODA DHE IDRIZI (01.05.2015)
PSE ISA MUSTAFA NUK BËRI HOMAZHE TEK VARRI I TAHIR ZEMAJT (01.04.2015)
KOLINDA GRABAR KITAROVIC PRESIDENTJA E ARDHME E KROACISË? Ajo është e para grua Asistente e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s (01.04.2015)
VRASËSIT E TAHIR ZEMAJT ME SIGURI ISHIN SHQIPTAR DHE PA DYSHIM ISHIN DORË E HUAJNga HARRY BAJRAKTARI (01.04.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]